Dimri dhe fëmijët, dy shokë shumë të mirë!

107

Nuk ka rëndësi nëse është dimër apo nëse fëmija është i sëmurë, gjatë pasdites ai nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Sipas mjekes pediatre, Laura Reali, prindërit duhet të tregojnë kujdes në lidhje me të shëtitjet e fëmijës në dimër.

Këshillat e mjekes

Ajo shpjegon se është krijuar një ide e gabuar në lidhje me stinën e dimrit dhe të ftohtin. Prindërit mendojnë se nëse është ftohtë fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi por nuk është kështu. Mjekja thekson se dalja në ajër të pastër edhe në dimër ndihmon zhvillimin e fëmijës dhe tashmë është vetëm një mit ideja se i ftohti të sëmur. Sipas saj nuk duhet të harrojmë se me ngrohjen globale edhe dimri nuk është më aq i ashpër sa më parë. Nga ana tjetër ajo thekson se tashmë fëmijët kanë mundësi të jetojnë në shtëpi më të ngrohta si edhe të veshin rroba më të mira që nuk i lejojnë të kenë ftohtë. Në të kaluarën mendohej kështu pasi fëmijët jetonin në kushte më të këqija dhe për pasojë sëmureshin më shpesh.

Është e vërtetë që disa virusë mbijetojnë më mirë në kohë të ftohtë (si ai i gripit) por të mos harrojmë se shumë të tjerë duan temperatura të larta (që mund të gjenden në shtëpi) dhe për pasojë mund të shumohen. Këto mikroorganizma e kanë më të vështirë të shumohen në ambiente të hapura dhe përhapen me lehtësi në shtëpi apo kopështe.

Jo vetëm kaq, fëmija merr edhe rrezet e diellit që e ndihmojnë të fitohet vitamina D. Pra dilni të luani me fëmijët jashtë shtëpisë. Ata do të jenë shumë mirë dhe të shëndetshëm!