11 shkaqe që dobësojnë sistemin tonë imunitar

209

Nga Albana Fisniku

Ambienti ku jetojmë, ushqimet, mjekimet dhe mënyra e jetesës, mund të ndikojnë negativisht në sistemin tonë imunitar. Duke pasur një ide se si ndodh kjo mund të parandalojmë shumë sëmundje.Food-Additives-Food-Safety-Issues

  1. Sheqernat

Sakaroza dobëson sistemin imunitar dhe nxjerr minerale të çmuara nga trupi. Edhe në doza të vogla, sheqeri është i dëmshëm për shëndetin. Merrja e 100 gram (8 lugë) sheqer, të barazvlefshme me rreth dy kanaçe të një pije, mund të ul me 40% aktivitetin mikrobevrasës (germicid) të qelizave të bardha të gjakut. Efekti i dobësimit të sistemit imunitar të shkaktuara nga sheqeri fillon rreth 30 minuta pas marrjes së tij dhe zgjat deri në 5 orë. Nga ana tjetër, marrja e karbohidrateve komplekse apo niseshtesë ushqimore nuk shkakton asnjë efekt në sistemin imunitar. Nëse konsumohet sheqer në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje, trupi mbetet vazhdimisht në një gjendje kaosi, që nëse vazhdon për një kohë të gjatë bëhet i dëmshëm. Përveç kësaj, sheqeri është një vrasës i qelizave ushqyese dhe kjo shkakton mos marrjen e këtyre qelizave! Disa qeliza ushqyese janë neutralizuar nga sheqeri në procesin e metabolizmit.certified-child-sleep-consultant

  1. Mungesa e gjumit

Ju mund të keni vënë re se mungesa e gjumit rrit probabilitetin e ftohjeve kontraktuese ose infeksioneve të tjera. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë rritje të prodhimit të hormoneve të stresit dhe rrit ndjeshmërinë ndja inflamacioneve. Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt se si gjumi është në gjendje të forcojë sistemin imunitar, dihet se duke bërë të paktën shtatë orë gjumë në ditë është një ndihmë e madhe për ruajtjen e shëndetit të mirë. Mungesa e gjumit ndikon negativisht në sekretimin e melatoninës. Melatonina është një pengesë e fuqishme kundër radikaleve hidroksile dhe dy herë më e efektshme se vitamina E kundër radikaleve të peroksidit.Human_vaccines_project_global

  1. Vaksinat

Në kundërshtim me mendimin e shumë mjekëve, vaksinat dobësojnë sistemin imunitar, në vend që ta forcojnë atë. Jo rrallë përmbajnë kimikate dhe metalet e rënda, si mërkuri dhe alumini, do me thënë agjentë imuno-depresiv. Mërkuri shkakton ndryshime në aktivitetin e limfociteve, duke reduktuar gjallërinë e tyre. Vaksinat gjithashtu ndryshojnë ekuilibrin e antitrupave, ashtu siç ndodh në sëmundje të përfshira nën emrin e AIDS. Sistemi ynë imunitar është i mbingarkuar për të përballuar substanca të huaja siç janë metalet e rënda, ndërsa viruset janë të lirë të bashkohen në një komunitet, të rriten dhe të shumohen. Është sikur përpiqesh për të notuar, pasi je lidhur me zinxhirë dhe me duart në pranga.

 

  1. Ilaçet farmaceutike


Une-piste-pour-traiter-sa-maladie-sans-médicament_stopsantéMe përparimin e kërkimeve, rezulton se qindra medikamente rrisin ndjeshmërinë ndaj infeksioneve dhe ulin funksionet imunitare. Kërkuesit vënë re një reduktim të citokineve (mesazher të hormoneve të sistemit imunitar) në një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve të antibiotikëve. Shumë barna pengojnë efektet e bashkëpunimit ndërmjet qelizave të imunitetit dhe të indeve, si dhe të organeve që mbrojnë trupin nga sëmundjet, infeksionet dhe viruset. Gjithashtu, shumica e ilaçeve farmaceutike përmbajnë një nivel të lartë të toksinave të veçanta që shkatërroj bakteret beninje të zorrëve, të cilat janë një burim kryesor i mbrojtjes së organizmit të njeriut. Për rrjedhojë, përdorimi i barnave për një kohë të gjatë është i lidhur me rritjen dhe kohëzgjatjen e infeksioneve.

  1. Alkooli

alcool.jpgTashmë është fakt se konsumi i rregullt i alkoolit shkakton pasoja të rënda në shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve. Pirja e dy gotave verë në ditë në përgjithësi është konsideruar një mënyrë e mirë për të ndihmuar shëndetin kardiovaskular dhe trurin. Por, një studim i bërë në Universitetin Rutgers tregoi se konsumi i vazhdueshëm i saj mund të uli me 40% prodhimtarinë e qelizave të trurit tek një i rritur. Alkooli gjithashtu dëmton aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet. Konsumi i tepërt i alkoolit çon në mangësi të imunitetit në dy mënyra: mangësi ushqyese dhe ulje të numrit të qelizave të bardha të gjakut. Alkooli ndryshon metabolizmin e ushqyesve për shkak të dëmeve që shkakton në qelizat e aparatit tretës, dhe ndërhyn me sekretimin e disa enzimave të cilat janë të nevojshme për tretjen. Alkooli gjithashtu mund të parandalojë përthithjen e vitaminave të rëndësishme për mëlçinë.

  1. Drithërat e rafinuarat1larg.cereal.ward.off.hypertension

Drithërat e rafinuara si miell i bardhë, orizi i parapërgatitur, makarona të pasuruara me përbërës të ndryshëm si dhe shumë lloje të fastfoodit përmbajnë më pak vlera ushqyese dhe fibra se sa drithërat integrale. Konsumi për një kohë të gjatë i drithrave të rafinuara dhe ushqimeve të përpunuara që përmbajnë shumë pesticide, përbërës kimik dhe konservues, mund të dobësojnë sistemin imunitar dhe çon në sëmundje të caktuara kronike. Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition ka arritur në konkluzionin se 5 orë pas ngrënies së 100 gr. ushqime të përpunuara, kapaciteti baktericid i qelizave të bardha të gjakut është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme. Dieta jonë moderne e përbërë nga ushqimeve të përpunuara, fastfood-i dhe ushqime të mikrovalës mund të jetë një shkak kontributiv i rritjes së shpejtë të sëmundjeve autoimune, si skleroza e shumëfishtë, astma dhe ekzema.

  1. Stresi i vazhdueshëmstress

Një shkallë e lehtë e stresit mund të jetë e dobishme për organizmin. Mënyra e menaxhimit, reagimit dhe e përballimit të stresit është një faktor i rëndësishëm për shëndetin. Shumë njerëz e injorojnë faktin që niveli i stresit ka një ndikim të madh në efikasitetin e sistemit tonë imunitar. Stresi i vazhdueshëm rrit nivelin e kortizolit, dhe kjo ul prodhimin e prostaglandinës “së mirë”. Stresi kronik mund t`ju bëjë më të ndjeshëm ndaj ftohjeve dhe griprave sezonal dhe mund të kontribuojë në shumë probleme serioze shëndetësore të tilla si; sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera. Duke bërë aktivitete anti-stres si, meditimi dhe e qeshur, ju mund të parandaloni stresin kronik në trupin tuaj.

  1. Mungesa e vitaminës Dsun-graphic1

Kur vitamina D lidhet me disa receptorë specifikë, ajo shkakton një zinxhir zhvillimesh në të cilin shumë agjentë patogjenë, si qelizat e kancerit, janë të neutralizuar. Pra, mungesa e vitaminës D mund të dobësojë këtë sistem, duke rritur gjasat që sëmundja të zhvillohet. Kjo është një nga arsyet përse njerëzit që jetojnë pranë ekuatorit nuk i kanë present shumë sëmundje.  Edhe pse vitamina D mund të përftohet me anë të disa burimeve të kufizuara ushqimore, mënyra më e mirë për ta marrë atë, është ekspozimit i drejtpërdrejtë në diellit gjatë pranverës dhe muajve të verës. 30 minuta ekspozim në diell në muajt e ngrohtë është e barabartë me rreth 10.000 njësi (IU) të vitaminës D.

  1. Dehidratimi

Dehidratimi i vazhdueshëm mund të ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve kronike. Disa dëshmi tregojnë se dehidratimi është i lidhur me sensibilitet ndaj disa lloje të caktuara të kancerit. Është me shumë rëndësi mbajtja e një niveli të mirë të hidratimit për të përballuar eliminimin e nënprodukteve të çdo sëmundje dhe për të ndihmuar sistemin imunitar të luftojë infeksionet. Dehidratimi mund të ndikojnë në energjinë tuaj, gjumin si dhe aftësinë që ka organizmi për nxjerrjen e toksinave jashtë tij.

  1. Ankthi dhe frika

Emocionet negative ndikojnë në funksionet e organizmit. Ashtu si në rastin e stresit, nëse emocionet negative janë të vazhdueshme, ato sjellin një rritje dramatike të nivelit të kortizolit. Rreziqet e jetës moderne qëndrojnë si një çekan mbi kokën e njerëzve. Sociologët e përshkruajnë këtë fenomen si një kulturë gjithnjë e më të shqetësuar nga kërcënimet e të gjitha llojeve, si të vërtetat dhe të imagjinuarat, por sigurisht edhe ato të përvetësuara. Frika krijon një sens urgjence në trup dhe stimulon reagimin e sistemit simpatik. Ankthi dhe frika ndikojë në gjendjen e shëndetit të trupit, nivelin e hormoneve dhe në mënyrën se si qelizat tona imunitare janë në gjendje të mbrojnë veten.

  1. Produktet shtesë të ushqimit dhe toksinat industriale

Produktete shtesë si; konservues (E200-E299), antioksidues dhe rregullatorë të aciditetit (E300-E399),  trashësit dhe stabilizuesit (E400-E499) si dhe ngjyruesit (E100-E199) e përdorur nga industria ushqimore janë ndër shkaktarët kryesor të shumë sëmundjeve si: azma, kanceri dhe sëmundje të tjera, duke qenë se janë përgjegjës të krijimit të një mjedisi toksik për shëndetin tonë. Sipas një deklarate nga Qendra e Shkencës për Interesin Publik (CSPI), çdo vit prodhuesit e ushqimeve shtojnë 15 milion dollarë  ngjyrues ushqimor artificial në ushqimet amerikane – dhe ky vlerësim ka marrë parasysh vetëm tetë lloje të ndryshme të ushqimit. Përveç kancerit, difekteve të lindjes dhe reaksioneve alergjike, përzierjet e toksinave ushqimore industriale mund të shkaktojnë edhe sëmundje autoimune.

 Rev. Familja, prill 2015