Dija vlerën nënës!

Dija vlerën nënës!

29

Nga Sedat Islami

Është mirë të kesh grua të bukur dhe pasuri të madhe, por më së miri është të kesh nënën, të cilën e puth çdo ditë, ndërsa ajo të uron: “Allahu qoftë i kënaqur me ty, o biri im!”

Disa prej nesh turpërohen nëse shoqërojnë nënat e tyre në ndonjë vend, ndërsa nëna ndihet plotësisht ndryshe. Ajo krenohet nëse i biri e merr me vete tek ndonjë i afërm. Sa të mira janë nënat e sa të vrazhdë janë bijtë!

Para se ta martosh vajzën, mos harro ta pyesësh dhëndrin, jo vetëm per fenë, moralin, nderin, pasurinë dhe punën e tij por edhe për respektin që ka ndaj prindërve.

Çdokush planifikon t’i bëjë një surprizë gruas, shokut apo mikut, por të pakët janë ata që mendojnë ta bëjnë këtë për nënën e tyre.

Ndoshta sot nuk e di sa e madhe është dashuria e nënës për ty, por vetëm atëherë kur të martohesh dhe të kesh fëmijë do ta kuptosh një gjë të tillë. Bindu se zemra jote është tamam sikur një gur i shurdhët.

Në fakt, kjo është një nënë e cila vdes në duart e birit të saj dhe siç e shihni asgjë nuk mund ta bëjë atë që ta harrojë të birin, madje as në momentet kur jep shpirt. Ajo fshin lotët e të birit për të shkruar kështu në histori rrëfimin e dashurisë së vërtetë. Ah, sa shumë do të donte sikur edhe toka ta përpinte e i biri të mos e shihte në atë gjendje. Ka ngritur dorën dhe sikur thotë: Biri im, ti je me rëndësi! Kush do të kujdeset për ty, kush do t’i dëgjojë hallet, kush do të gatuaj për ty sonte, kush do t’i pastroj rrobat biri im?

Lamtumirë, bukuri e jetës, lamtumirë!

Çdo gjë në këtë botë mund të zëvendësohet, vetëm nëna jo. Asgjë nuk mund të gjesh që mund ta mbushë boshllëkun e saj.

Pasuria shkon e vjen, ndërsa nëna nuk kthehet kurrë!

Asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë!

Disa bij mendojnë se nëna është vetëm një shërbëtore, e cila gatuan, pastron, të zgjon në mëngjes dhe ndoshta dallimi i vetëm ndërmjet saj dhe shërbëtores është se kjo e fundit për punën e saj kërkon shpërblim material, ndërsa nëna jo.

Disa bij e kuptojnë vlerën e nënës së tyre, vetëm atëherë kur ajo vdes dhe mbesin nën përkujdesjen e njerkës.

Cili prej nesh ia puth dorën nënës së vet?!
Cili prej nesh ia puth kokën nënës së vet?!
Cili prej nesh i flet me respekt nënës së vet?!

Po të bënim një shqyrtim kritik të gjendjes, do të gjenim se shumica jemi të pasjellshëm ndaj saj.

Sa i përbuzur është ky njeri!

Historia ka dëshmuar se çdokush që ka qenë arrogant ndaj prindërve, nuk ka kaluar jetë të qetë dhe nuk ka gjetur respekt as prej bijve të tij.

O Zot! Fali dhe mëshiroji prindërit tanë!

Mars 2018