25 gjëra që vetëm prindërit e djemve i kuptojnë

327

1.Ata janë te rrëmujshëm dhe të pistë dhe mendojnë se gazrat dhe gromësimat në publik janë shumë për të qeshur.
2. Kur ata janë rreth 4 vjeç, legot e tyre do t’i gjeni ngado.
3. Do mësoni si ndërtohen automjete të ndryshme dhe do zbaviteni me to.
4. Ata çuditërisht mësojnë në një moshë fare të hershme se si të qëndrojnë të qetë kur janë lënduar, kur janë në ankth apo të friksuar.
5. Kur je mama djemsh nuk i mban dot shënim sa herë thua gjatë ditës “hiqi duart nga pantallonat”.
6. Ata mendojnë se bota fillon dhe mbaron tek mami
7. Nënat janë të detyruara të luajnë shpesh me superheronj.
8. Shtëpia ndodhet vazhdimisht nën kaos dhe zhurmë.
9. Frazat që thuhen më shpesh janë “mos godisni” “mjaft kërcyet në divane”.
10. Deri në moshën 5 vjeç ata nuk ankohen asnjëherë për gërvishtje apo dëmtime të lehta.
11. Ata marrin gjithmonë role përkujdesëse kundrejt shoqeve
12.Vetëm prindërit e djemve e kuptojnë se çdo objekt mund të gjuhet lehtësisht dhe çdo ambjent publik mund të kthehet shumë shpejt në një palestër.
13. Pavarësisht sa mirë i keni edukuar, gjithmonë do të keni çështje me urinimin.
14. Vazhdimisht gjendeni nën lëvizjen e rufeshme të gjymtyrëve të tyre.
15. Sapo diçka prishet, ata menjëherë do tentojnë ta rregullojnë. Në përgjithësi i kanë shumë qejf montimin dhe çmontimin e sendeve.
16. Kontrolloni gjithmonë xhepat e pantallonave para se tua fusni ato në lavatriçe.
17. Sado të përpiqeni që të mos i lejoni të vriten, ata gjithmonë do të lëndohen me biçikletë, gjatë rrugës për në mal apo nga ndonjë bletë.
18. Lidhja mes djalit dhe nënës është e pamohueshme.
19.Ata sfidojnë këndvështrimin e prindërve ndaj jetës.
20. Pavarësisht se njerëzit nxjerrin në pah rrëmujën dhe zhurmën e djemve, ata kanë anën e tyre të ndjeshme, të butë dhe të dashur.
21. Me djemtë çdo gjë kthehet në një garë.
22. Për t’i bërë të lumtur djemtë duhet ose t’i ushqesh ose t’i lesh pa pantallona.
23. Nuk ka nevojë tua mësosh biçikletën. Ata dinë vetë si ta mësojnë.
24. Pantallonat gjithmonë humbasin në ndonjë qoshe të shtëpisë.
25. Pavarësisht gjithë zhurmës dhe lëvizjeve të ditës, në darkë ata duan të përkëdhelen nga ju, t’ju kapin për dore dhe t’ju thonë fjalë të ëmbla.
Përgatiti: Elona Çeço