Anët pozitive të grindjes në çift

76

Nga Majlinda Qosja

Ekspertët thonë se edhe pse grindjet mund të jetë të dëmshme për fëmijët, por ka edhe mësime të mira nga ku fëmijët mund të mësojnë nga grindjet. “Kur konfliktet trajtohen në mënyrë konstruktive, fëmijët mësojnë për kompromisin, dhembshurinë dhe përdorimit të humorit dhe ngrohtësisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet”, thotë studiuesi Murphy. “Ata gjithashtu mësojnë se konflikti me dikë që ju e doni nuk është fundi i botës.” Nuk është e nevojshme që prindërit të grinden me dyer të mbyllura. Është shumë e qartë, fëmijët mund të ju dëgjojnë dhe ata nuk mashtrohen lehtë.

“Nëse mami dhe babi kur shkojnë në dhomën e tyre të lumtur, grinden dhe pastaj kthehen nga dhoma e tyre të mërzitur, fëmijët zakonisht do të konkludojnë se kjo ndodhi për shkak të tyre që ndoshta ishin ata që i shkaktuan pakënaqësi prindërve të tyre”, thotë Murphy. Hulumtimet treguan se madje edhe fëmijët 3 vjeçar e kuptojnë tensionin midis prindërve. Kur fëmijët janë të mërzitur nga grindjet apo tensionimet në familje, ata mund të sillen keq, të ngrijnë pra të mos reagojnë ose të ngjiten, pra grindavecë.

Përfundim i rëndësishëm i këtij studimi është se kur një fëmijë sillet keq ose ka probleme në shkollë, prindërit shpesh thirren dhe i ofrohet ndihmë në lidhje me aftësitë e tyre prindërore. Ky studim tregon se është shumë e rëndësishme që të përqendrohet në marrëdhëniet e çiftit me njëri-tjetrin, për ta përmirësuar martesën dhe për ta mbajtur atë solide.

Djemtë dhe vajzat reagojnë ndryshe

Kur ka konflikt midis prindërve, ekzistojnë dallime në mënyrën se si reagojnë fëmijët në varësi të gjinisë së tyre: “Djemtë kanë tendencë që të tërhiqen më vete, kurse vajzat përpiqen që të përfshihen”, thotë Murphy. Kjo gjë i jep shumë barrë fëmijëve, sepse ata fajësojnë veten nëse grindjet vazhdojnë të shtohen.

Murphy ofron këto këshilla për prindërit:

-Numëro deri në 10 apo largohu nga dhoma për të mos debatuar kur jeni të inatosur ose kur ju jeni shumë të mërzitur.

-Nëse ju ka kaluar zemërimi, risiguroni fëmijët tuaj duke u thënë atyre se grindja ndodh, por kjo nuk do të thotë se ne nuk e duam njëri-tjetrin dhe se nuk është faji i fëmijëve.

-Pajtohu, por mos u shtirni. Fëmijët do ta kuptojnë se jeni duke u shtirur.

Fëmijët e vegjël dëmtohen kur prindërit grinden

Konfliktet e pazgjidhura prindërore ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve të vegjël. Grindjet mes prindërve pengojnë zhvillimin emocional të fëmijëve, tregojnë studimet e reja. Mami dhe babi mund të bërtasin derisa të bëhen flakë të kuqe në fytyrë. Ata nuk komunikojnë me njëri-  tjetrin dhe as nuk i flasin. Nëse konfliktet e tyre të pazgjidhura rezultojnë në armiqësi ose indiferencë ndaj njëri-tjetrit, janë fëmijët e tyre që paguajë këtë sjellje konfliktuale, është zbuluar. Psikologu E. Marku Cummings në Universitetin e Notre Dame, PhD, dhe kolegët psikologë kanë zbuluar se një lidhje e fortë, lidhja prind-fëmijë është çelësi për shëndetin mendor të fëmijës dhe përshtatjes sociale. Hulumtimi i ri sugjeron, se është po aq e rëndësishme që fëmijët të ndihen të sigurt në lidhje me marrëdhënien e prindërve të tyre me njëri-tjetrin. “Ajo që ne tregojmë është se siguria emocionale e fëmijëve ndikohet nga marrëdhëniet ndërmjet prindërve – jo vetëm nga marrëdhënia prind -fëmijë,” thotë Cummings.

Fëmijët preken në të gjitha moshat

“Prindërit nuk e kuptojnë se fëmijët janë të ndjeshëm ndaj konflikteve mes tyre”, thotë Cummings. “Por ne zbuluam se ata janë të ndjeshëm madje edhe në mosha shumë të vogla se -… Duke filluar të paktën qysh në 1 vitin e parë të jetës së tyre. “Por nganjëherë konflikti mes prindërve mund të jetë po aq i dëmshëm sa abuzimi fizik. Nëse fëmija vazhdimisht dëgjon debate dhe argumente që nuk zgjidhen, fëmija do të ketë vështirësi me përshtatjen e tij ose të saj, me rregullimin dhe me besimin themelor të njerëzve të tjerë. ”

Interesante, fëmijët më të mëdhenj, pra adoleshentët ishin po aq të prekur sa fëmijët e vegjël. Cummings thotë: “Adoleshentët prekeshin dhe ndikoheshin madje më shumë se fëmijët e vegjël. Dhe kjo nuk është e gjitha. Një tjetër studim, në të njëjtën çështje të zhvillimit të fëmijëve tregon se fëmijët me konflikt të madh në shtëpitë bëjnë një gjumë tepër shqetësues dhe vuajnë nga pagjumësia. Më shumë konflikte prindërore të pazgjidhura, më shumë ndërprerje të gjumit të fëmijës.

“Gjithkush do të ketë grindje që janë goxha negative,” thotë Cummings. “Fëmijët nuk janë të brishtë, pra nga shkaku i grindjeve. Kjo do të ndodhë vetëm kur ka një akumulim grindjesh negative, që do t’i çonte fëmijët të humbasin besimin në sigurinë emocionale të familjes.”

Revista Familja, shkurt 2016