Ajo

178

Ajo do të vdes një ditë,
ndaj puthja ballin, puthja sytë!
Një ditë të nesërme mos e prit
dhe shpirtin kurrë mos ia mërzit!

Ajo një ditë këtu s’do të jetë,
ndaj ti dëgjoje kur të flet!
Dhe mos i thuaj “of” e “uf”,
se të ka rritur o matuf.

Ajo për ty bëhej cdo kafshë,
që ti të qeshje në fëmijri,
ndaj ti mos u bëj i trash,
por buzëqeshi në pleqëri…

…dhe lumturoja ti çdo ditë
dhe behu vëlla dhe bëhu mik
Lëre të qaj çdo hall me ty,
se ka shumë gjëra që ti s’i di!

Ajo do vdes një ditë…do ik
a ndoshta dhe ti para saj,
ndaj shkoji pranë dhe bëhu mik,
kurrë mos e lerë që të qaj…

Ajo për ty nuk përsëritet
një herë në jetë, vec një do kesh
ndaj mos ia ço ti dëm vitet
….dhe puthja syte…dhe me të qesh!

Fb: Dorina Behari – Poezi