Cili është dallimi mes atyre që veprojnë urdhëresat e Allahut dhe vepërmirëve?

113

Nga Altin Shehu

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut, janë njerëzit e së djathtës.

Kurse njerëzit vepërmirë janë njerëzit të afërt (tek Allahu).

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut janë shumica e muslimanëve.

Kurse njerëzit vepërmirë janë të pakët.

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut agjërojnë vetëm muajin e Ramazanit.

Kurse njerëzit vepërmirë agjërojnë gjashtë ditët e Shevalit, tre ditët e “e bardha” në çdo muaj, ditën e hënë e të martë, nëntë ditët e Dhul – Hixhes, ditën e Arafatit dhe të Ashurasë.

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut nuk i lënë mangët faljen e farzeve (pesë kohët e namazit).

Kurse njerëzit vepërmirë: “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne.” (Es – Sexhde, 16)

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut: “për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që, kur i zemëron dikush, falin.” (Esh-Shura, 37)

Kurse njerëzit vepërmirë, kur i zemëron dikush, sillen mirë.

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut, të mirën e kthejnë me të mirë dhe të keqen me të keqe.

Kurse njerëzit vepërmirë, të mirën e kthejnë me diçka edhe më të mirë; kurse të keqen me të mirë.

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut e japin “zekatin” e pasurisë.

Kurse njerëzit vepërmirë: “Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi…” (El – Bekare, 274)

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut: “atë që dëshirojnë për veten e tyre, e dëshirojnë edhe për të tjerët.”

Kurse njerëzit vepërmirë: “por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse janë nevojtarë…” (El – Hasher, 9)

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut mund të japin lëmoshë dhe të shtrijnë dorën e ndihmës ndaj hallexhinjve.

Kurse njerëzit vepërmirë nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe t’u zgjidhin hallet njerëzve.

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut, së pari përpiqen t’i shërbejnë vetveteve të tyre, pastaj fesë dhe bashkësisë së tyre.

Kurse njerëzit vepërmirë sakrifikojnë veten e tyre për hir të fesë, pastaj shoqërisë dhe atdheut.

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut qëndrojnë në kufijtë e Allahut (nuk i shkelin ato).

Kurse njerëzit vepërmirë i ruajnë dispozitat e Allahut.

 

Njerëzit që veprojnë urdhëresat e Allahut aspirojnë: “kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). (Al –Imran, 185)

Kurse njerëzit vepërmire konkurrojnë mes njëri – tjetrit: “… e që ka bërë vepra të mira, do të ngrihet në shkallë të larta. ” (Ta Ha, 75)

Allahu na bëftë prej njerëzve vepërmirë, me Bujarinë dhe Mëshirën e Tij!

Qershor 2017