Botime të reja

32

Titulli: “Çliro në veten tënde mbretëreshën e Shebas”

Proçedura dhe protokolle që të udhëheqin për një jetë më të mirë

Autor: Heba al-Sherif

Përkthyes: Roald A. Hysa

Botues: Lib-Art

Faqe: 164

Libri më i mirë i llojit të tij dhe më i shituri në mbarë botën, me qasje bashkëkohore dhe praktike, duke shënuar ndikim pozitiv të matshëm në rritjen e potencialit dhe ndryshimin drejt një jete më të mirë.

Libri që ju duhet për të vazhduar drejt suksesit!

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten, se për çfarë jeni i aftë, por keni qenë në hall për përgjigjen, dijeni se të gjitha përgjigjet janë brenda teje. Forca jote qëndron në aftësinë tënde për të dëgjuar, të kesh parasysh dhe ta kuptosh këtë forcë. Forca jote qëndron në përkushtimin tënd për ta jetuar jetën tënde në atë mënyrë që ajo të jetë e planifikuar mirë, e ngritur mbi qëllime dhe synime të larta. Forca jote qëndron në njohjen dhe vlerësimin e favoreve, që Allahu të ka dhuruar ty dhe ta lejosh atë të të shtyjë ty drejt një jete të lumtur dhe paqeje të brendshme. Përmes gjetjes së forcës tënde ti do ta jetosh jetën tënde plot me shpresë, lumturi dhe me dëshirën për të përparuar vazhdimisht në atë rrugë që e kënaq Krijuesin tënd.

Të gjithë kanë dëshirë që edukimin e fëmijëve ta kryejnë sa më mirë, ashtu që të prodhojnë një gjeneratë me të cilën do të krenohen dhe do të ndiejnë lumturi nëse kanë sukses në këtë detyrë aq të rëndë. Prandaj me këtë libër synohet që të ngritet vetëdija ndër prindërit e brezit tonë dhe atyre që do të vijnë, se çështja e edukimit të fëmijëve përfshirë frymën fetare është çështje e hapur dhe transparente. Shumë e rëndësishme është edhe edukimi shëndetësor dhe arsimor, prandaj me këtë libër synohet që në objektivin “për një gjeneratë më të mirë” të kontribuojmë në disa segmente edukative. Në këtë libër bëhet një përmbledhje e edukatës që i nevojitet një prindi mysliman që ta përballojë me sukses një zhvillim dhe edukim sa më të mirë për fëmijën e tij.

“Çliro në veten tënde mbretëreshën e Shebas!” është guida jote në vetëfuqizimin, duke përcaktuar proçedurat e sakta dhe proçesin e 21 protokolleve, që do të çojnë ty në një udhëtim fantastik. Brenda ju do të gjeni veten tuaj më të mirë dhe pasionet tuaja më të mrekullueshme. Ju do të shfrytëzoni talentet e juaja unike dhe do të ndërtoni vetëbesimin tuaj, ndërsa do të përpiqeni të arrini të gjitha ato që aspironi. Ju do të bëheni inxhinieri “i kështjellës që do ta ndërtoni vetë nëpërmjet lumturisë.”

Pjesërisht narrativë, pjesërisht manual veprimi, pjesërisht libër ushtrimesh dhe e gjitha frymëzim “Çliro në veten tënde mbretëreshën e Shebas!”, do të bëj ty të qeshësh me zë të lartë dhe të ndjesh atë që të lidh me gratë e tjera, të cilat shfrytëzojnë fuqinë e brendshme të mbretëreshës së Shebas. Ti do të shohësh, se procesi do të shkojë mirë, sepse ai vjen nga një vend i “kjo ka shumë kuptim dhe unë mund ta bëj këtë përgjithnjë!”

“Unë jam Sheba! Prekëse. E përshtatshme. Revolucionare. Unë jam Sheba dhe sa mirë është të jesh mbretëreshë!”

Heba al-Sherif, autorja e këtij libri, është mësuese dhe shkrimtare, e cila ka shërbyer si guidë për gra nga e gjithë bota për të zbuluar talentet e tyre unike, të veprojnë sipas aspiratave të tyre për të arritur gjëra të mëdha, dhe të gjejnë lumturinë e vërtetë. Ajo jeton me bashkëshortin e saj dhe me pesë fëmijët në rrethinat e Torontos, Kanada.

 

“Dispozita fetare dhe këshilla mjekësore për të porsalindurin (0-4 vite)”

063ee9aeb9f60efa02823e51450f82ce_LTitulli: “Dispozita fetare dhe këshilla mjekësore për të porsalindurin (0-4 vite)”

Autor: Sabit Gashi, Gazmend Gjota
ISBN: 978-9951-573-05-4
Botues: Lib-Art
Faqe: 372

Fëmijët janë një prej begative më të mëdha që na i jep Allahu (xh.sh.). Na gëzojnë në fëmijëri dhe shpresojmë ndihmën tyre kur të rriten. I konsiderojmë vazhdimësi tonën tek të cilët dëshirojmë t’i shohim virtytet më të mira.Të gjithë kanë dëshirë që edukimin e fëmijëve ta kryejnë sa më mirë, ashtu që të prodhojnë një gjeneratë me të cilën do të krenohen dhe do të ndiejnë lumturi nëse kanë sukses në këtë detyrë aq të rëndë.

Me këtë libër synohet që të ngritet vetëdija ndër prindërit e brezit tonë dhe atyre që do të vijnë, se çështja e edukimit të fëmijëve përfshirë frymën fetare është çështje e hapur dhe transparente, po shumë e rëndësishme është edhe edukimi shëndetësor dhe arsimor.

Ky libër bën një përmbledhje të edukatës që i nevojitet një prindi mysliman që me sukses ta përballojë një zhvillim dhe edukim sa më të mirë për fëmijën e tij.

Rev. Familja, mars 2015