Dёshiron qё tё jesh mishёrim i moralit tё dy prindёrve tё tu?

19

Nga: Dr. Xhasim Mutava

Kjo pyetje ёshtё hedhur nё rrjetet sociale. Ndёrsa pёrgjigjet rreth saj sipas reagimit tё pjesëmarrёsve tё rinj e tё reja, kanё qenё si mё poshtё:

  • Pёrgjigja e parё ёshtё: “Po, shpresojё me gjithё krenari!”
  • Pёrgjigja e dytё ёshtё: “Babai im, po me gjithё krenari! Kurse nёna jo, njёmijё herё jo!”
  • Pёrgjigja e tretё: “Nuk dёshiroj tё bёhem si ata nё moral, por nё forcёn e personalitetit po.”
  • Pёrgjigja e katёrt ёshtё: “Si i nёnёs po, por jo si i babait edhe pse e dua atё.”
  • Pёgjigja e pestё ёshtё: “Uroj tё bёhem si ata tё dy. Allahu i mёshiroftё tё dy sepse pёr mua kanё qenё shembull.”
  • Pёgjigja e gjashtё ёshtё: “Jo, me keqardhje! Sepse nёna ime mё mёsoi moralet mё tё mira, por personaliteti i saj ёshtё shumё i keq. Ajo, gjithmonё dyshonte pёr ne, na mbikëqyrte gjatё gjithё ditёs.”
  • Pёrgjigja e shtatё ёshtё: “Ёshtё krenari pёr mua tё jem kopje e tyre nё moral, veçanёrisht nё bujarinё dhe pastёrtinё e zemrёs sё tyre.”
  • Pёrgjigja e tetё ёshtё: “Jo, me keqardhje! Sepse i gjithё preokupimi i tyre ishte qё ne tё rritemi e tё martohemi, dhe jo tё zhvillojmё aftёsitё tona dhe rrisim personalitetin tonё.”
  • Pёrgjigja e nёntё ёshtё: “Jo! Sepse tё dy janё nervozё, kurrё nuk mirёkuptohen me ne dhe nuk e dёgjojnё fjalёn tonё.”
  • Pёrgjigja e dhjetё ёshtё: “Jo! Sepse nёna ime ёshtё shumё e ngurtё dhe personaliteti i babait tim ёshtё i dobёt saqё fjala nuk i dёgjohet nё shtёpi.”
  • Nё disa pjesёmarrje pёrgjigjet e pjesёmarrёsve ishin shprehёse. Njёri nga pjesёmarrёsit u pёrgjigj: “Nё fillim kur lexova pyetjen, thashё jo! Por, kur fillova tё shkruaj mё erdhёn ndёrmend disa anё pozitive tё tyre. Nёna, personaliteti i saj ёshtё i ёmbёl, por pёr shkak tё kujdesit tё saj tё tepruar pёr arsiminin tonё nё shkolla tё huaja bёri qё ne mos ta lexonim mirё Kuranin pёr shkak tё dobёsisё sonё nё gjuhёn arabe, dhe kёshtu humbёm fenё tonё dhe fituam kёtё botё. Kurse babait tim nuk i dёgjohet fjala pёrpara nёnёs time, ai gjithmonё zёre se nuk ёshtё nё shtёpi.”
  • Dikush tjetёr tha: “Nuk uroj, sepse ata tё dy nuk i zgjidhnin mirё problemet tona, edukimi i tyre ndaj nesh ishte i ngritur mbi ndarjen midis meshkujve dhe femrave derisa u ndamё dhe e urryem njёri – tjetrin.”
  • Njё pjesёmarrёs tha: “Uroj t’i ngjaj atyre me krenari, sepse ata mё dhanё mundёsinё e tё shprehurit rreth asaj qё gjendet nё vetveten tonё. Ah, sikur tё bёhesha sa çereku i nёnё sime dhe gjysma e babait tim.”
  • Njёri nga pjesёmarrёsit e tjerё tha: “Jo! Jo! Asnjёrin nga tё dy, sepse babai im ёshtё narkoman, kurse nёna ime çdo ditё qёndron natёn vonё me shoqet e saj dhe nuk vjen nё shtёpi vetёm se pas mesit tё natёs.”
  • Kurse njё pjesёmarrёs tjetёr e pёrmbylli mesazhin e tij me thёnien e tij se: “Sinqerisht, as nёna ime e as babai im nuk e kuptojnё edukimin. Unё lexova, mёsova dhe u edukove vetёm.”

Tё gjitha kёto pjesёmarrje qartёsojnё mendimin e fёmijёve pёr dy prindёrit e tyre, dhe se si disa shtёpi janё tё shkatёrruara nga brenda, por njerёzit gjykojnё aparencёn. Tё dy prindёrit mund tё jenё tё suksesshёm nga ana shoqёrore, profesionale, por ata janё dёshtakë nё edukimin e fёmijёve. Jo çdo baba ose nёnё është shembull pёr fёmijёt e tyre, tё cilёt do tё dёshironin tё ishin mishёrim i prindёrve tё tyre nё moral dhe personalitet. Mungesa e shembullit prindёror nё familje prodhon shtim tё krimeve nё shoqёri dhe probleme me moralin. Nuk kushtёzohet qё tё dy prindёrit tё jenё shembull ose model nё çdo gjё, sepse shembulli mund jetё i larmishёm. Por e rёndёsishme ёshtё qё shembulli i tyre tё jetё nё anёn e moralit dhe besimit. Kurse nё fushat e jetёs, prindёrit mund tё ndajnё me ta modele tё tjera nga tё afёrmit dhe miqtё e tyre, ashtu siç na i ka treguar i Dёrguari ynё bujar veçoritё e çdo shoku tё tij, Allahu qoftё i kёnaqur me tё gjithё, Ebu Bekri (i besueshmi), Omeri (i drejti), Othmani (poseduesi i dy dritave), Aliu (kreativ, i dalluar nё guxim), Ebu Ubejde (besniku i popullit) dhe tё tjerё shokё me tё cilёt Allahu qoftё i kёnaqur me ta. Çdo njeri ka gjurmёt dhe veçoritё e tij, por i ngelet detyrё dy prindёrve qё t’i zbulojnё aftёsitё e atyre qё kanё rreth tyre, t’i njohin fёmijёt e tyre. Mund tё ndodhё qё njёri nga tё afёrmit tё jetё model nё arsimim, nё tregti, nё sport ose nё fe. Prandaj, le t’i forcojmё marrëdhёniet e tij me fёmijёt, me qёllim qё tё jetё shembull pёr ta nё veçoritё e tij. Dhe, kur nuk pёrqёndrohemi nё kёtё aspekt edukativ, modeli i fёmijёve tanё do tё jenё personalitete negative, tё devijuara ose rebele ndaj vlerave, parimeve dhe moraleve.