Aktet martesore islame kanë krijuar polemikë të gjerë në Turqi

875

Ndikimi i projekt-ligjit të ri të propozuar në Parlamentin Turk, i cili i jep të drejtën Myftiut për regjistrimin e martesave civile, ka hapur një debat shumë të gjerë në parlament dhe mbarë opinionin publik në Turqi.

Ditën e martë, më 27 korrik 2017, u paraqit në parlamentin turk projekt-ligji i cili i jep kompetenca stafit të Drejtorisë së Çështjeve Fetare “Muftiut” për rregjistrimin e kontratave martesore, ku aktualisht është kompetencë e punonjësve të bashkisë apo të përzgjedhurve nga Turqia.
Deputetët e partisë “Drejtësi dhe Zhvillim” në seancën parlamentare kur u paraqit ky projekt-ligj u shprehën se qëllimi i ndryshimit të këtij projekt-ligji është lehtësimi i procedurave martesore të qytetarëve, duke i siguruar atyre një shërbim të lehtë dhe të shpejt.
Si përgjigje për kritikët që thanë se ky ndryshim do të cënonte ligjin martesor civil në Turqi, kreu i partisë “Drejtësi dhe Zhvillim” në Parlamentin Turk, Naxhij Bustanxhij, u shpreh se “Kontratat martesore islame nuk kanë asnjë lidhje me shtetin, sepse akti martesor ligjor është ai akt i cili është kryer në bazë të ligjeve të përcaktuara nga shteti dhe ka mbi vete pasojat juridike, ndaj nuk duhet të bëhen krahasime mes këtyre dy akteve martesore, atij civil dhe islam.”
Nga ana tjetër ka reaguar edhe Sejnal Sarijhan, zëvëndës në Parlamentit Turk i partisë Republika Popullore, e cila është edhe partia më kundërshtare për një amendament të tillë në ndryshimin e ligjit lidhur me procedurat e regjistrimit martesor.
Ai theksoi se “Procedurat e tanishme martesore në Turqi i bëjnë bashkitë dhe të përzgjedhurit të cilët nuk kanë probleme që të kërkojnë ndryshimin e tij. A ka ndonjë neglizhencë nga stafi komunal në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve gjatë proçedurave të regjistrimit të martesave?
A ka një plan për masat që mund të merren për të parandaluar ekspozimin e të miturve, që të mos ketë shfrytëzim të vazhdueshëm seksual, të cilën mund të jenë subkejt abuzimesh nën emrin ‘Martesë’ aprovuar nga një klerik fetar, problem ky i madh social dhe shkelje e të drejtave.”
Zëvëndësi i partisë “Republika Popullore” kërkoi rikthimin e projekt-rezolutës te Këshilli i Ministrave, duke e konsideruar në kundërshtim me parimin e laicizmit të saksionuar në kushtetutë.
Gazeta “Xhumhurijet” me orientim laik theksoi se “dhënia e të drejtës klerikëve për regjistrimin e martesave, konsiderohet një hap i përpjekjeve të partisë Drejtësi dhe Zhvillim, për rikthimin e vendit në një shtet fetar.
Turqia e ratifikoi ligjin martesor civil në kuadrin e Konventës së kombeve të Bashkuara në vitin 1962.
Sipas ligjit turk, për një akti martesor të ligjshëm duhet të paraqiten në prezencë të dyja palët që kanë bërë kërkesë për martesë, si dhe punonjësi civil i cili rregjistron aktin e martesës dhe dy dëshmitarë. Çdo martesë e cila nuk kryhet si më sipër nuk hyn në fuqi në pajtim me ligjin e Republikës së Turqisë.
Akti martesor civil në Turqi kryhet në zyrat e regjistrimit të departamentit martesor në bashki dhe kushtëzohet nga ligji turk për plotësimin e aktit martesor civil që të jetë i pranishëm kërkuesi për martesë mbi moshën 18 vjeç, si dhe pranuesi për martesë mbi moshën 16 vjeç. Gjatë nënshkrimit të aktit martesor duhet të jetë prezent njëri nga prindërit. Sipas ligjit turk poligamia është e ndaluar.
Ndërsa akti martesor fetar në Turqi i kryen procedurat e tij, pas përfundimit të procedurave martesore sipas ligjeve në fuqi në Republikën Turke dhe kjo me pëlqimin e të dyja palëve për kryerjen e saj, me kusht paraqitjen e librit familjar të dhënë nga zyra e komunës, i cili autorizon për kryejren e aktit martesor.
Burimi: http://www.turkeyalaan.net
Në shqip: Mitat Kacollja