A DIMË TË FESTOJMË?

84

Ne, shqiptarët, jemi dalluar që në kohëra të lashta e në vazhdim dhe historia ka ravijëzuar cilësi të veçanta e të çuditshme të këtij populli ballkanas.

Të trashëguara, shekuj pas shekujsh vijnë sot para nesh vlera e cilësi për t’u admiruar, mirëpo tek ky varg i gjatë vlerash e sistemesh jete përballemi me veten tonë atë origjinalen, herë herë kapur në befasi dhe gati gati në flagrancë, sidomos ku bëhet fjalë për kremtimin e festave.

Si çdo popull që ka festat e veta, edhe ne, shqiptarët kremtojmë festa, por si për çudi, ky gur i veçantë në mozaikun e gurëve ballkanas, kremton festa thuajse po aq sa ditët e një viti.

Të ngrohtë, të zjarrtë, impulsive, krenarë e madje orgojozë, deri në maksimum, shqiptarët janë të lidhur ngushtë me festat apo thënë ndryshe në gjuhën e kapitalizmit të punës apo dhe të tregut kundrejt pushimeve. Viti mbaron me dhjetorin, por në fakt fillon me janarin, kështu që në fillim të këtij viti përballemi me festat siç quhen tashmë festat e fundvitit, ku fillojmë me Kurban Bajramin, ecin ditë më tej dhe të krishterët festojnë festat e tyre, për të ardhur në fund të këtij muaji, dhjetorit i cili quhet tashmë edhe ai muaji i lodhur, i plakur e rraskapitur pasi pushuam ne, por ditët e tij u lodhën me problemet e vështirësitë tona pa fund, me jetët tona nëpër këmbë.

1fireworksFestojmë festa kombëtare, festa ngjarjesh e ndodhish historike që kanë lënë shenjë e që formojnë steriotipe e mite me të cilat dallojmë nga të tjerët. Kremtojmë përvjetore e përurime të ndryshme. Funksionimi dhe organizimi i jetëve tona është ndërtuar edhe në pushimet e fundjavës, e që do të thotë mbushemi vërtet pas shumë lodhjesh, me ditë pushimi.

Por vallë a janë vërtet festa pushimi dhe argëtimi këto festa për të cilat flasim shumë e mezi priten?

Konceptuar në mënyrë jo të mençur, dita e festës vjen tek ne si një ditë e ngarkuar ku i takon të ngarkohet dhe madje sfilitet trupi, stomaku, e madje shpirti, ndërsa xhepi i kryefamiljarit zbrazet pamëshirshëm tregjeve që tërbohen e çmimeve që fluturojnë hapësirave të përçudnimit dhe marrëzisë së jetës materialiste.

Na pëlqen të festojmë, por festat tek ne kushtojnë shtrenjtë, kushtojnë dhe kushtojnë, e jo vetëm kaq.

Janë ato për të cilat pas pak minuta argëtimi të bën të mendosh sa mizorisht ndërtohet jeta kapitaliste, ku ndahen si në të bardhë e të zinj, pasanikë e të varfër.

Çdo festë, por sidomos ato të fundviti çdoherë karakterizohen nga gjeli i detit, nga tavolina e tejmbushur e rrjedhimisht nga stomaku i tejngopur.

Harxhohen pa fund të ardhura për futa, perime, lloje të ndryshme gostish e ëmbëlsirash, koktejle e shumë e shumë asortimente të tjera, e gjitha kjo për të festuar në këtë fundviti e për t’ju lutur Zotit për një vit më të mirë, më të mbarë, më me shumë mirësi, begati e para.

zbukurimetPo po, para, kështu dëgjon të thuhet në shumicën e rasteve kur njerëzit urojnë njëri-tjetrin. Dhe kjo pa harruar se ishin vetë ata që punuan gjithë vitin, sikur të punonin vetëm për një ditë, dite feste.

Ndaj edhe në këtë pasazh, doja të shtroja pyetjen: vallë përse kaq shumë shpenzime? Jemi po ata të njëjtët, që para pak ditësh, ushqeheshim mirë e thjeshtë, lehtë e pa ngarkuar tej mase tryezën. A është e shumë e hershme, kjo prirje e njerëzve në ditë festimesh?

Festat sipas një mendimtari të shquar, duhet të jenë ato ditë, që shënojnë data të veçanta, kur më së shumti të takon të përjetosh më shumë nga ajo çfarë ata evokojnë, por jo, të dëfrehesh jo njerëzisht me to.

Evokimi të bën mirë për memorien, gjenerimin e ideve, opinioneve e mendimeve të reja për atë çfarë ka ikur dhe çfarë ata shënojnë.

E kjo na mungon të gjithë neve.

Njerëzit janë të dhënë pas gëzimit, haresë, këngës apo thënë shkoqur, pushimeve, por, le të jetë çdo pushim për ta një rilindje, shpirti dhe ndjenje, e jo një rënkim më shumë që do i bashkangjitet vitit që vjen, me një mbingopje materiale e ku nuk ka ngelur aspak vend për botën e shpirtit dhe të arsyes.

E arsyeja patjetër që duhet të të çojë tek ata qe po jetojnë me ty, por nuk festojnë si ti, nuk munden, nuk  kanë dhe nuk…. Ka plot gjëra që i pengojnë të tjerët të harxhojnë si ti, ndaj edhe ti…  tejngopjen tënde mos e justifiko se ndodh një herë në vit, por në listën e ushqimeve të tua, kujto edhe ushqimet që i mungojnë komshiut tënd apo të sëmurëve, të vobektëve, nevojtarëve apo të moshuarve.

Islami dhe festat

Profeti i fundit Muhamedi (a.s.) e ka shprehur qartë në një nga thëniet e tij, realitetin e festive, kur thotë: “Çdo popull ka festat e tij e festat në Islam janë dy:  Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami”.

Kjo fjalë e tij plot urtësi është xhevahir i artë për çdo besimtar dhe besimtare. Ai i ka përgëzuar njerëzit besimtarë duke ju thënë se ju keni festat tuaja: jeni popull që do festoni dhe jo vetëm: janë festa që për nga ngjarja apo ndodhitë që mbërthejnë janë unike e të papërsëritshme nga domethënia e tyre sa hyjnore aq edhe njerëzore.

JANAR-SHKURT 2014