ACARI, si të mbrohemi nga ai?

98

Specialistët këshillojnë: Mos dilni nga shtëpia!

I ftohti i këtyre ditëve ka mbipopulluar poliklinikat. Ata janë kryesisht të moshuar të cilët kanë probleme kronike dhe nuk kanë mundur t’i përballojnë dot temperaturat nën zero gradë. Sipas specialistëve, ky fluks pacientësh pritet të jetë më i madh, madje në përfundim të kësaj situate të ftohtë meterologjike, situata do të jetë më e rënduar dhe numri i të sëmurëve që kanë nevojë për ndihmën e mjekëve do të jetë disa herë më i lartë se dy ditët e fundit.

Të moshuarit duhet të ruhen dhe të qëndrojnë vetëm në ambiente të ngrohta si dhe të konsumojnë ushqime të pasura me shumë vitamina. Për të gjitha kategoritë mjekët kanë rekomanduar që të kufizohen sa më shumë lëvizjet gjatë ditës, të përdoren lëngje të ngrohta dhe sa më shumë fruta. Këto të fundit bëjnë të mundur rritjen e imunitetit dhe luftimin e viruseve nëpërmjet vitaminave që merren nga frutat e stinës.

Specialistët parashikojnë një situatë të vështirë, sapo temperaturat të jenë normalizuar. Menjëherë pas kësaj periudhe mund të shpërthejnë epidemi të ndryshme, të cilat nuk do të prekin vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Virozat që mund të qarkullojnë do të jenë të ndryshme dhe sipas mjekëve kjo do ta vështirësojë izolimin e rasteve.
Në vend të proteinave shtazore

Mishi – Duhet të konsumohet i gatuar në gjellë çdo ditë gjatë këtij të ftohti
Peshku – Është mjaft i domosdoshëm për të zëvendësuar humbjen e proteinave
Vezët – Duhet të konsumohen disa kokrra në ditë dhe kryesisht të ziera

Në vend të proteinave bimore

Arrat – Mjekët rekomandojnë përdorimin e disa kokrrave gjatë ditës
Gështenjat – Nëse konsumohen të freskëta ato zëvendësojnë një sërë vitaminash bimore

Në vend të kalciumit dhe magnezit

Orizi – Rekomandohet nga mjekët të përdoret qoftë në formë e supës apo edhe të pilafit
Spinaqi – Zëvendëson hekurin dhe zinkun që humbet gjatë këtij të ftohti trupi ynë
Karotat dhe limonët – Zëvendësojnë kalciumin, magnezin dhe zinkun që humbet gjatë këtij të ftohti

Për të luftuar virozat

Specat – Janë të këshillueshme të konsumohen edhe të gjalla
Lakra – Mjekët rekomandojnë që ajo të gatuhet bashkë me mishin
Lulelakra – E cila do të përdoret në sallatë me sa më pak kripë dhe vaj

/Telegrafi/