Abuzimi virtual te fëmijët

14

* Disa nga faktorët e rriskut.

* Dëmet që shkakton te fëmija.

Fëmijët, si pasojë e pandemisë janë më aktivë dhe kanë më tepër akses në përdorimin e botës virtuale. Aty ekspozohen ndaj një sërë përfitimesh dhe mundësish, por në të njëjtën kohë ata përballen edhe me një sërë rreziqesh dhe lëndimesh duke përfshirë: qasjen në përmbajtje të dëmshme; shfrytëzimin dhe abuzimin seksual; bullizmin kibernetik dhe keqpërdorimin e të dhënave personale. 1 ne 3 përdorues të internetit në të gjithë botën është minoren. Është fenomen që prek mbarë botën dhe që është i pa shmangshëm. Ai vjen nga pakujdesia dhe mosinformimi në kohën e duhur. Por sigurisht që mund të ngremë disa strategji në të mirë të botës së brendshme të fëmijëve tanë. Që fëmijët të mos bien viktimë e këtij fenomeni, i cili nuk përjashton as edhe një pavarësisht racës, gjinisë apo fesë, apo qoftë ai fëmijë me status të mirë social, apo ekonomik. Të gjithë mund të jenë vulnerabël kur bëhet fjalë për abuzim virtual.

Por si nis dhe kush mund të quhet abuzues?

Abuzimi nis nga manipulimi psikologjik që mund t’i bëhet një fëmije me qëllim shfrytëzimin seksual. Nëpërmjet komunikimit në privat në rrjetet sociale si: Facebook, Intagram, Snapchat, TikTok (messenger, chat, apo lojra elektronike) abuzuesit përfitojnë duke fituar besim te vetë fëmijët; duke u bërë pjesë e pandashme e tyre me sensibilitetin e pafajshëm që ata kanë. Abuzuesit këmbëngulin dhe ngrenë strategji derisa të lenë takim me fëmijët, që më pas mund të kenë qëllime të ndryshme abuzimi. Si pjesë e kësaj gjendjeje të re, na lind nevoja të edukojmë në mënyrë të vazhduar edhe këtë realitet me ndikim të dëmshëm, në mënyrë që të mos kthehet në bumerang për ne.

Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt?

Për të mos i lënë vetëm fëmijët në këtë luftë të heshtur komunikimi është parandalimi i këtij fenomeni. Ne duhet të kuptojmë dhe mësojmë modelin e këtyre fenomeneve duke bërë pyetje si: “Ku dhe çfarë shohin fëmijët tonë?”; “Si t’i mësojmë fëmijët tonë në kufijtë që duhet të ndërtojnë në rrjetet sociale, në lojrat elektronike?”; “Çfarë duhet të japin si informacion për vete dhe rreziku që mund t’i kanoset nëse japin të dhënat e tyre?”.

  • Mësojini fëmijët tuaj të mos flasin me të panjohur në internet.
  • Të mos japin emër, mbiemër, moshën e tyre, adresën e shkollës apo shtëpisë.
  • Të keni biseda konsistente dhe të vazhduar me ta.
  • T’i japim mjedis të ngrohtë familjar, në mënyrë që nëse ndodh që të gabojnë të mos të ndjehen të vetmuar, por ta kenë më të lehtë për të kërkuar ndihmë.
  • Fëmija duhet të kuptojë vlerat që ka dhe rreziku që mund t’i kanoset nëse nuk tregohet i kujdesshëm.
  • Mësojini të kenë limite.
  • Vëzhgojini fëmijët nëpërmjet aplikacioneve të survejimit siç mund të jenë: family link, find my kids etj.

Nëse fëmija juaj mund të ketë ndryshim në disa sjellje të përditëshme që më përpara i ka bërë normalisht, si: pjesa e gjumit; makthet e tij; ushqimi; mos dëshira krejt papritur e përdorimit të celularit; rritja e frikës pa shkak; sjellje agresive dhe rebeluese; mund të jenë sinjal për të rritur vigjilencën si prindër dhe si kujdestar të mirëqenies mendore të fëmijëve tuaj.

 

  • Revista “Familja”, maj 2022 – Majre Levenishti