14 shenja që tregojnë varësinë tuaj ndaj punës

84

 Nga Irma Disha

Hapi i parë për shërim është të pranoni se keni një problem. Mund të duket e habitshme por puna mund të çojë drejt një varësie të  njohur si “Workaholism”. Puna mund ta dëmtojë njeriun ashtu si stimuluesit dëmtojnë trupin dhe shkatërrojnë jetët e njerëzve.

Një studim i 2014 nga faqja zyrtare e punësimit “Glassdoor” zbuloi se mesatarja amerikane përdor vetëm 51% të lejes së pushimeve. Për më tepër, studimi zbuloi se 15% e amerikanëve nuk marrin asnjë ditë leje pushim.

Shumë njerëz besojnë se aftësia mendore e vartësve të punës nxit karrierën, por sipas një studimi me vend të titulluar ” Vetëm punë , aspak liri?” , varësia në punë e njohur botërisht me termin “Workaholism” analizohet në përputhje me rrethanat negative, të tilla si “Ngarkesa në punë, përplasja punë-jetë dhe përkeqësimi i shëndetit mendor e fizik. Prandaj, kjo mendësi bie në kundërshtim me bindjen për një avancim në karrierë.

Sa më të çlodhur dhe të freskët në mendje të jeni, aq më shumë produktivitet do të jepni.

Nëse ju apo të afërmit tuaj ndjeni se mund të jeni të varur pas punës, atëherë shqyrtoni këto 14 shenja për të vërtetuar një fakt të tillë.

  1. Nuk pranoni se jeni i varur pas punës

workaholic_322Së pari, në qoftë se bëni shaka në lidhje me të qenit i varur pas punës, shanset tregojnë se ju nuk jeni një i tillë. E vërteta është se shumica e njerëzve të varur nga puna do të bënin çmos për të parandaluar etiketimin e vetes së tyre si të varur, madje edhe përmes humorit. Për sa kohë që identiteti i tyre i vërtetë është maskuar, vesi i tyre është i mbrojtur.

  1. Puna është kënaqësia juaj e vetme

Për shumë njerëz, pasionet janë mënyrat më të mira për të shkëputur veten nga detyrimet e përditshme. Pra, pyesni veten se çfarë po mendoni ndërsa po zhvilloni një pasion tuajin?. “Vallë a po mendoni për punën ndërsa jeni duke luajtur tenis? Apo po shquani detyrat ndërsa jeni duke shëtitur? Nëse nuk mund të shkëputeni nga mendimet për punën ndërsa zhvilloni një passion tuajin, atëherë ju mund të jeni i varur nga puna.

  1. Zgjoheni në mes të natës për të punuar

Sipas psikoterapistit dhe autorit, Bryan Robinson, njerëzit e varur nga puna e kanë të vështirë të frenojnë veten e tyre për të punuar. Një sjellje tipike e kësaj varësie është të zgjuarit në mes të natës për qëllime pune. Situata të ngjashme  me këtë përfshijnë vendosjen e alarmit për të punuar gjatë natës, ose pagjumësia, si pasojë e jetës së tyre profesionale.

  1. Je i pari dhe personi i fundit në zyrë

workaholismShumë njerëz ende besojnë se të ecurit përpara në karrierë lidhet me të ardhurit herët në mëngjes dhe të qëndruarit deri vonë në punë. Orët e gjata mund të jenë të nevojshme për një projekt apo dy, por në qoftë se nuk ka mbarim në detyrat që ju duhet të përmbushni, dihet që shumë shpejt ju do të sëmureni. Varësia nga puna apo “Workaholism” priret të shfaqet edhe më shumë kur ju nuk  dini të ulni ritmin tuaj të punës dhe të rimerrni veten sërish.

  1. Orari juaj i drekës është orë pune

Njerëzit e varur nga puna priren për të mos marrë pushim dreke. Të ngrënit në tavolinën e punës nuk konsiderohet si pushim. Ju mund të silleni në këtë mënyrë për t’i bërë përshtypje shefit tuaj, por arritja e rezultateve më të mira do të linte shije më të mirë tek ai. Nëse e nxitni veten për të ecur gjatë ditës, ju në të vërtetë do të përtëriheni duke qenë në këtë mënyrë më produktive.

  1. Sakrifikoni shëndetin tuajworkaholism-e1362352994868

A keni vendosur ndonjëherë të lini mënjanë punën dhe të ushqeheni shëndetshëm pa përfunduar projektin e rradhës? Individët e varur nga puna zakonisht besojnë se përkeqësimi i shëndetit të tyre nuk ka të bëjë me punën, por e vërteta është pikërisht e kundërta. Kur puna bëhet prioriteti numër 1, 2 dhe 3, shëndeti juaj do të dëmtohet. (Vijon në numrin e ardhshëm)

Rev.Familja, korrik -gusht 2015