Aloe vera, bima çudibërëse

62

Ç’është Aloe Vera?

Aloe vera është një bimë tropikale me gjethe të tulta në formë shtize. Këto gjethe kanë një shumëllojshmëri të përdorimeve mjekësore, aq shumë saqë i kanë siguruar asaj epitetet si “bimë e pavdekësisë” dhe “shkop magjik i qiellit”. Kjo bimë është e njohur edhe si “aloe mjekësore” dhe identifikohet lehtësisht nga një tufëzë me lule portokalli ose të kuqe, të dala në majë. Gjethja si shtizë e tultë ka shumë dobi mjekësore dhe kozmetike. Botanistët dhe provat historike tregojnë se bima e aloe verës e ka origjinën nga Afrika. Për shkak se ajo është një bimë që iu përshtatet shumë kushteve klimaterike, njeriu e ka pasur të lehtë ta transportojë atë nga një vend në tjetrin. Tashmë kjo bimë mund të gjendet në shumë vende.

Për herë të parë aloe vera përmendet në një papirus në Egjipt, të shkruar rreth viteve 1550 p.e.s. Ky dokument përmend 12 receta të përzierjes së aloes me përbërës të tjerë që trajtonin sëmundje të ndryshme. Në farmaceutikën greke, bima për herë të parë është përmendur nga Celciusi në vitet 25-50 (para dhe pas erës sonë). Al-Kindi, një filozof, inxhinier dhe fizikant arab, konstatoi se aloe është një kurë shumë efektive për dhimbjet inflamatore, për shikimin, ulçerën dhe shumë probleme të tjera shëndetësore, si për dezifektimin e sistemit tretës, detoksifikimin e organizmit etj. Në Amerikë ka kopshte të posaçme ku rritet dhe kultivohet aloe, si në Teksas, Kaliforni, Oklahoma, Florida etj.

Treating-Bleeding-Hemorrhoids-with-Aloe-VeraDobitë e panjohura të Aloes

E njohur si “bima e pavdekësisë” dhe e përdorur që nga kohët e lashta për të trajtuar pothuajse çdo sëmundje, aloe vera vazhdon të ofrojë mundësi të reja përdorimi. Është shumë e këshillueshme të përdoret, sidomos në disa raste të veçanta, si:

Efekti tretës. Pini një gotë me lëng aloe vera për të luftuar çrregullimet gastrointestinale dhe për të nxitur tretjen. Është i dobishëm në rastet e thartirës në stomak, sindromës së zorrës së irrituar dhe ulçerës. Qetëson ezofagun dhe çliron refleksin e acidit. Aloe përmban glukozidesaloinin e antrakuinon A dhe B, që janë laksativë të fuqishëm. Lëngu i Aloe Verës është detoksifikues (largues i helmeve) natyral, e po ashtu është plot me vitamina e minerale që ndihmojnë trupin tonë të përballojë streset e jetës së përditshme. Gjithashtu kjo bimë përmirëson frymëmarrjen dhe zbukuron buzëqeshjen tuaj, duke zbardhur dhe forcuar dhëmbët.

Pastrimi i fytyrës. Aloe vera ndihmon në theksimin e pigmentit të lëkurës dhe i shton asaj shkëlqimin dhe elasticitetin. Gjithashtu, këshillohet përdorimi i një maske të përbërë nga aloe vera, sheqer dhe lëng limoni, për një pastrim shumë të efektshëm të lëkurës së fytyrës.

Trajtimi i djegieve. Aloe vera është një bimë shumë e dobishme në rastet e djegieve në lëkurë. Produkti më i këshillueshëm është përzierja e kësaj bime me një ekstrakt yndyrnash esenciale dhe vitaminë E.

Kundër mavijosjes. Në raste të tilla këshillohet vendosja e gjethes së aloe verës për disa minuta në zonën e mavijosur dhe më pas shpërlarja e kësaj zone me ujë të ngrohtë.

Skuqjet dhe djegiet nga dielli. Produkte që mund të gjenden lehtësisht në farmaci dhe supermarket, janë edhe sprai freskues e kremi me bazë këtë bimë. Jo vetëm kundër djegieve, por edhe kundër acarimit të lëkurës nga i ftohti, bima e aloe verës luan një rol shumë të rëndësishëm në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar nga temperaturat e ulëta.

Pickimet e insekteve. Sidomos gjatë verës, trupi ynë është shumë i ekspozuar ndaj pickimeve të insekteve dhe infeksioneve të ndryshme. Për të qetësuar pickimet dhe për të dezinfektuar zonën e irrituar mund të përdoret një preparat me vetë gjethet e aloe verës ose përmbajtje të kësaj bime.

Përkujdesja ndaj lëkurës. Është zbuluar të jetë jashtëzakonisht efektiv në pastrimin e psoriazës në testet laboratorike. Ka po ashtu disa dobi të tjera për lëkurën, përfshirë: heqjen natyrale të akneve; bën lëkurën të lëngshme; heq helmet nga lëkura; largon gërvishtjet dhe shenjat; zvogëlon inflamacionin; ripërtërin lëkurën etj.

Relaksimi i trupit. Nga bima e Aloes këshillohet të merret një gjethe e saj, e cila duhet të pritet në formë gjatësore dhe të përdoret për të lyer trupin gjatë dushit.

Forcimi i rrënjës së flokëve. Sugjerohet masazhimi i lëkurës me ekstrat të bimës aloe vera për rreth 30 minuta çdo ditë. Ndihmon në lehtësimin e kruarjeve dhe zbokthit. Gjethja e aloe verës mund të përdoret si një trajtim paraprak para aplikimit të shampos.

Diabeti. Një gjysmë luge e lëngut e konsumuar për 14 javë është vërtetuar se zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak me 45%.

Ndihmon në rënien në peshë. Lëngu i aloe verës është përdorur për shumë vite si ndihmues për humbjen e peshës.

aloe veraVlerat dhe vetitë e saj

Gjethet e aloe verës përmbajnë një numër të madh të përbërësve aktive biologjike, si mananin e acetiluar, polimananin, antrakuionet dhe lecitinë të ndryshme. Kërkimet shkencore dhe testet laboratorike kanë identifikuar në lëngun e aloe verës një substancë të aftë për të rritur aktivitetin e NF-kappa B, një kompleks proteinash që ka një rol kyç në proçeset imunologjike. E njohur si aloeride, kjo substancë është klasifikuar si një polisakaride, një lloj karbohidrati. Aloe vera, po ashtu përmban pothuajse 75 përbërës të njohur dhe më shumë se 200 lëndë përbërëse që e bëjnë atë një bimë potente mjekësore. Këtu përfshihen:

  • Enzimat që ndihmojnë në tretje dhe zvogëlojnë inflamacionin;
  • Të gjitha vitaminat, përveç vitaminës D;
  • Mineralet e nevojshme për funksionimin e enzimave;
  • Sheqerna me zinxhir të gjatë për të ribalancuar sistemin e tretjes;
  • Saponinet, të cilat kanë efekt antibakterial;
  • 20 nga të 22 aminoacidet.

Lëngu i Aloes është një ilaç natyral vërtet i rëndësishëm. Janë të shumtë njerëzit që pohojnë të mirat e saj, për sa i përket sëmundjeve, të tilla si: kapsllëku, djegiet në stomak, kolesteroli i lartë, diabeti dhe infeksionet e kyçeve. Nga ana tjetër duket se ajo ka edhe efektin e lehtësimit të dhimbjeve të brendshme. Nëse aloe merret rregullisht duket se është e dobishme për stimulimin e sistemit imunitar, gjë e nevojshme në këtë periudhë të vitit dominuar nga gripi sezonal, ftohjet dhe kollitja, nxitur këto dhe nga luhatjet e mëdha të temperaturës.

Njihet në mbarë botën se aloe vera ka korrur sukses në luftën kundër sidës, sepse ajo forcon sistemin imunitar. Një e dhënë tjetër interesante është se ajo ndihmon mjaft efektshëm në luftën kundër kancerit të mushkërive, duke nxitur aktivitetin e rruazave të bardha dhe duke mos lejuar shumimin e qelizave kancerogjene. Ajo lufton artritin, dhimbjet e reumatizmës, astmën, ulçerën, kolitin, infeksionet në veshka e rrugët urinare dhe problemet me prostatën.

Bima e pazier (e freskët) është më e dobishme, por preparatet e tregtuara janë më të lehta në përdorim, veçanërisht kur merren nga goja, pasi bima e gjallë ka shije shumë të hidhur.

Trajtimi me aloe vera është i sigurtë kur ajo përdoret në masën e duhur. Përdorimi i saj mund të shndërrohet në rrezik tek personat që kanë probleme me zemrën (çrregullon rrahjet), te gratë shtatzana, tek nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji, te femrat me menstruacione pasi shkakton hemoragji të tepërt. Por duhet thënë që lëngu i aloes nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë trajtimin mjeksor, si për shembull atë të diabetit apo kolesterolit të lartë, por me siguri mund të jetë i dobishëm si mbështetje plotësuese, ose si një formë regjimi i shëndetshëm.

Produktet e krijuara me bazë aloe verën janë në dispozicion që nga farmacitë e deri te dyqanet e kozmetikës, madje edhe në supermarket. Atë mund ta gjejmë në formën e tabletave, si: shurup, spraj, pomadë ose krem, si lëng për fërkim, si çaj etj. Është e qartë se duke përdorur këtë bimë të mrekullueshme që na e ka dhuruar Allahu i Plotfuqishëm, padyshim që do të kemi dobi në një mënyrë ose në një tjetër.