15 këshilla për të arritur suksesin

233

 “Dyshimi rreth arritjes së suksesit është fillimi i dështimit…” (Dr.Muhamed El-Imadij)

Babai i ekonomisë siriane, dr. Muhamed El-Imadij, shprehet se suksesi në jetë nuk është një çështje e lehtë. Kur njeriu e njeh vetveten, kupton thelbin e ardhjes së tij në këtë botë. Ai menjëherë, e ka detyrim të fillojë të përpiqet. Përpjekja serioze dhe këmbëngulëse në këtë jetë është rruga e vetme e suksesit, shkëlqimit dhe zhvillimit. Prandaj, njeriu nuk mundet t’i mposhtë vështirësitë i vetëm, por duhet patjetër që të ndërtojë marëdhënie të mira me grupe njerëzish me të cilët ai ka synime të përbashkëta; sepse suksesi realizohet së bashku me të tjerët. Natyra njerëzore e nxit njeriun të kërkojë suksesin, i cili nuk realizohet individualisht, por bashkërisht. Suksesi arrihet nëpërmjet shoqërisë dhe në interes të saj. Prandaj, sido që t’i kesh realizuar synimet e tua individualisht, ato nuk konsiderohen sukses. Por, duhet që t’i realizosh synimet e përgjithshme me qëllim që të quhesh i suksesshëm.

Por çfarë thotë dr. El-Imadij rreth sekreteve të suksesit, për brezin e ri?

Përgjegjësia konsiderohet pjesë e amanetit të cilën Zoti ia ngarkoi njeriut. Pra, përgjegjësi do të thotë: dorëzim ose sukses. Sipas mendimit tim modest duhet që secili prej nesh t’i marrë për bazë gjatë rrugëtimit të tij drejt suksesit këto 15 pika.

1- Nëse je besimtar që bën punë apo vepra të mira, mbështetu tek Zoti;
2-Ndërto për veten tënde, sepse njohuritë dhe dijet nuk kanë kufij dhe fund;
3- Studio eksperiencat e të tjerëve, jo duke i imituar, por duke i analizuar;
4- Studio gjendjen e vendit tënd dhe përpiqu të gjesh zgjidhje të përshtatshme;
5- Nëse bindesh për rrugën të cilën duhet të ndjekësh, mos lejo që dyshimi të depërtojë në punën tënde;
6- Dyshimi rreth suksesit i hap rrugën dështimit dhe humbjes;
7- Bindi të tjerët rreth planit tënd dhe mos u përball me ta;
8- Ti je përgjegjës, kjo do të thotë ose dorëzim ose sukses;
9- Duhet të tregohesh durimtar dhe i përkushtuar nëse vërtet beson në rrugën të cilën do të ndjekësh;
10- Ki besim tek bashkëpunëtorët dhe trajtoi ata sikur të ishin vëllezërit ose fëmijët e tu;
11- Trajtoi njerëzit në mënyrë të barabartë, bëji të besojnë se ti u shërben atyre, bëji të ndiejnë se ata janë të nderuar e të lumtur në vendin e tyre.
12- Mos u kreno për suksesin, por thuaj se ai u realizua në saj të punës dhe aprovimit të njerëzve;
13- Bëj që drejtuesi yt të ndiejë se ti e arrite suksesin në saj të kujdesit, udhëzimeve dhe rekomandimeve të tij;
14- Përgjegjësia është pjesë e amanetit, të cilën Zoti ia ngarkoi njeriut;
15- Udhëheqja është aftësi në vendimarrjen e përshtatshme, në kohën dhe formën e duhur.

Altin Shehu
Shkurt 2017