9 gjëra që nuk duhet t’ia thoni fëmijës

100

Elona Çeço

  1. “Më ler rehat”

Është normale që prindi të marrë gjysmë ore pushim nga fëmija për t’u karikuar, por kur i thoni fëmijës shumë shpesh “më ler rehat”, ata fillojnë të mendojnë se nuk ka kuptim t’iu drejtohen më dhe se ju u bëni gjithmonë dalje” thotë prof.dr. Suzette Haden Elgin. Gjeni mënyrat e duhura për të marrë pushimin tuaj.

  1. “Je shumë….”

Fëmijët e vegjël besojnë çdo gjë që dëgjojnë ndaj kur ju i etiketoni ata si për shembull “ky është i turpshmi im”, fëmija fillon ta besojë atë vlerësim për veten dhe fillon të shfaqet ashtu.

  1. “Mos qaj”

Është normale të duash ta mbrosh fëmijën tënd nga ndjesitë e këqija, por duke i thënë “mos u ndiej ashtu” ju nuk e ndihmoni atë, madje i jepni mesazhin që nuk është mirë të shprehë ndjenjat e veta dhe se ato janë të papranueshme” thotë prof.dr. Debbie Glasser.

  1. “Si nuk i ngjave një çikë motrës?”

Mund t’iu duket se po i nxitni kur i krahasoni me motrën, vëllain, shokun apo fqinjin, por krahasimet gjithmonë janë një boomerang. Çdo fëmijë ka ritmin dhe personalitetin e tij dhe kur e krahasoni, i jepni mesazhin se dëshironi që fëmija juaj të ishte ndryshe.

  1. “Ti di më shumë se kaq”

Njësoj si krahësimet, këto shprehje lëndojnë fëmijën në mënyra që prindërit nuk i imagjinojnë. Së pari, fëmija mbase aq di ose fëmija gjendet në një situatë të re ku nuk e apikon dot menjëherë atë që ka mësuar.

  1. “Boll se do fillosh të qash me vërtet më duket”

Kërcënimet, që janë shpesh rezultat i frustrimit të prindit, rrallë herë funksionojnë. Sa më të vegjël të jenë fëmijët, aq më shumë kohë duhet që të mësojnë një mirësjellje të caktuar. “Studimet tregojnë se shanset që fëmija dy vjeçar ta përsëritë një gabim gjatë ditës janë 80%, pavarësisht mënyrës suaj të disiplinimit” thotë prof. dr. Murray Straus.

  1. “Prit sa të vijë babi”

Për të qenë efektive, situata duhet të kontrollohet në moment nga vetë ju. Disiplinimi që shtyhet nuk lidh pasojat me veprimet që ka bërë fëmija. Derisa të kthehet babi nga puna, ajo situatë është harruar dhe ka gjasa që kur i përcillet prindit tjetër të përfundojë në ndëshkime të panevojshme.

  1. “Shpejt! Shpejt! Shpejt!”

Të gjithë prindërit e kanë thënë këtë të paktën një herë gjatë mëngjeseve. Ka një tendencë që kur prindërit ndiehen në nxitim e sipër, i bëjnë fëmijët të ndjehen në faj që po ndiehen në nxitim. Ky lloj faji i bën ata të ndiehen keq, por nuk është se i bën të lëvizin më shpejt.

  1. “Shumë mirë” ose “vajzë e mirë”

Duket sikur nuk ka ndonjë gjë të keqe në përdorimin e këtyre sepse janë fraza të përforcimit pozitiv, por problemi qëndron në përdorimin e tyre tej mase, për çdo gjë që fëmija bën. Në këtë mënyrë këto fraza e humbin kuptimin dhe fëmijës nuk i bëjnë më përshtypje.

Revista “Familja”, nentor 2016