Aktualitet në mësuesi

187

Shkolla është një nga institucionet më sinjifikative dhe më aktualizuese ndaj intelektit njerëzor, duke i dhënë individëve të çdo shoqërie diturinë e nevojshme për të kuptuar botën dhe për t’u integruar në shoqëri. Në ditët e sotme sistemi europian apo ai amerikan i mësimdhënies ka evoluar aq shumë në metodologjinë e tij saqë mësuesit dhe nxënësit kanë ndërtuar një marrëdhënie të re midis tyre duke qenë nxënësi qendra e vëmendjes në klasë. Pra jo më sistemi i vjetër ku mësuesi ishte lektori kryesor i tematikave mësimore dhe nxënësit ishin pasiv gjatë orëve të mësimit. Me këto ndryshime të reja ku nxënësve i jepet mundësia jo img (1)   vetëm të jenë aktiv në klasë por edhe të elaborojnë përqindjen më të madhe të mësimit vetë, kanë mundësuar t’i shndërrojnë orët mësimore në orë creative, të cilat stimulojnë trurin për të thithur sa më shumë informacione të reja në mënyrën më të këndshme të mundshme. Tashmë mësimdhënia nuk është një proces i mërzitshëm e jokreativ, në të kundërt ajo është shndërruar në një aktivitet ku të gjithë mund të kontribuojnë në marrjen e dijeve në forma nga më të shumëllojshmet.

Një nga përparësitë e mjeteve të punës, si të nxënësve dhe të mësuesve është edhe se nga përdorimi i teknologjisë së sotme mund të merren informacione nga burime më interactive, siç janë programet kërkimore në internet. Megjithatë edhe pse ekzistojnë përmirsime të dukshme në sistemin shkollor edhe në vendin tonë, përsëri mbeten problematik nxënësit që prishin orën e mësimit. Duke marrë parasysh zhvillimin e psikolgjisë dhe aplikimin e saj në shkolla nëpërmjet psikologëve, mësuesit kujtojnë se zgjidhja konkrete për nxënësit e vështirë është raportimi i tyre te psikologia e shkollës. E vërteta nuk është ashtu, sepse me kushtet tona të pasjes së numrit të vogël të psikologëve për shkollë, pra vetëm një psikologe për shkollë, e bën punën e saj të pamundur për t’u marrë me të gjithë nxënësit problematik të shkollës. Atëherë çfarë duhet bërë?!

img (2)Mësuesit duhet, në radhë të pare, mos ta tipizojnë problemin e tyre me termin “nxënës i vështirë” duke denigruar personalitetin e nxënësit, por ta raportojnë problematikën si “situatë e vështirë” (Pädagogik, 2011). Hapi i dytë që duhet ndërmarrë për zgjidhjen e problemit është analizimi i situatës duke u nisur nga etimologjia apo zanafilla e saj, më pas duke vijuar me shkaqet e kësaj sjellje dhe krijimi i një plani për të eleminuar problemin që në këtë rast është prishja e orës së mësimit nga nxënësi. Në mënyrë që të kemi një plan sa më të plotë për zgjidhjen e situatës së vështirë duhet bashkëpunimi dhe mbledhjet me mësuesit e tjerë, të cilët duke shkëmbyer përvojat midis njeri-tjetrit arrijnë rezultate më frytëdhënëse dhe të efektshme për zvogëlimin e shqetësimit deri në shfarosjen e tij.

Hapi i tretë, dhe po aq i rëndësishëm sa dy hapat e parë është mbledhja me prindërit e nxënësve promblematik dhe involvimi i tyre në kontekstin e situatës duke i bërë edhe ata autor të zgjidhjes së vështirësive të hasura nga sjellja e fëmijëve të tyre. Nëse shihet se një nxënësi të caktuar i mungon motivimi i duhur për të studiuar pasi mësimet i duken shumë të vështira, atëherë një zgjidhje do të ishte aplikimi i një tematike më të thjeshtësuar për atë nxënës specific, në mënyrë që ai apo ajo të aktivizohet në procesin mësimor.

Nëse kemi një situatë ku prindërit nuk pranojnë të bashkëpunojnë me mësuesit me justifikimin se janë tepër të zënë me punë, atëherë rolin e ndërmjetësuesit në këtë mes e merr psikologia, e cila duhet të përpunojë disa skema dhe metoda. Mësuesi duhet të punojë vetë me nxënësin pas orëve të mësimeve për të mundësuar një sjellje të rregullt në klasë duke shmangur dhe larguar veprimet negative të inkorporuara në personalitetin e nxënësit. Duke marrë parasysh situatat e vështira që krijohen në klasë, lind nevoja e njohjes së karakteristikave të personalitetit të nxënësve nga ana e mësuesit dhe sigurisht e rrethanave familjare, të cilat janë shkaktare të sjelljeve agresive të nxënësve në klasë. Psikologia e shkollës, e cila është e specializuar për në fushën e problemeve sociale, është e mirinformuar për shkaqet e situatave të vështira dhe arsyet se përse ato degjenerojnë në prishjen e orëve të mësimit.

Teacher writing on whiteboardDetyra e psikologes, gjithashtu, është që informacionet që ajo ka marrë nga orët e saj të punës nga nxënës që kanë nevojë për asistim dhe këshillim, t’u raportojë mësuesve pa përmendur emrat e nxënësve, si problematika që hasen në ambientin familjarë duke u përcjellë në forma agresive në klasë. Tre nga shkaqet më tipike, të cilat e shqetësojnë botën psikike e shpirtërore të nxënësve janë: divorci i prindërve, abuzimi me alkool i njërit prej prindërve ose të dyve, dhuna sistematike e ushtruar në familje. Psikologjia apo psikologu i shkollës duhet t’i referoj mësuesve pasojat që burojnë pikërisht nga tre shkaqet e sipërpërmendura, të cilat në mënyrë indirekte shfaqen edhe gjatë orëve mësimore duke krijuar situata të vështira në klasë. Pa dyshim që për të folur për pasojat duhet, në radhë të pare, të kuptojmë mënyrën se si përjetohen këto rrethana negative krizash familjare nga vetë nxënësit.

Divorci është perkufizuar si zgjidhja e martesës, i cili është një proces i administruar nga gjykata që ligjërisht i jep fund martesës duke mos u konsideruar e vlefshme nga një ose të dy bashkëshortët, duke i mundësuar të dyve opsionin e rimartesës (Encarta Encyclopedia). Simptoma që kanë fëmijët në përgjithësi në raste të prindërve të divorcuar është mbyllja e tyre në vetvete, rënia në mësime, sjellje të shpërqendruara dhe agresive ndaj njerëzve që i rrethojnë.

Abuzimi i prindërve me alkoolin bëhet djepi i sherreve dhe grindjeve të vazhdueshme në çift, duke ndikuar ndjeshëm tek fëmijët, të cilët përejtojnë simptoma të ngjashme si më sipër duke u bërë burim shqetësimesh në klasë. Po ashtu edhe dhuna sistematike e ushtruar në familje sjell reagime negative në sjelljen dhe psikikën e fëmijëve duke i bërë ata agresiv ndaj shokëve të tyre në klasë apo ndonjëherë edhe ndaj mësueseve.

Si përfundim mesimdhënia është një proces i bukur dhe reformues, e cila evolon me kalimin e brezave duke u rritur në cilëse dhe efektivitet, falë metodave të reja të aplikuara, të cilat i bëjnë orët mësimore më efikase duke i aktivizuar të gjithë nxënësit në klasë. Mësuesit dhe mësueset përpiqen t’i shmangin vështirësitë e tyre duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin me prindërit dhe me psikologen e shkollës. Sistemi arsimor në Shqipëri ka bërë reforma të dukshme, të cilat ndikojnë në proceset mësimore duke i vendosur nxënësit në qendër të vëmendjes për një aktivizim më të plotë në klasa. Metodat e reja të përdorura nga mësuesit janë adaptuar për të gjitha ciklet shkollore duke u aplikuar në të gjitha shkollat.

mars-prill 2013