7 hapa për të rritur inteligjencën emocionale të fëmijëve

512

Që fëmijët të jenë të lumtur dhe të suksesshëm, ata duhet të zhvillojnë marrëdhënje të mira. Për të zhvilluar këto marrëdhënje, ata kanë nevojë për inteligjencë emocionale të përshtatshme. Për të zhvilluar inteligjencën emocionale duhet që prindërit të japin modele të sjelljes së mirë në dashuri dhe partneritet.

  1. Mësojini “të tregojnë interes”.

Marrëdhënjet janë dinamike dhe ato ndërtohen nga ndërveprime të vogla ku secila palë është e interesuar të dëgjojë palën tjetër. Mësojini fëmijët të tregojnë interes kur një person i dashur për ta po kërkon vëmendjen e tyre.

  1. Mësojini të refuzojnë me mirësjellje kërkesat për vëmendje

Sigurisht që nuk mundemi të tregojmë interes dhe të japim vëmendje sa herë që na i kërkojnë. Mësojini fëmijët tuaj të dëgjojnë atë që njerëzit e dashur thonë, por në të njëjtën kohë t’i bëjnë të qarta me mirësjellje kufijtë për kohën dhe vëmendjen që duhet t’iu kushtojnë të tjerëve.

  1. Mësojini ata të “ngarkohen pa i zënë paniku”.

Situatat negative përkeqësohen më shumë kur emocionet negative vërshojnë drejt njerëzve të dashur. Mësojini fëmijët tuaj të përballojnë situatat stresuese pa i nxjerrë nervat tek njerëzit që po iu qëndrojnë afër.

  1. Mësojini të “korrigjojnë”.

Sigurisht që të gjithë bëjmë gabime dhe ndonjëherë iu zbrazemi njerëzve që duam më shumë, por fëmijët tuaj duhet të shikojnë korrigjimin që vjen më pas. Modeloni kërkesat e faljes dhe tregoni se përkujdeseni për nevojat e njerëzve që doni.

  1. Mësojini të vlerësojnë të tjerët dukshëm.

Ne flasim për mirënjohje, por është e rëndësishme që fëmijët të shikojnë dhe të dëgjojnë kur falenderimet dhe përgëzimet thuhen me zë të lartë.

  1. Mësojini se mospërfillja është e palejueshme

Mospërfillja është shenja e parë shqetësuese që tregon se një martesë nuk po ecën siç duhet. Ne të gjithë nervozohemi, por tregojuni fëmijëve tuaj se momentet e nervozizmit nuk e reduktojnë dashurinë.

  1. Mësojuni mos bëjnë shaka të këqija

Fëmijët mund të bëjnë shaka, por kur shakatë janë batuta tendencioze për të ulur imazhin e tjetrit, marrëdhënjet ftohen dhe përkeqësohen. Shmangni dhënjen e këtyre modeleve që tregojnë thjesht një mungesë të inteligjencës emocionale.

Përgatiti: Elona Çeço

Revista Familja, maj 2016