10 tiparet dalluese të sistemit arsimor japonez që i i ka zili gjithë bota

808

SJELLJET PARA DIJES

Në shkollat japoneze, nxënësit nuk bëjnë asnjë provim apo detyra deri sa të arrijnë në klasën e katërt në moshën 10 vjeçare.

Ata bëjnë vetëm teste të vogla dhe të thjeshta. Besohet se kjo ndodh për qëllim që vitet e para nxënësit duhet të krijojnë sjellje të mira për të zhvilluar karakterin e tyre, e jo të gjykohen për njohuritë e tyre. Deri atëherë ata mësojnë si të respektojnë njerëzit dhe të jenë të butë me kafshët dhe natyrën.

Ata gjithashtu mësojnë si të jenë zemërgjerë, të mëshirshëm dhe të ndjeshëm.

VITI AKADEMIK FILLON MË 1 PRILL

Ndërsa shumica e shkollave dhe universiteteve fillojnë vitin shkollor në shtator ose tetor, në Japoni ata fillojnë në prill, që shënon fillimin e kalendarit akademik dhe të biznesit.

Ditën e parë të shkollës e nisin me fenomenet e bukura të natyrës, kohën kur çelin qershitë.

SHKOLLAT NUK PUNËSOJNË PASTRUES DHE ROJTARË.
Në shkollat japoneze, nxënësit duhet të pastrojnë vetë klasën, bufenë madje edhe WC.

Në kohën kur duhet të pastrojnë, nxënësit ndajnë vetë detyrat e veta dhe fillojnë pastrimin në çdo cep të shkollës. Kështu ata mësojnë si të punojnë në ekip dhe si të ndihmojnë njëri tjetrin.

Përveç kësaj, ata kështu mësojnë edhe si të respektojnë punën e tyre dhe të tjerëve.

NË SHKOLLAT JAPONEZE, DREKA SIGUROHET ME NJË MENY TË STANDARNIZUAR DHE DUHET NGRËNË NË KLASË.
Nxënësit japonez duhet të hanë ushqime të shëndetshme dhe të balacuar.

Ata hanë ushqim të gatuar nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, dhe hanë në klasë së bashku me mësuesin e tyre.

Kjo, atyre iu ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mësues-nxënës.

PËRVEÇ LËNDËVE TRADICIONALE, NXËNËSIT JAPONEZ MËSOJNË EDHE KALIGRAFI

Kaligrafia japoneze ose Shodo, përfshin zhytjen e një furqe bambu në ngjyrë duke shkruar kështu hieroglifet në letër orizi.

Për japonezët, Shodo është një art i popullarizuar si piktura tradicionale.

Kështu nxënësit mësojnë të respektojnë kulturën dhe traditën e tyre shekullore.

TË GJITHË NXËNËSIT DUHET TË VESHIN NJË UNIFORMË SHKOLLORE

Të gjitha shkollat e ulëta dhe të larta duhet të veshin njësoj uniformën.

Uniforma tradicionale në shkolla përbëhet nga një stil ushtarak për djemtë dhe vazjat.

Politika e uniformës ka për qëllim të heqë pengesat sociale në mesin e studentëve dhe të kenë një humor. Perveç kësaj iu ndihmon atyre të kenë një ndjenjë të komunitetit mes meshkujve dhe vajzave.

SHKALLA E NDJEKJES SË SHKOLLËS NË JAPONI ËSHTË 99,99%

Ndoshta të gjithë prej nesh kanë një ndjenjë përtacie për të shkuar në shkollë. Megjithatë, nxënësit në Japoni as nuk arrijnë vonë për në shkollë.

Për më tepër rreth 91% e nxënësve në Japoni kanë raportuar se kurrë nuk injorohen leksionet nëpër klasa.

Sa vende tjera mund të mburren për këto statistika?

NJË TEST I VETËM VENDOS PËR TË ARDHMEN E NXËNËSVE JAPONEZ

Në fund të shkollës së mesme, nxënësit japonez hyjnë në një provim shumë të rëndësishëm që vendos për të ardhmen e tyre.

Një nxënës zgjedh kolegjin ku dëshiron të shkoj dhe ai kolegj ka një kërkesë për rezultatin e tij.

Nëse nxënësi nuk e arrin atë rezultat ai nuk ka asnjë mundësi të hyjë në atë kolegj. Konkurrenca është shumë e lartë, vetëm 76% e të diplomuarve në shkolla të mesme vazhdojnë arsimin më tutje.