11 shenja që tregojnë se ju mungon inteligjenca emocionale

201

1.Stresoheni nga gjëra të vogla

2. Mungesa e asertivitetit

3. Keni një fjalor emocional të kufizuar.

4. Hamendësoni shpejt dhe i mbroni hamendësimet fort

5. Mbani inat

6. Nuk distancoheni nga gabimet…

7. Shpesh ndiheni të keqkuptuar

8. Nuk njihni nxitësit/ngacmuesit tuaj

9. Nuk i shprehni emocionet

10. Fajësoni të tjerët për mënyrën si ata ju bëjnë të ndiheni

11. Ofendoheni lehtë
Inteligjenca emocionale është arsyeja pse njerëzit me zgjuarsi mesatare performojnë më mirë se njerëzit me zgjuarsi të lartë në më shumë se 70 % të rasteve duke hedhur poshtë mitin se zgjuarsia është burimi i vetëm i suksesit.
Studimet shumëvjeçare e veçojnë inteligjencën emocionale si faktor kritik që dallon performuesit më të mirë nga pjesa tjetër. Rreth 90 % e individëve më të suksesshëm kanë inteligjencë të lartë emocionale.
“Pa dyshim që inteligjenca emocionale është më e rrallë se zgjuarsia që të japin librat, por nga eksperienca ime them se ajo është më e rëndësishme në krijimin e liderave. Ju nuk mund ta injoroni atë”. – Jack Welch.
Inteligjenca emocionale është “diçka e padukshme” që keni brenda vetes dhe përcakton mënyrën sesi ju menaxhoni sjelljen, si trajtoni kompleksitetet/marrëdhëniet shoqërore dhe si merrrni vendime personale për të arritur rezultate pozitive.
Për të përmirësuar inteligjencën emocionale ju duhet të eleminoni shenjat që tregojnë se ju mungon inteligjenca emocionale.

1 – Stresoheni nga gjëra të vogla 
Nëse i ndrydhni ndjenjat, pasojat do jenë ndjesitë e tensionit, stresit dhe ankthit.. Emocionet e pashprehura dëmtojnë si mendjen ashtu edhe trupin. Inteligjenca emocionale ju ndihmon ta menaxhoni stresin me efektivitet duke ju mundësuar të dalloni dhe të përballeni me situata të vështira përpara se ato të përshkallëzohen. Njerëzit që nuk arrijnë të përdorin inteligjencën emocionale, zakonisht përjetojnë ndjenjat e ankthit, depresionit, kanë tendencën të abuzojnë me substancat si dhe të mendojnë mbi vetëvrasjen.

  1. Mungesa e asertivitetit
    Njerëzit me inteligjencë emocionale të lartë dinë si të balancojnë sjelljet e pëlqyeshme, empatinë dhe mirësinë, me aftësinë për të qenë të vendosur dhe për të përcaktuar limitet. Ky është kombinimi ideal për të trajtuar një konflikt. Nëse shumicës së njerëzve iu bëhet një padrejtësi, ata shfaqin sjellje pasive ose aggressive.
    Njerëzit me inteligjenca emocionaletë lartë qendrojnë të balancuar e të vendosur duke shmangur reagimet emocionale të pakontrolluara. Kjo iu mundëson atyre krijimin e marrëdhënieve neutrale me njerëzit e vështirë dhe “toksikë” pa krijuar armiqësi.
  2. Keni një fjalor emocional të kufizuar
    Vetëm 36% e individëve arrijnë që t’i identifikojnë saktësisht dhe në kohën e duhur emocionet që përjetojnë . . Mungesa e identifikimit të emocioneve është problematike pasi emocionet që nuk identifikohen qartë, kanë tendencën të keqkuptohen duke shkaktuar zgjedhje të paarsyeshme ose veprime jofrytdhënëse. Njerëzit me inteligjence emocionale të lartë kontrollojnë emocionet e tyre sepse i kuptojnë ato dhe i sqarojnë edhe nëpërmjet fjalorit të pasur që përdorin. Në vend të fjalës “keq” të përdorur nga shumica, ata përdorin fjalë që përcaktojnë saktësisht nëse ndihen “të nevrikosur”, “të irrituar”, “të shtypur” apo “në ankth”. Sa më specifike të jetë zgjedhja e fjalëve, aq më i mirë do jetë kuptimi i mënyrës si ndihemi, çfarë e shkaktoi atë si dhe çfarë duhet të bëjmë rreth saj.
  3. Hamendësoni shpejt dhe i mbroni hamendësimet fort 
    Njerëzit me inteligjencë të ulët emocionale krijojnë opinione dhe mbledhin evidenca që mbështesin opinionin e tyre pavarësisht provave që mund t’i kundërshtojnë ato. Shpesh, ata debatojnë në mbështetje të opinioneve të tyre derisa bëhen të mërzitshëm. Kjo është e rrezikshme veçanërisht për liderat, pasi idetë e pamenduara mirë mund të jenë strategji për të gjithë njerëzit e skuadrës së tyre. Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale i japin kohë mendimeve të piqen pasi ata e dinë se reagimet e para mund të jenë emocionale. Më pas ata komunikojnë idetë e plota në mënyrën më efektive të mundshme në varësi të nevojave dhe mendimeve të audiencës së tyre.
  4. Mbani inat 
    Emocionet negative që vijnë kur mbani inate në të vërtetë janë një përgjigje ndaj stresit. Vetëm duke menduar për ngjarjen, trupin juaj kalon në reagimin lufto ose vrapo, një mekanizëm mbijetese që ju detyron të qëndroni dhe të luftoni apo të vraponi me shpejtësi sa herë që përballeni me një kërcënim. Kur një kërcënim është i pashmangshëm, ky reagim është thelbësor për mbijetesën tuaj, por kur një kërcënim është shumë i vjetër, stresi i mbajtur dëmton trupin tuaj dhe mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore me kalimin e kohës. Studimet kanë treguar se stresi shkakton presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Të mbash inat nënkupton të mbash stres, dhe njerëzit me inteligjencë emocionale dinë si ta shmangin këtë. Nëse falni, jo vetëm që ju bën të ndjeheni më mirë, por mund të përmirësoni shëndetin tuaj.
  5. Nuk distancoheni nga gabimet
    Njerëzit me inteligjencë emocionale distancohen nga gabimet e tyre, por nuk i harrojnë ato. Nëse fokusohemi për një kohë të gjatë tek gabimet, kjo na shton ankthin dhe na tremb. Nëse i harrojmë ato krejtësisht, rriten shanset për t’i përsëritur të njëjtat gabime. Sekreti i gjetjes së balancës së duhur qëndron në aftësinë për të kthyer dështimet në mësime për tu përmirësuar. Kjo krijon tendencën për tu ngritur menjëherë edhe kur dështoni.
  6. Shpesh ndiheni të keqkuptuar
    Kur ju mungon inteligjenca emocionale, është e vështirë të kuptoni sesi ju perceptojnë të tjerët. Ju ndjeheni të keqkuptuar sepse nuk arrini të transmetoni mesazhin tuaj në një mënyrë që njerëzit mund t’ju kuptojnë. Pavarësisht eksperiencës, njerëzit me inteligjencë emocionalee dinë se nuk mund të komunikojnë çdo ide në mënyrë të përkryer. Ata dallojnë nëse mesazhi është kuptuar apo jo, dinë të përshtasin qasjen e tyre dhe të ritransmetojnë idetë e tyre në një mënyrë që mund të kuptohet.
  7. Nuk njihni nxitësit/ngacmuesit tuaj 
    Të gjithë njerëzit kanë nxitës të jashtëm, të cilët mund të jenë situata dhe njerëz që i ngacmojnë dhe i bëjnë të sillen në mënyrë impulsive. Njerëzit me inteligjencë emocionale i studjojnë nxitësit e tyre dhe i përdorin njohuritë e përftuara për të shmangur situatat dhe njerëzit që mund të përfitojnë nga këta nxitës.
  8. Nuk i shprehni emocionet 
    Inteligjenca emocionale nuk lidhet me të qenit i sjellshëm, por me menaxhimin e emocioneve për të arritur rezultatet më të mira të mundshme. Ndonjëherë duhet tu tregoni njerëzve se jeni i mërzitur, i trishtuar apo i irrituar. Maskimi i vazhdueshëm i emocioneve tuaja me lumturi dhe pozitivitet nuk është i vërtetë dhe produktiv. Njerëzit me inteligjencë emocionale dinë të përdorin qëllimisht emocionet negative dhe pozitive në varësi të situatave.
  9. Fajësoni të tjerët për mënyrën si ata ju bëjnë të ndiheni
    Emocionet vijnë nga brenda. Edhe pse është më lehtë t’ia atribuojmë mënyrën si ndihemi veprimeve të personave të tjerë, ne duhet të marrim përgjegjësi për emocionet tona. Askush nuk mund të na bëjë të ndiejmë diçka që nuk dëshirojmë të ndiejmë. Nëse mendojmë ndryshe, kemi ngelur prapa.
  10. Ofendoheni lehtë
    Nëse e njihni mirë veten, është e vështirë që dikush t’ju mërzisë me fjalë apo me veprime. Njerëzit me inteligjencë emocionale të lartë kanë vetëbesim, mendje të hapur dhe janë rezistentë ndaj ngacmimeve. Këta njerëz jo vetëm i lejojnë të tjerët që të bëjnë shaka me ta, por janë të parët që bëjnë humor me veten pasi dinë të kontrollojnë situatat.

Përmbledhje

Ndryshe nga treguesi juaj i zgjuarsisë, treguesi i emocionalitetit është shumë i ndryshueshëm. Nëse e trajnojmë trurin duke praktikuar sjellje të reja të inteligjencës emocionale, kjo mundëson ndërtimin e bazës që këto sjellje të kthehen në zakone. Kur truri përforcon përdorimin e këtyre zakoneve të reja, fijet nervore që mbështesin sjelljet e vjetra dhe joproduktive shpërbëhen. Pa e kuptuar as vetë, ju i përgjigjeni mjedisit rrethues me inteligjencë emocionale në mënyrë të natyrshme/instiktive.

Nga Travis Bradberry

http://revistapsikologji.com