Analizë edukuesit

209

Nga Flutura Gurra

“Për shkak të ambientit të ashpër dhe të vështirë që u edukuam ne, ka bërë që të kemi frikë për fëmijët tanë nga çdo lloj vështirësie.

Kemi frikë për ta edhe simptomat natyrore, siç janë etja e pagjumësia dhe si rezultat i kësaj…

-Po i ushqejmë më shumë se ç’duan.

-I lëmë të bëhen dembela dhe as për namaz nuk po i zgjojmë.

– Nuk i ngarkojmë me ndonjë përgjegjësi nga dhembshuria për ta.

– Të gjitha punët po i bëjmë ne, madje edhe ato që u takojnë ayre, duke ia përgatitur çdo gjë në mënyrën sa më të rehatshme.

– E pakësojmë gjumin tonë për t’i zgjuar që të mësojnë.

Çfarë edukate është kjo?

Pse duhet që ne të mbajmë përgjegjësinë tonë dhe të atyre?

A nuk jemi edhe ne njerëz sikurse dhe ata?

A nuk kemi edhe ne aftësi dhe energji të kufizuar?

Ne po i edukojmë fëmijët tanë që të jenë të varur nga të tjerët e mbi të gjitha i edukojmë që të duan të mira vetëm për veten e tyre.

E nuk është normale që nëna të kryejë të gjitha detyrat e fëmijëve dhe ata rrinë ulur e presin!

Duhet që të gjithë të kenë përgjegjësitë e tyre.

Allahu i Madhëruar ka bërë që fëmijët të jenë atribut i prindërve dhe i ka urdhëruar ata të sillen mirë ndaj nesh… Ndërsa tek ne ndodh e kundërta.

-Mundohemi që të jemi të sjellshëm me ta dhe ata të jenë të kënaqur prej nesh.!!

-Për shkak të ledhatimit të tepërt, ky i fundit ka dhënë rezultate të kundërta.

-Ata nuk përballojnë aspak, nuk janë të kënaqur e kërkojnë sa më shumë.

Kjo lloj edukate ia humb fëmijës ndjenjën për të tjerët e mes këtyre edhe ndaj nënës e babait.

Në këtë mënyrë nuk do t’u bëhet vonë që të rehatohen në llogari të lodhjes dhe mundit të tyre.

Unë tani pyes:

Çfarë problemi ka nëse i vogli juaj fillon e mban përgjegjësitë e vetes së tij?

Ç’problem ka nëse do të fillojë dhe mbarojë ndonjë punë?

Çfarë do t’i ndodhte nëse do të lodhej e do të vuajë pak?

Kjo dynja është bota e lodhjes dhe mundimit dhe nuk kemi nga i fshihemi asaj, nëse duam të jemi të suksesshëm.

Nëna e mençur ia lë fëmijës së saj disa përgjegjësi, e ndihmon atë me udhëzimet e saj dhe e mbështet me ngrohtësinë e saj.

Në këtë mënyrë trupi i forcohet dhe bëhet i aftë të përballojë përgjegjësitë dhe vështirësitë në të ardhmen.”

(Nga Shejh Ali Tantaui, Allahu e mëshiroftë!)

Shtator-Tetor 2015