12 mënyra për të ndërtuar ditën e lumtur të fëmijës suaj

380

1. Gjeni 10-15 minuta kohë çdo ditë për t’i kushtuar fëmijës suaj vëmendje të pandarë, pa asnjë shpërqëndrues.

2. Kujdes me fjalët që zgjidhni të thoni kur merrni kohë për veten. “Me zor po pres të bëj një banjë të ngrohtë” është shumë më mirë sesa “ Shyqyr që erdhe se më duhej një pushim nga fëmijët”.
3. Kur nuk mund të qëndroni me fëmijën, thuajini se çfarë do të bëni dhe pse është e rëndësishme.
4. Bëjini fëmijës pyetje që e bëjnë të mendohet se kush është, për shembull “Çfarë muzike të pëlqen?” “me kë të pëlqen të kalosh më shumë kohë?” etj.
5. Përqafojeni dhe putheni aq sa pranon fëmija juaj, për aq gjatë sa keni mundësi.
6. Shikojeni në sy fëmijën kur bashkëbisedoni me të.
7. Krijoni një “pikë rilidhjeje” në fund të ditës. Gëzojuni momentit që po rishiheni pas kaq shumë orësh para se të filloni me pyetjet për shkollën apo kopshtin.
8. Mos u fokusoni te rezultatet më shumë sesa te ndjesitë që përjetoni kur e shihni fëmijën tuaj të përpiqet dhe të performojë.
9. Lerini mënjanë rregullat e vakteve të ushqyeshme ndonjëherë dhe lereni fëmijën të zgjedhë çfarë të dojë për të ngrënë atë vakt.
10. Lereni fëmijën të zgjedhë një lojë që do të luajë me ju dhe aktivizohuni me të pavarësiht se mund të mos iu pëlqejë.
11. Krijoni një “urë afeksioni”, diçka që do i kujtojë fëmijës se ju mendoni për të edhe kur nuk jeni me të. Mund të jetë një surprizë në kutinë e ushqimit ose një mesazh për fëmijët më të ritur.
12. Hiqni çdo gjë nga dora kur fëmija kthehet nga shkolla apo kopshti. Merrni një sekondë kohë për t’i buzëqeshur dhe për ta përqafuar.

Nga Elona Çeço