Ata që udhëtojnë më shpesh janë më të sukseshëm në punë

145

Pjesa më e madhe prej nesh udhëton që t’i shpëtojnë rutinës së jetës së përditshme dhe që të çlodhen si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Të gjithë kemi nëvojë për pushime sikur dhe vetëm 1 herë në vit edhe pse dy herë do të ishte idealja. Zgjedhja e destinacioneve të ndryshme brenda apo jashtë vendit varet nga buxheti që doni të shpenzoni.

Sipas disa studimeve të fundit njerëzit që udhëtojnë më shumë janë më të suksesshëm në punë sepse udhëtimi është çjodhje për mendjen dhe trupin dhe rifitim energjish pozitive. Ja edhe disa arsye të tjera:

Janë më mendjehapur

Pjesa më e madhe e njërëzve kur i rikthehen punës pas pushimeve janë më energjikë dhe më produktive. Udhëtimi dhe njohja me vende dhe kultura të ndryshme i ndihmon që të kenë ide sa më të qarta në lidhje me projektet e ndryshme.

Kanë një rrjet më të gjerë njohjesh

Kur udhëtoni nga një vend në tjetrin ju takoni njerëz të ndryshëm të cilët i shtohen listës suaj të kontakteve. Gjatë udhëtimeve ju promovoni në mënyrë direkte edhe vendin nga vini.

Kanë aftësi organizuese

Njerëzit që udhëtojnë shpesh duhet të kenë patjetër aftësi shumë të mira organizuese sepse duhet të marrin me vete gjëra nga më të ndryshmet dhe ku një gabim i vogël si harresa e pasaportës mund t’i kushtonte shumë. Kjo aftësi orgnizuese do t’i ndihmojë edhe në përmbushjen e detyrave të ndryshme në punë, sidomos pas rikthimit nga pushimet.

Kanë njohuri të gjera për kultura të ndryshme

Kur udhëtoni në vende të ndryshme ju bëheni pjesë e kulturave të ndryshme, gjë kjo që do t’ju vijë në ndihmë edhe në ambientin e punës ku njerëzit më të cilët keni të bëni mund t’i përkasin gjithashtu kulturave të ndryshme. Një gjë e tillë do t’ju bëjë edhe më socialë.