Adoleshenca, mosha e zhvillimeve të vrullshme

55

Adoleshenca është periudha më konfliktuale, shpesh tragjedisjellëse e përjetuar nga bashkëjetesa midis prindërve dhe fëmijëve, kryesisht e përshkallëzuar nga presioni shoqëror. Dilemat dramatike të formësimit të personalitetit dhe ndryshimet e vrullshme psiko-fizike që perceptohen në etapën e kalimit të fëmijës në një adult të përgjegjshëm, për çdo hap që hedh në jetë, i friksojnë adoleshentët aq shumë sa që ata marrin vendime tepër me rrezik për të ardhmen. Cilët janë faktorët që i detyrojnë të miturit të zgjedhin rrugën fatale të varësisë ndaj lëndëve narkotike?

Në radhë të parë adoleshenti duhet të përballet me një ndryshim të menjëhershëm të një sërë faktorësh në jetën shkollore, shoqërore e familjare. Ai po kalon fazën magjike të fëmijërisë, në të cilën i mituri nuk ka asnjë përgjegjësi tjetër përveç zbavitjes, në një fazë të re të mbushur me përgjegjësi. Krejt papritur mësuesit janë më serioz dhe më kërkues në shkollë të mesme për shkak të lëndëve më të vështira. Ky perceptim i lodhjes mendore ndaj detyrimeve sociale dhe jetike i trembin fëmijë-adultët.

wordsPeriudha e pubertetit përgjatë  adoleshencës shoqërohet me maturimin e organeve seksuale të riprodhimit. Ky maturim evidentohet tek femrat me fillimin e ciklit të menstruacioneve, tek djemtë me prodhimin e spermatozoideve, dhe në të dyja gjinitë ndodh zhillimi i organeve seksuale. Rritja e menjëhershme shënon një radhë ndryshimesh fiziologjike duke përfshirë shumëllojshmëri karakteristikash seksuale për herë të parë gjatë pubertetit.

Puberteti zakonisht ndodh tek meshkujt midis moshës trembëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe tek femrat midis moshës njëmbëdhjetë dhe katërmbëdhjetë vjeç. Midis kushteve problematike të ndeshura në këtë fazë janë edhe amenorrhea dhe puberteti praekos. Amenorrhea është e karakterizuar nga mungesa ose ndalimi i ciklit menstrual, jo të shkaktuar nga shtatzania. Puberteti praekos shoqërohet me shfaqjen e parakohshme tek meshkujt ose tek femrat të karakteristikave tipike të pubertetit dhe shkaktohet nga disturbanca e sekrecioneve në gjendrën pituitare, në gjendrat adrenale ose gonade. Stresi që mbush mendjen dhe shpirtin e një katërmbëdhjetë vjeçari apo të një katërmbëdhjetë vjeçareje nga lulëzimi fiziologjik që i ndodh aparencës personale, përcillet nga kriza identiteti me frekuenca të larta ankthi, të cilat duke u shtuar arrijnë gjendjen kritike të quajtur me terma psikologjike panik kronik. Cfarë është konkretisht paniku kronik? Cilat janë simptomat e tij tek të miturit dhe cilat janë pasojat e rënda që mund të sjellë ky fenomen?

Paniku kronik është një shqetësim psikik, në të cilin një person përjeton kriza paniku të vazhdueshme, të shoqëruara me ankth të përsëritur se këto kriza do të ndodhin sërish. Një atak paniku është një periudhë e një frike të vazhdueshme, keqkuptimi dhe keqperceptimi i imazhit personal apo të ambientit rrethues, duke e bërë edhe më të sikletshme gjendjen, që vjen krejt papritur dhe shkakton vizitën urgjente spitalore. Simptomatologjia ndiqet nga rrahje të forta të zemrës, frika se po çmendesh, ndërprerje e frymëmarrjes, dridhje të shpeshta, lemza të shkaktuara nga ndalimi psikik dhe fizik i futjes së oksigjenit në laring, humbja totale e kontrollit, dhe më e rënda, infarkt në zemër dhe vdekje e menjëhershme. Krizat më të zakonshme zgjasin dhjetë minuta dhe përfundojnë pas njëzet ose tridhjetë minutave.

boys_mustache_1 (1)Për të ilustruar këtë teori, tashmë të vërtetuar, me një shembull konkret, do të më ndihmojë intervista me adoleshenten që preferon të mbetet anonime për lexuesit. Nga dialogu me të është shkëputur qëllimisht fjalia: “Sa zgjohem në mëngjes, veprimi i parë që bëj është të shoh veten në pasqyrë dhe gjithmonë depresohem nga pamja ime në orët e para të ditës”. Sigurisht që shprehia me të cilën vajza përshkroi paraqitjen e saj fizike të psikodeformuar, përfaqëson zërin e mijëra adoleshentëve te tjerë, të cilët lëndohen thellë shpirtërisht nga imazhi negativ që konceptojnë për vetveten. Ky përjetim i errët i bukurisë sipërfaqësore tek adoleshentët, shkaktohet nga mënyra krahasuese që ata përdorin midis vetes dhe topmodeleve apo personazheve të soap-operave. Pasojat e këtij perceptimi vijnë duke u shtuar dita-ditës, dhe s’është çudi të kuptosh se fëmijët e tu abuzojnë me cigare, alkool apo droga variable, nga hashashi e deri tek kokaina.

Fatkeqësisht prindërit tepër të zënë me jetën e stërmundimshme moderne, arrijnë të identifikojnë problemin vetëm pasi ai është zmadhuar aq shumë sa që shëndeti fizik e psikik i fëmijës, dhe vijimësisht jeta e tij, janë në rrezik. Prindërit duhet të jenë një model i përkryer për t’u ndjekur nga disindentët e tyre dhe në të njëjtën kohë lidhja midis tyre duhet të jetë aq e fortë sa të mundësojë shkëmbimin e sekreteve intime familjare dhe ruajtjen e tyre brenda këtyre suazave fisnike. A mund të gjejmë në kohët e sotme prindër që shpenzojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre, duke u konsideruar nga fëmijët jo vetëm si prindër, por edhe si shok të rritur, me të cilët mund të këshillohen për çdo problem që i shqetëson? Gjithmonë ekzistojnë shembuj familjesh me raporte të pathyeshme midis tyre, të cilët në marrëdhëniet e tyre shkëmbejnë eksperienca jetësore dhe sakrifikojnë çdo të mirë materiale për t’i shërbyer njëri-tjetrit dhe embrionit të shoqërisë, familjes.

Gjithçka varet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga aftësia e prindërve për të menaxhuar kohën, në mënyrën më të përsosur të mundshme. Edhe me orarin standart të punëve zyrtare apo të atyre private, kushdo mund të gjejë kohë të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e jetës së fëmijës. Nëse do të përqëndrohemi tek cilësia e orëve që shpenzojmë me fëmijët tanë dhe jo tek sasia e orëve të kaluara me ta, atëherë do të kuptonim që në të dyja këto metodika ka një ndryshim thelbësor. Le t’i ilustrojmë fjalitë e lartpërmendura me shembuj konkret. Nëna e Anës edhe pse është kthyer nga puna në orën pesë dhe është duke larë enët, e pyet vajzën për periudhën e kaluar në shkollë. Ajo interesohet për çdo gjë, duke e pyetur atë për vështirësinë e lëndëve në shkollë, lëndët e preferuara të Anës, mësueset e saj të preferuara, shoqet dhe shokët e shkollës nga ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe çfarë karakteresh kanë, a bëjnë shaka në shkollë dhe kush është shakatarja më e madhe e klasës. Kush është nxënësi apo nxënësja më e mire, dhe si arrijnë ata të marrin gjithmonë maksimumin në mësime, e shumë pyetje të tjera të cilat ajo ia bën Anës kur është duke përgatitur drekën për ditën e nesërme. Kjo praktikë e përditshme e nënës së Anës, e bën Anën të ndihet e mbështetur nga familja. Ajo e kupton se është në qendër të vëmendjes dhe, më e rëndësishmja, arrin të besojë se mirëkuptimin më të madh për problemet e saj në jetë arrin t’i zgjidhë me shoqen e saj më të ngushtë, nënën e saj.

Janar-Shkurt 2013