Ç’është pjekuria shpirtërore

14

Përktheu: Bajram Karabolli

E pyetën Rumin, mjeshtrin shpirtëror pers të shek. XIII: “Çfarë është helmi?”
– Gjithçka përtej asaj që na nevojitet është helm. Mund të jetë pushtet, rehati, ushqim, ego, ambicie, frikë, zemërim… çfarëdo.
“Ç’është frika?”
– Mospranimi i dyshimit. Nëse pranojmë pasigurinë, kthehet në guxim.
“Ç’është zilia?”
– Mospranimi i lumturisë së tjetrit. Nëse e pranojmë, kthehet në frymëzim.
“Ç’është zemërimi?”
– Mospranimi i asaj që është përtej kontrollit tonë. Nëse e pranojmë, bëhet tolerancë.
“Ç’është urrejtja?”
– Mospranimi i njerëzve ashtu siç janë. Nëse i pranojmë pa kushte, atëherë, kjo kthehet në dashuri.
“Ç’është pjekuria shpirtërore?”
* Është kur ndalojmë së përpjekuri për të ndryshuar të tjerët dhe kur përqendrohemi në ndryshimin e vetes.
* Është kur ne i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.
* Është kur ne kuptojmë se të gjithë janë të përshtatshëm, sipas perspektivës së tyre.
* Është kur mësoni të thoni “lëreni të shkojë”.
* Është kur ju jeni në gjendje të mos keni “pritshmëri” në një marrëdhënie dhe jepni nga vetja për kënaqësinë e dhënies.
* Është kur kuptojmë se atë që bëjmë e bëjmë për paqen tonë.
* Është kur ndalojmë së treguari botës sa të zgjuar jemi.
* Është kur ndalojmë së kërkuari miratimin e të tjerëve.
* Është kur ndalojmë së krahasuari veten me të tjerët.
* Është kur jemi në paqe me veten.
* Pjekuria shpirtërore është kur jemi në gjendje të dallojmë midis “nevojës” dhe “dëshirës” dhe jemi të aftë të çlirohemi nga kjo dëshirë.
* E fundit dhe më e rëndësishmja, pjekuria shpirtërore fitohet kur pushojmë së shtuari “lumturinë” e gjërave materiale.

Revista “Familja”, qershor 2022