Bukë me vaj ulliri dhe djathë, vakti ideal për një shëndet të fortë

47

 

Sipas nutricionistëve më të mirë italianë, buka e shoqëruar me vaj ulliri mund te zëvendësojë shumë mirë një vakt ushqimor për fëmijët dhe jo vetëm ata.

Nëse këtij binomi do t’i shtojmë edhe omega 3 te peshkut dhe micro nutrientët e domates, kemi përtuar një vakt te plotë ushqimor. Për te promovuar vajin e ullirit, kemi menduar te shfrytëzojmë ndoshta aleatin me te mire te tij, bukën, thotë Angelo Cremoni, president i grupit te ullirit dhe vajit te ullirit Assitol, Associazione italiana dell’industria olearia.

Kërkime te tera shkencore kane vërtetuar se këto dy shtylla te dietës mesdhetare, përforcojnë vlerat e njeri-tjetrit kur kombinohen bashkë. Vaji i ullirit shoqërohet shumë mirë me bukën dhe është në gjendje të reduktoje indeksin glicemik te tij. Ne këtë aspekt, ky kombinim, thotë Marco Siliano, drejtor i Operativa Alimentazione Nutrizione e Salute dell’Istituto Superiore di Sanità ne Itali, do te ishte zgjedhja me e mire për një vakt ushqimi.

Megjithatë, duhet thënë se kohet e fundit ne Itali dhe ne Europë ka një rënie te konsiderueshme te konsumit te këtyre dy produkteve, duke u zëvendësuar nga ushqime te tjera, qe ne shumicën e rasteve janë me pak te shëndetshëm.