Dhe sërish duke t’u drejtuar Ty!

347

Dhe sërish

duke t’u drejtuar Ty!

Zëri im i lodhur kalon shtatë qiejt e Tu,

në kërkim të vetmisë…

Aty ku muzgu më kishte lënë,

agimi të më gjejë.

 

Dhe kur toka përgjumet,

e shpirti im i etur të mos gjejë qetësi,

vij e trokas në derën Tënde,

e nënshtruar.

E gjithë e pafundmja e qënies sime

tek Ty.

 

Në heshtje jam kthyer,

në qetësinë e kësaj nate.

Jam endur nëpër rrugët që asnjë s’i di

në këtë dridhmë malli e dashurie!

E ç’strehë mund të ketë ky shpirt

veçse tek Ty?!

 

Në derën Tënde trokas,

Edhe pse nuk e mbyll asnjëherë.

Dhe atëherë kur vetja më braktisë

çdoherë në mëshirën Tënde e gjej.

 

Besarta Shatri

SHkurt 2017