Del në qarkullim libri “A.D.H.D- Hiperaktiviteti”

383

Për herë të parë një libër informues mbi çrregullimin e përqëndrimit tek fëmijët

Libri me titull “A.D.H.D – Hiperaktiviteti” është një ndër botimet e para në Shqipëri, i cili trajton gjerësisht çështjen e hiperaktivitetit.

Autorja është Migena Kurushi, terapiste zhvillimi, e cila ka kryer studimet për pedagogji speciale dhe aktualisht ajo ka një zyrë terapeutike për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ky libër ka si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin mbi hiperaktivitetin, i cili është një ndër çrregullimet që prek shëndetin mendor të fëmijëve që në moshat shkollore dhe që prindërit në të shumtën e rasteve e neglizhojnë.

Në këtë libër do të njiheni se çfarë është hiperaktiviteti, cilat janë stadet e zhvillimit prenatal dhe cilat janë ato kushte që dëmtojnë fetusin, simptomat kryesore dhe dytësore të hiperaktivitetit, si dhe llojet e tij.

Një ndër pikat më të rëndësishme është edhe diagnostikimi. Si ta diagnostikohet një fëmijë me A.D.H.D?  Po mënyrat e ndihmës cilat janë? Çfarë terapish mund të përdorin terapistët?

Libri “A. D.H.D-  Hiperaktiviteti” do t’ju njohë më terapi të ndryshme që aplikohen brenda dhe jashtë vendit. Në fund në fokus është lënë puna e mësuesit. Si të punojë mësuesi me problemin real, çfarë teknikash të përdorë etj.

Gjithashtu përveç pikave të lartpërmendura në brendësi të librit do të njiheni me raste konkrete, si edhe me këshilla të ndryshme sesi ne mund ta përmirësojmë jetën e individëve me A. D.H.D.

Ky libër është përshtatur për t’u kuptuar më lehtësi si nga prindërit e fëmijëve me A.D.H.D (hiperaktivet), ashtu edhe nga psikologet, terapistet, mësuesit apo edhe studentë, të cilët duan të mësojnë diçka më shumë mbi hiperaktivitetin.

n.