10 Këshilla për t`u bërë një muslimane produktive

1351

Nga Albana Fisniku

Ibn Kajjim el-Xheuzije ka thënë: “Gratë janë gjysma e shoqërisë të cilat sjellin në jetë gjysmën tjetër, pra konsiderohet sikur ato janë e gjithë shoqëria.”

Nëse gratë përbëjnë gati të gjithë shoqërinë, a nuk duhet të përpiqemi të jemi produktive në këtë jetë për jetën tjetër? Megjithatë ne e dimë se nuk është e lehtë të jesh një muslimane sot! Në fakt, të jesh një motër, nënë, bashkëshorte, e aftë në profesion edhe më shumë, do të thotë që një muslimane në ditën e sotme mund ta gjejë veten duke luftuar për të qenë produktive, duke u përpjekur të manovrojë me të gjitha mënyrat për të realizuar  listën e gjatë të gjërave që i duhet të bëjë..

Pra, kush është një muslimane produktive? Një muslimane produktive është ajo grua që di t’i përdorë të gjitha burimet rreth saj në mënyrë që ta jetojë jetën sa më përsosmërisht.

Në këtë artikull do të eksplorojmë 10 këshilla të arta për t’u bërë një muslimane produktive dhe do të paraqesim disa hapa praktikë që mund të ndiqen për të jetuar një jetë sa më të këndshme.

  1. Të keni qëllime të sinqerta

Kjo duhet të jetë motoja e jetës së një muslimaneje produktive. Duke filluar me qëllim të sinqertë çdo veprim që ndërmarrim, ne do të jemi në gjendje për të fituar shpërblime dhe bekime në veprimet tona.

  1. Bëhuni proaktive

Një nga mësimet më të mira që kam mësuar në jetë është që për të qenë produktive, ne duhet të jemi proaktive. Kjo nuk do të thotë që të jesh produktive duhet të merresh me punë; në fakt, njerëzit që merren me punë mund të jenë joproduktiv. Për këtë, ju duhet ta përqëndroni energjinë tuaj në fusha të cilat do të sjellin dobi për qëllimet tuaja. Për shembull, një nga mënyrat për të qenë proaktive është ndjekjae kurseve të zhvillimit personal e shpirtëror, dhe pastaj ta ndash atë me të tjerët përmes shkrimit të artikujve apo bisedave. Të qenit proaktive është një nga tiparet e suksesshme të një mslimaneje.

  1. Kërkoni njohuri

Shpesh thuhet se: “ Në qoftë edukon  një njeri  ke edukuar një individ, por në qoftë se edukon një grua ke edukuar një komb”.

Për t’u bërë një muslimane produktive, merr njohuri nga kurset online të cilat zhvillohen nëpërmjet organizatave të ndryshme islamike, si dhe ndiq seminare dhe kurse në nivel lokal që do të ndihmojnë për të zhvilluar njohuritë tuaja. Në epokën moderne qasja në libra, në biblioteka dhe librari, të thotë që ju mund të lexoni rreth çdo subjekti që juve ju duhet për të zhvilluar njohuritë tuaja mbi të dhe pastaj t`ia përcillni ato njohuri edhe fëmijëve tuaj, familjes, komunitetit e më gjerë.

  1. Planifikoni kohën tuaj në mënyrë efektive

Një nga sekretet e të qenurit produktiv është manaxhimi i kohës! Nga gjërat e para që një muslimane produktive duhet të bëjë, është të planifikojë kohën e saj në mënyrë efektive. Kjo përfshin planifikimin e kohës për të studiuar, punuar, për t`u lutur dhe për të kaluar kohë me familjen. Zgjidhni me mençuri si ta kaloni kohën tuaj. Një nga thëniet e thella mbi përfitimet e mirë përdorimit të kohës është nga njëri prej dijetarëve të mëdhenj, Ibn Kajjim el-Xheuzie që ka thënë: “Nëse Allahu dëshiron mirësi për robin e Tij Ai e ndihmon atë me kohë dhe e bën kohën e tij një ndihmë të përshtatshme për të.”

  1. Bëhuni vetë-reflektuese

Si një muslimane proaktive, ndonjëherë mund të jetë e vështirë ta vlerësoni kohën se sa efektivisht jeni duke e përdorur atë dhe sa të afta jeni për të përmbushur të gjitha rolet tuaja. Për këtë gjë rekomandohet marrja e një pushimi për të reflektuar. Ndoshta në fund të çdo dite ju mund të shkruani çfarë shkoi mirë në ditën tuaj dhe gjithashtu të jeni kritike se si mund ta përdorni kohën tuaj më mirë për të nesërmen . Vetëm kështu mund të zhvillohemi dhe të bëhemi më produktive.ProductiveMuslim-Dhikr-for-the-Mum-on-the-Run-600

  1. Cilësi mbi sasinë

Është një hadith në të cilin thuhet se ne si muslimanë duhet të përpiqemi që çdo detyrë apo projekt që fillojmë ta bëjmë atë sa më mirë. Profeti (a.s.) ka thënë: “Allahu ju do kur bëni ndonjë gjë, prandaj ju bëjeni atë me përsosmëri.” (Muslimi) Si një muslimane që merr pjesë në çdo aktivitet, gjithmonë kujtoja vetes që duhet të ketë më shumë cilësi se sa sasi. Është më mirë të shkëlqeshë në një fushë, se sa të bësh shumë gjëra kot. Një muslimane produktive gjithmonë përpiqet që të shkëlqejë në atë që bën.

  1. Jep më të mirën tënde!

Disa nga tregimet më frymëzues të grave të Profetit (a.s.) dhe shumë muslimane të tjera produktive tregojnë se ata kanë punuar shumë për të qenë më të mira në rolet e tyre, të tilla si Hatixheja (r.a.), e cila ishte një grua e suksesshme në biznes. Si një grua apo një nënë, ju mund të bëheni mbështetje për burrin dhe fëmijët tuaj. Të bësh më të mirën në çdo detyrë kërkon përqëndrim dhe energji.

  1. Bëhu e shkathët

Duke jetuar në epokën e informacionit dhe teknologjisë, ne jemi një brez i pajisur me shumë mjete të dobishme teknologjike, libra, rrjete dhe njohuri të cilat mund t`i përdorim për të qenë më produktive dhe më të organizuara në jetën tonë. Mund t`i përdorim mjetet online për të menaxhuar më mirë kohën tonë, për të zhvilluar njohuritë tona dhe për të mësuar kurse të cila do të na bëjnë më të shkathët dhe më produktive.

  1. Përpiquni që të përfitojnë edhe të tjerët993948_529270787120306_1110315327_n

Shumë muslimane, nga historia e deri në ditët e sotme, kanë arritur gjëra të mëdha për shkak të kuptuarit të këtij hadithi të bukur ku Profeti (s.a.) ka thënë: “Më të mirët prej jush janë ata nga të cilët përfitojnë edhe të tjerët”. (Buhariu) Gjithmonë pyeteni veten: “a do të përfitojnë edhe të tjerët nga veprimet e mia?” Kjo do t`ju ndihmojë për të vendosur  se çfarë veprimi ia vlen për ju të bëhët dhe do ju ndihmojë të ndërmerrni iniciativa si nënë, bashkëshorte, profesionale apo studente për të sjellë benefite për ata që janë rreth jush nga të cilat do të përfitoni edhe vetë.

  1. Mbështetjuni Allahut

Së fundi, muslimania produktive, me gjithë shqetësimin dhe përpjekjet të saj, duhet të jetë gjithmonë e ndërgjegjshme se suksesi në arritjen e qëllimeve të saj do të vijë vetëm prej Allahut, i cili thotë në Kuran: “…në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!” (Maide 23) Ky fokusim në produktivitetin shpirtëror është përbërësi sekret për të qenë e suksesshme. Si një myslimane, ju duhet të punoni shumë, të jepni kontributin tuaj për shoqërinë dhe të planifikni kohën tuaj në mënyrë sa më efektive rreth namazit, atëherë vendosni besimin tuaj në Allah duke bërë gjithmonë lutje që Ai t`ju ndihmojë të arrini suksesin përfundimtar në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

 Rev. Familja, mars 2015