Bajrami, gëzim për muslimanët

258

Nga Elona Muça

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, salavatet dhe përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin udhën e tij me mirësi deri në ditën e gjykimit.

Gëzohen myslimanët! Vishen me rrobat më të bukura dhe së bashku që të gjithë myslimanët i drejtohen xhamisë që në orët e para të mëngjesit. Kjo është dita e Fitër Bajramit. Pas një sakrifice një mujore myslimanët treguan bindjen dhe devotshmërin ndaj Krijuesit. Ata agjëruan duke mos pritur shpërblim prej askujt tjeter pos Allahut. E sot ata janë të gëzuar takohen në mengjesin e hershëm ne pragun e xhamisë e urojnë njëri tjetrin. Ky urim vjen natyrshëm sepse ata në një farë mënyrë e kaluan testin vjetor të sakrificës për hatër të Zotit. E jeta është test, por i shpëtuar është ai që fiton Xhenetin e Amshueshëm e e kalon testin përfundimtar me sukses.

Gëzohen besimtarët! Sepse ata e dinë se kjo është mirësi prej mirësive të Allahut. Atë njeri që Allahu e do e udhëzon në udhën e Tij, dhe ia lehtëson kryerjen dhe zbatimin e dispozitave të Tij.

Gëzohen myslimanët! Sepse pas faljes së namazit të sabahut besimtarët nxitojnë të japin sadakatul-fitrin. Allahu është furnizuesi ynë. Mirësitë e Zotit nuk do të arrini ti numëroni. Ai i furnizon njerëzit me mirësitë e Tij, me mirësi të  shumta por shumica e njerëzve nuk i shohin këto mirësi dhe nuk falenderojnë për to. Ata nuk durojnë ndaj sprovave dhe sfidave të jetës megjithese nëpërmjet sfidave dhe sprovave bëhet vlerësimi i njeriut. Dikush sprovohet me varfëri, të tjerë me shëndet e të tjerë me diçka tjetër, me qëllim që të shikohen punët dhe veprat e secilit prej njerëzve, në ka kryer vepra të mira apo jo!.


Gëzohen myslimanët! Zbatimi i dispozitave të Allahut e gëzon besimtarin, ajo i jep qetësi shpirtërore. Allahu në Kuranin Fisnik thotë:  “I shpëtuar është ai që jep lëmoshë, përmed Allahun dhe falën namazin”. Ndërsa Abdullah bin Omer transmeton se: “Profeti Muhamed (alejhis-selam) e ka obliguar dhënjen e sadakatul-Fitrit për çdo mysliman në muajin e ramazanit”. Gjithashtu transmeton Imam Muslimi se: “Profeti Muhamed (alejhis-selam) e ka obliguar dhënjen e sadakatul-Fitrit në muajin e ramazanit për çdo mysliman i lirë apo skllav, burrë apo grua, i vogël apo i madh”. Madje të gjithë dijetarët e Islamit janë të një mendimi unanim rreth kësaj çështje, gjë të cilën e transmeton Imam El-Mundhirij i cili thotë: Të gjithë dijetarët e islamit pajtohen në të njejtin mendim se sadakatul-Fitri është farz, dhe se ajo është obligim për çdo person i cili ka mundësi të japë atë për veten e tij dhe për personat që i ka nën kujdestari”. Ajo jepet edhe për fëmijën që lind para se të falet bajrami, edhe pse Othman bin Af-fani e ka dhënë edhe për foshnjën në barkun e nënës, por mendimi i parë është më i saktë.

Gëzohen myslimanët! Sepse Allahu e ka bërë që dhënja e sadakatul-Fitrit të jetë pastrim nga gabimet e gjynahet. Ajo fshin të gjitha çastet e pavëmendshme, fjalet e panevojshme dhe veprat e padrejta që janë kryer gjatë agjërimit. Kështu që ajo e bën myslimanin të jetë më i lumturi pas agjërimit të ramazanit, pasi ai ka agjëruar për hatër të Zotit e me shpresën se Ai ia fal gabimet dhe gjynahet në muajin e ramazanit e nëse ka ngelur diçka i fshihet ditën e Bajramit.

Gëzohen myslimanët! Sepse ata e japin sadakatul-Fitrin e cila është ndihmë ndaj të varfërve dhe nevojtarëve. Ajo ua plotësojmë sadopak nevojat personave të varfër e të papunë. Myslimani duhet të jetë gjithnjë pranë shtresave në nevojë, por ne veçanti në ditën e bajramit. Kjo kategori njerëzish të jetë e gëzuar dhe e lumtur dhe ta shijojnë ditën e festës së bajramit. Për këtë edhe në hadithin e mësipërm Profeti Muhamed (alejhis-selam) e ka përmendur duke thënë të jetë ushqim për të varfërit.

11728777_923088927751663_7867667403524368706_oGëzohen myslimanët! Dhënja e sadakatul-Fitrit bën që të varfërit dhe nevojtarët të jenë të barabartë në ditën e bajramit. Ata duke qenë se kanë ushqime të mjaftueshme në shtëpitë e tyre nuk ndjehen inferjorë nda shtresave të tjera. Ata ishin të barabartë në agjërim. Të gjithë hanin në një kohë e çelnin iftarin në një kohë. Ata ishin të barabartë në rrjeshtat e namazit e kudo. Më i miri prej tyre është ai që është më i devotshëm.

Gëzohen myslimanët! Dhënja e sadakatul-Fitrit ka shpërblim të madh për çdo agjërues. E nëse nuk e jep në atë brenda afatit të caktuar atëherë ajo e humbet vlerën esaj dhe shpërblimi kalon në sadaka të thjeshte. Ne e dimë që shpërblimi i sadakasë është shumë i madh saqë ajo shumfishohet tek Zoti dhe se ajo e shuan zemërimin e Allahut por kur sadakatul-fitri që jepet brenda kohës së saj të përcaktuar  shohim se ajo ka nje vlere shumë më të madhe se sadakaja e zakonshme. Thotë Profeti Muhamed (alejhis-selam) se kush e jep sadakatul-fitrin para faljes së namazit të bajramite ka kryer obligimin dhe nëse e jep më pas ajo është sadaka e zakonshme”.

Gëzohen myslimanët! Dhënja e sadakatul-Fitrit bën që njerëzit të duhen me njëri tjetrin. Ata të gjenden pranë njëri tjetrit dhe jo të jenë materjalistë që mendojnë vëtëm për vetën e tyre. Ata janë si një trup i vetëm,nëse një pjesë e trupin lëndohet lëndohet i gjithë trupi.

Gëzohen myslimanët! Ata gëzohen sepse Allahu i Madhëruar i ka posaçëruar besimtarët myslimanë ndryshe nga të gjithe njerëzit e tjerë në botë. Ai i ka urdhëruar që festat t’i shoqërojnë më adhurime dhe vepra të mira që tiu shtohet imani e tiu rritet devotshmëria e të afrohen me to tek Krijuesi i gjithësisë.

Gëzohen myslimanët! Sepse festa e bajramit të ramazanit është festë e cila shoqërohet më një muaj agjërim, dhe jep edhe sadaka më pas fal namazin e bajramit në të cilin janë mbledhur të gjithë së bashku për të adhuruar dhe madhëruar krijuesin. Më pas ata largohen nga xhamia duke thene (Allahu Ekber) Allahu është më i Madhi. Kurse festa e kurban bajramit shoqërohet me kryerjen e haxhit nga Haxhinjtë ndërsa ata që skanë pasur mundësi të shkojnë në haxh kanë agjëruar nëntë ditë dhe ditën e bajramit falen dhe bëjnë kurban duke madhëruar Allahun. A nuk është kjo nje veçori e rralla ne të cilën myslimani edhe kur gëzohet ai mundohet të afrohet tëk Allahu me punë e vepra të mira. Allahu I pranoftë veprat e mira e na bashkoftë në xhenetin e amshueshëm.

 Rev. Familja, korrik -gusht 2015