5 sjelljet e narcistëve për të qenë në qendër të vëmendjes

168

Nga Irma Disha

Narcistët duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ata mburren, lavdërohen dhe tregojnë histori të zmadhuara për veten e tyre për t’u shfaqur të shkëlqyer. Ata shpesh përziejnë gënjeshtrat me të vërtetat apo gjysmë të vërtetat të cilat është e vështirë t’i klasifikosh.

Të angazhuarit në një bisedë me një narcist mund ta bëjë dikë të ndihet sikur po përplas kokën kundër një muri me tulla. Kjo mund të tingëllojë si ekzagjerim, por në të vërtetë, një mur me tulla mund të ketë të njëjtat nivele të ndjeshmërisë, të kuptuarit dhe vlefshmërinë që një narcisist ka. Pse? Sepse këtyre njerëzve nuk u intereson ajo që ju jeni duke thënë; pa marrë parasysh logjikën e dialogut tuaj.

Të biseduarit me një narcist mund të përshkruhet në katër mënyra: konfuzion, trallisje, tërbim dhe pakuptimësi. Sa për efektet e bisedave të tilla, njerëzit narcistë zotërojnë “aftësinë” e lindur për të zhvendosur çfarëdo ndjenjë të pasigurisë dhe padenjësisë së tyre tek bsshkëbiseduesit. Një tjetër “talent” i narcistëve është të evokuarit e një ndjenjë të fajit, dyshimit dhe pasigurisë tek bashkëbiseduesi, të gjitha objektivat parësore të një individi mashtrues dhe manipulues.

Nuk bëjnë asnjë gabim; narcistët e dinë me saktësi se çfarë bëjnë. Ata jo vetëm që dinë të fshehin mirë ambiciet e tyre, por narcistët gjithashtu përjetojnë një ndjenjë të lartë të superioritetit dhe pathyeshmërisë për faktin se kanë mashtruar dikë tjetër.

Një tipar themelor i pothuajse të gjithë narcistëve është nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes. Termi psikologjik për këtë domosdoshmëri të pashuar është “Pajisja e narcistëve”, ose nevoja për riafirmimin e vazhdueshëm të vlerës së vetë-perceptuar.

Këtu janë pesë sjellje që narcistët që shfaqin për të qenë në qendër të vëmendjes:

  1. Kthejnë situatën në favorin e tyre

Duke mos ditur që  jemi në shoqërinë e një narcisti, ne u besojmë këtyre personave sinqeritetin tonë. Duke qenë se ne nuk mashtrojmë apo manipulojmë njerëzit qëllimisht, në mënyrë të natyrshme besojmë se të tjerët do të sillen në mënyrë reciproke me ne.

Megjithatë, kur ky besim shkelet, ne shpesh ndiehemi të hutuar, të lënduar dhe në një mënyrë apo tjetrën përgjegjës për sjelljen e narcistëve. Gjëja më e tmerrshme është se kjo është pikërisht ajo që njerëzit narcistë synojnë.

Një narcisist mund ta dredhojë bisedën shpejt duke bërë që ju të merrni barrën e fajit ndërsa ata rolin e një viktime të pafajshme. Me fjalë të tjera, ata ndërrojnë rolet.

  1. Fajësojnë në mënyrë të pandërprerë

Narcistët qëllimisht kalojnë në tema të ndjeshme (p.sh., përgjegjësitë e punës) për të devijuar vëmendjen tuaj. Ata e bëjnë këtë për të vënë ty në një pozicion mbrojtës, pavarësisht meritës. Ata do të marrin në pyetje, duke u përqëndruar në gabimet e vërteta apo të perceptuara.

Nga ana tjetër, ju do të mbroni me të drejtë veten tuaj. Ndërkohë, narcistët do të vazhdojnë në idenë e tyre të pakonceptueshme që ju jeni në gabim. Njëkohësisht, ata do të refuzojnë ndonjë llogaridhënie për sjelljen e tyre dhe do të largohen duke ju lënë ju në një gjendje rezistive. Gjatë gjithë kohës, ata do të justifikojnë “lojën e fajit” te tyre duke ju fajësuar ju që keni krijuar probleme në marrëdhënie me ta.

  1. Shok dhe frikë

Kur një narcist në mënyrë sipërfaqësore tregon zemërim apo tërbim, kanë për qëllim t’ju detyrojnë ju të dorëzoheni. Kjo është një enigmë, pasi narcistët zakonisht nuk shfaqin sjellje të tilla vokale apo fizike.

Qëllimi këtu është për të ngatërruar dhe të trembur viktimën e tyre. Njerëzit racionale, sidomos ata që nuk janë mësuar zakonisht me shpërthime të tilla, mund të hutohen dhe të frikësohen. Si rezultat i kësaj, viktima mund të dorëzohet dhe mund të pranojë sjelljen apo qëndrimin e narcistëve ndaj tyre.

  1. Bëjnë rolin e viktimës

Mashtruesit pëlqejnë të luajnë rolin e viktimës dhe narcistët sigurisht bëjnë pjesë në këtë kategori. Narcistet e arrijnë këtë rol duke mbledhur mëshirë të pamerituar. Pika më e keqe është se kjo taktikë manipuluese zbatohet në kurriz të tjetrit, një person i cili është shpesh njeriu i merituar për të marrë sjelljet më të mira nga të tjerët.

Edhe pse narcistët janë një grup emocionalisht neutral, ata e kuptojnë mjaft mirë fuqinë e ndjeshmërisë njerëzore. Këtë njohuri ata e përdorin për t’iu kundërvënë ndonjë “kërcënimi” të vërtetë apo të perceptuar në gjendjen e tyre të superioritetit. Në rast se ata lëndojnë dikë, ata marrin një pozicion mbrojtës, kjo shpesh përfshin manipulimin emocional sidomos të atyre që janë afër jush.

  1. Të ndërpresin

Narcistët kanë një dëshirë të pashuar për të qenë në qendër të vëmendjes në çdo moment. Kur tema në fjalë nuk ka të bëjë me ato, ata shpejt do të ndërpresin dialogun dhe do të përpiqen për të rifokusuar bisedën përsëri në veten e tyre.

Nëse dikush me forcë ndërhyn duke u përpjekur ta risjellë bisedën, ata neutralizohen shpejt nga narcisistët duke i lënë në heshtje. Ky është rezultati optimal i një narcisisti. Sikur një përpjekje e tillë keqdashëse të dështojë, individi menjëherë do të vendoset në listën goditëse të narcistëve, një kërcënim të perceptuar me të cilin duhet të përballen për shkak të mendimit të shtrembëruar narcisist mbi atë që është me të vërtetë e rëndësishme, ata dhe vetëm ata.

Maj 2017