14 shenja që tregojnë varësinë tuaj ndaj punës (2)

78

Nga Irma Disha

(Vijon nga nr. i kaluar)

  1. Nuk merrni raport edhe kur jeni sëmurë

Kuptohet, nëpunësit i frikësohen shefit ose bashkë-punëtorëve të tyre  se ata do të krijojnë përshtypje të gabuar për ta, nëse ata marrin një ditë të pajustifikuar pushim për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Por në qoftë se ky mendim ju mund dhe nuk e merrni atë ditë të nevojshme pushim, atëherë themi se puna po kontrollon jetën tuaj. Perveç se zgjedhja juaj mund të jetë një  vendim-marrje e keqe, ju gjithashtu mund të infektoni kolegët tuaj, duke dëmtuar të gjithë ekipin. Askush nuk dëshiron  të jetë në gjendjen tuaj. Kështu që ruani shëndetin tuaj duke qëndruar në shtëpi kur jeni të sëmurë.

  1. Jetët personale të kolegëve të bezdisin ty.

Diskutimi mbi jetët private mund të jetë një temë konstruktive për kolegët tuaj. Tema të tilla mund të rrisin disponimin dhe atmosferën e ekipit në zyrë. Njerëzit e varur nga puna mund të bezdisen nga tema të tilla pasi mendojnë se kolegët e tyre po lejojnë që jetët e tyre personale të cënojnë mjedisin profesional. Ata e konsiderojnë këtë situatë si shpërqëndrim.

  1. Nuk bashkëpunoni

Gjithkush dëshiron të shohë veten si lojëtar të grupit. Por thellë thellë, shumica e njerëzve e dinë nëse ky është një tipar që ata e posedojnë ose jo. Në këtë rast, njerëzit e varur nga puna rrallë herë janë bashkëpunëtorë në grup pasi ata shpesh mendojnë se ata janë të vetmit të aftë për të bërë punën korrekte. Pa dyshim, ata nuk delegojnë dhe duhet të punojnë më shumë orë për të përfunduar punën.

  1. Punoni në fshehtësi

Individët e varur nga puna zakonisht e fshehin vesin e tyre nga familjarët si një përpjekje për të vënë një fasadë që sugjeron se ata nuk kanë një problem. Në rastin e këtij grup individësh, të fshehurit e punës është një mënyrë për të ushqyer varësinë. Ajo mund të shfaqet në disa mënyra: Duke marrë një pushim të zgjatur në tualet apo edhe duke i komunikuar bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj që do të qëndroni deri vonë për të parë një shfaqje.

  1. Jeni gjithmonë në dispozicion

Edhe nëse jeni me pushime, apo po merrni pjesë në një ndeshje kamponati të fëmijës tuaj apo në një takim, njerëzit e varur nga puna do i komunikojnë kolegëve të tyre që ata janë gjithmonë vetëm një telefonatë ose email larg tyre.

  1. Marrëdhëniet tuaja personale janë të tendosura

A ndodh shpesh  që miqtë dhe familja juaj t’ju marrin në pyetje në lidhje me mungesën tuaj të disponueshmërisë? A ndodh që puna juaj të bëhet shkaktare që ju të mungoni në ngjarjet e rëndësishme të fëmijëve tuaj? Herë pas here, njerëzit e varur nga puna përfshihen nëpër biseda të njëpasnjëshme me të afërmit për hendekun gjithnjë në rritje në mes punës dhe jetës personale. Nëse jeni i martuar me punën, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët shpesh lihen mënjanë.

  1. Jeni me vonesë shumicën e kohës

slave-employees-1940x900_29879Kjo është një tregues që bie në sy . Nëse ju jeni vazhdimisht vonë, analizoni arsyen kryesore përse ndodh ky fenomen. Ju mund të përpiqeni t’a justifikoni vonesën tuaj duke e etiketuar veten tuaj si keqmanaxhues i kohës.

Megjithatë, në qoftë se jeni një person i cili i jep përparësi jetës profesionale ndaj asaj personale,  ju mund të zbuloni se shkas për vonesën tuaj është shkaktuar në të vërtetë nga lodhja ose pagjumësia.

  1. Anulloni planet personale për ato profesionale

Kjo nuk i referohet rastit ku ju jeni nën një afat të ngushtë pune dhe nuk keni zgjidhje tjetër përveç se të anulloni planet personale. Kjo situatë i referohet atij personi i cili vazhdimisht anulon planet personale për punë. Ky është një tjetër shembull ku profesioni vihet përpara atij personalit.

Përpiquni të kuptoni veten tuaj

Nëse ju mendoni se shumë nga këto shenja gjejnë zbatim edhe tek ju, merrni në konsideratë opinionet e  njerëzve që ju besoni. Përpiquni të kuptoni veten tuaj duke u përfshirë në biseda të afërta me njerëzit rreth jush. Varësia ndaj punës mund të ketë efekte serioze anësore për produktivitetin dhe shëndetin tuaj, kështu kërkoni ndihmë, nëse ju vetë nuk mund të gjeni ekuilibrin që ju duhet .

 

Çlirimi nga varësia në punë  arrihet me vendosjen e limitëve dhe të marrjes në  kontroll  të jetës tuaj. Mësoni të delegoni punën me të tjerët dhe të përdorni mjete që ju ndihmojnë të jeni më efikas, të automatizoni detyrat dhe të kurseni kohë. Kini parasysh se në ditët e sotme, puna nuk është e garantuar, pa marrë parasysh sa lodheni ju. Të qenurit i freskët dhe të lejuarit të vetes së një ekuilibri të vërtetë  mes punës dhe jetës personale është e rëndësishme për marrëdhënie më të forta dhe sukses më të madh dhe afatgjatë.

Shtator -Tetor 2015