3 dëshirat për ushqim që janë shenjë e problemeve në shëndet

130

Së pari le të sqarojmë një mit të madh. Është një besim masiv që nepset vijnë si rezultat i mangësive në ushqyerje. Dëshira për çokollatë shpeshherë shihet si mungesë e magnezit në trup. Por ekspertët thonë se nuk ka kërkime të majftueshme për të mbështetur këtë ide. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që dëshira e theksuar për ushqim nuk janë reale.
Disa studime tregojnë që nepsi apo dëshira e madhe për një lloj ushqimi mund të vijë për shkak të një diete monotone apo shumë strikte. Thënë shkurt, ja disa dëshira që janë me të vërtetë sinjale të problemeve në shëndet:

Dëshira: Ujë

Mund të jetë: Diabet
Etja e tepërt është një sinjal i hershëm i diabeteve, por kjo nuk është sinjal nëse ju keni nevojë për ujë pasi keni mbaruar një punë. Është më tepër një lloj etje e theksuar e cila lidhet dhe me urinim të shpeshtë. Nëse ju keni diabet, sheqeri i tepërt shtohet në gjak dhe veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë që të filtrojnë dhe absrobojnë sheqerin. Por nganjëherë kjo nuk realizohet, kështu që përbërësi i ëmbël kthehet në urinë. Kjo do të thotë urinime të shpeshta, çka ju lë dhe më të etur.

Dëshira: Kripë

Dangers-of-Excessive-Salt-Intake
Mund të jetë: Sëmundja e Addison-it
Ne nuk kemi dëshira për kripë më shumë se sa na nevojitet. Përjashtimi i vetëm janë atletët, të cilët për shkak të djersës së tepërt, largojnë dhe kripërat nga trupi. Për pjesën tjetër të njerëzve, dëshira e madhe për kripë mund të adresohet tek sëmundja e Addison-it, gjatë të cilës, gjendrat veshkore nuk prodhojnë hormone mjaftueshëm. Dhe këto hormone janë të rëndësishme: ato përfshijnë kortizolin, i cili e ndihmon trupin ti përgjigjet stresit dhe aldosteronin, i cili e mban presionin e gjakut të balancuar. Po të mos trajtohet, sëmundja e Addison-it bën që presioni i gjakut të bjerë shumë poshtë, kështu që takoni një mjek nëse keni një dëshirë të tepërt, të vazhdueshme për ushqime me kripë, sidomos nëse jeni duke provuar simptoma të tjera të kësaj sëmundjeje.

Dëshira: Akull

ice
Mund të jetë: Mangësi hekuri
Dëshira për ushqime pa vlera ushqimore, si akulli, letër, baltë etj. është një fenomen i njohur si pica. Po ashtu të gjitha këto dëshira janë ende të panjohura krejtësisht nga shkencëtarët, por disa studime i lidhin këto dëshira me mangësi në hekur. Një hipotezë sugjeron se përtypja e shpeshtë e akullit rrit fluksin e gjakut në tru, duke luftuar ngathtësinë e shkaktuar nga deficenca e hekurit.