Çfarë është dispepsia dhe si ta kurojmë?

362

Nga Arjeta Dema
Keni dëgjuar ndonjëherë për dispepsinë?
Termi “Dispepsi” është përdorur për të përshkruar disa kushte mjekësore, simptomat e së cilës janë:
– Urthi (refluks ezofageal)
– Ulçer
– Dispepsi jo ulçeroze (kur kemi simptomat e ulçerës porgjatë diagnostikimit nuk kemi ulçer)
– Intolerancë ushqimore
– Fryrje
– Gëlltitje e tepruar e ajrit.
Simptomat tipike të dispepsisë janë: dhimbje, parehati ose ndjenjë djegie në kraharor, e cila shpesh njihet nga mjekët si mostretje.
Dispepsia mund të jetë e lidhur me simptoma të tjera, siç janë:
– Gromësima
– Përzierje
– Kapsllëk ose diarre
– Humbje oreksi
– Të vjella
– Parehati në zonën e barkut.

open-uri20140629-2186-vk4qva
Çfarë e shkakton dispepsinë?
Disa nga shkaqet e dispepsisë janë:
– Ankthi ose stresi
– Të ngrënit shumë ose të ngrënit shumë shpejt
– Konsumimi i alkoolit gjatë të ngrënit
– Intoleranca e laktozës
– Disa lloje ilaçesh
– Ulçera e stomakut
– Sëmundjet e zorrëve dhe çrregullime të tilla, si sindroma e acarimit të zorrëve dhe gastriti
– Gurë në fshikëzën e tëmthit

homemade-ricotta-09

Trajtimi i dispepsisë me metoda natyrale
Disa nga metodat natyrale dhe efikase për trajtimin e dispepsisë janë:
– Xhinxher+ limon + rrushë i thatë
– Vaji i farave të rrushit – 1 lugë çaji në ditë
– Vaji i farave të shegës – 1 lugë çaji në ditë
– Nenexhik + dhallë + kripë të zezë të trashë
– Gjiza është shumë e pasur më bakterie të mira, të cilat ndihmojnë në tretjen e nutrientëve. Rekomandohet të konsumohet në çdo vakt nga një lugë gjelle me gjizë.

Revista Familja, prill 2017