13

13 13

12

12 12

11

11 11

10

10 10

9

9 9

8

8 8

7

7 7
Login Register
Kemi 5 vizitorë në linjë

Warning: copy(file:///C:/Users/Rezarta/AppData/Local/Temp/msohtmlclip1/01/clip_image001.gif) [function.copy]: failed to open stream: No such file or directory in /home/revista/public_html/plugins/content/mavikthumbnails.php on line 668

Warning: copy() [function.copy]: Couldn't resolve host name in /home/revista/public_html/plugins/content/mavikthumbnails.php on line 668

Warning: copy(http://www.revista-familja.comC:/Users/Rezarta/AppData/Local/Temp/msohtmlclip1/01/clip_image001.gif) [function.copy]: failed to open stream: operation failed in /home/revista/public_html/plugins/content/mavikthumbnails.php on line 668

Warning: copy(file:///C:/Users/Rezarta/AppData/Local/Temp/msohtmlclip1/01/clip_image002.gif) [function.copy]: failed to open stream: No such file or directory in /home/revista/public_html/plugins/content/mavikthumbnails.php on line 668

Warning: copy() [function.copy]: Couldn't resolve host name in /home/revista/public_html/plugins/content/mavikthumbnails.php on line 668

Warning: copy(http://www.revista-familja.comC:/Users/Rezarta/AppData/Local/Temp/msohtmlclip1/01/clip_image002.gif) [function.copy]: failed to open stream: operation failed in /home/revista/public_html/plugins/content/mavikthumbnails.php on line 668

Si të kujdesemi për lulet gjatë stinës së dimrit

Lulet janë ato që e zbukurojnë ambientin ku jetojmë, qoftë në dhomë, qoftë në kopsht, sepse krijojnë mjedis tërheqës dhe ofrojnë prehje. Nga shekulli në shekull lulet janë pjesë e familjeve të pasura dhe varfra. Kujdesi dhe dashuria për to sa vjen e shtohet.

Të marrësh një buqetë apo vazo me lule si dhuratë është e çmueshme për cilindo nga ne. Si të rinjtë ashtu dhe të vjetrit, si shqiptarët ashtu dhe të huajt i kushtojnë rëndësi dhe kohë luleve në oborret e shtëpive private, por edhe në brenda apartamenteve.

Shpesh herë nga një vizitë te komshiu nuk kthehemi duar bosh, por marrim një rrënjë apo degë të një luleje, e cila nuk ndodhet në ballkonin e shtëpisë tonë, e kështu shtojmë numrin e tyre në banesat tona.

Mirëpo lulet duan një kujdes të veçantë në jetëgjatësinë e tyre. Ushqehen me pleh, dritë dhe me temperaturë pothuajse konstante. Pija e tyre kryesore është uji,  i cili iu lëshohet direkt te rrënja, si dhe spërkatja e herë pas hershme mbi gjethet apo lulet që ato lëshojnë. Një rol të madh luajnë dhe stinët në gjelbërimin dhe rritjen e tyre. Të gjithë e dimë që pranvera është stina e luleve. Temperatura e kësaj stine, shirat e butë janë ushqyesit e ideal  për lulet.

Kujdesi ndaj luleve në stinën e dimrit

Të gjitha zonjat apo zotërinjt, të cilët kanë lule në shtëpitë e tyre, ndiehen të kërcënuar ndaj stinës së dimrit. Në mënyrë të veçantë ata banorë që jetojnë në qytetet e ftohta si kukësi, tropoja, puka, korça, pogradeci etj. Në këto qytete dëbora është e pranishme çdo dimër. Nëse lulet tuaja qëndrojnë në oborrin e shtëpisë është e këshillueshme që gjatë motit me borë, breshër apo me shi të rrëmbyeshëm, duhet t’i mbuloni lulet siç mbulohen serat bujqësore. Në këtë mënyrë ju i krijoni temperaturë luleve tuaja duke i mbrojtur nga ngricat dhe erërat e forta. Gjithashtu duhet treguar kujdes në momentin që moti përmirësohet, ju duhet t’i zbuloni menjëherë ato. Temperatura e luleve gjatë kësaj stinë duhet të jetë 10-12 gradë.

Ndërsa temperatura në ambientin e shtëpisë duhet të jetë konstante dhe nuk duhet tepruar me mjetet ngrohëse, si kondicioneri apo soba, pasi ato i dëmtojnë lulet tuaja.

Ujitja dhe kujdesi nga parazitët

Kujdes me ujitjen gjatë stinës së dimrit. Lulet janë si gjallesat, kanë etje kur është shumë ngrohtë dhe kur është ftohtë duan më pak ujë, prandaj mos i ujitni asnjëherë lulet nëse plehu ku ato qëndrojnë është i lagur, pasi uji i tepërt i kalb ato. Gjatë qëndrimit në vendin ku do të dimërojnë, duhet shikuar herë-herë me thjerrëz, në mënyrë që t’i vëreni në kohë dhe t'i zhdukni parazitët, në qoftë se shfaqen të tillë.

Krasitja dhe përzgjedhja e bimëve

Të gjithë të pasionuarit pas luleve duhet që për çdo lule që blejnë apo iu dhurohet të mësojnë karakteristikat e lules së re. Jo çdo lule rri e gjelbëruar në çdo stinë. Pothuajse 70 % e luleve janë sezonale, që do të thotë që gjatë stinës së vjeshtës apo të dimrit iu bien gjethet dhe rigjelbërojnë në pranverë, pak a shumë përngjasojnë me bimët frutore.

Prandaj për t’i shijuar lulet çdo stinë duhet të përzgjedhim lulet që i rezistojnë çdo stine.

Duhet ditur se krasitja e bimëve bëhet në fundin e stinës së vjeshtës apo fillim dimri dhe jo më vonë, në të kundërt riskon jetëgjatësinë e tyre.


Disa këshilla të dodmosdoshme për lulet në stinën e vjeshtës dhe të dimrit


vjeshtë

- Gjatë vjeshtës është mirë që të përdorni ushqyes për bimët në mënyrë të vazhdueshme (1 herë në 3 ujitje).

- Nga mesi i vjeshtës, në varësi të ambientit duhet ulur doza e ujitjes.

- Nga mesi i tetorit është periudha më e mirë për të mbjellë bulba, si p.sh. Tulipanët.

- Këshillohet të bleni lule sezonale për këtë periudhë.

- Nga fundi i tetorit është e këshillueshme që të futen brenda bimët e ambientit të brendshëm nëse i keni nxjerrë jashtë.

- Dita fillon e zvogëlohet dhe dielli nuk është më i fortë. Mund t’i lini lulet në diell gjatë kësaj periudhe, edhe ato që gjatë verës i keni vendosur në hije.

dimër

- Të kini kujdes bimët që nuk e durojnë të ftohtin.

- Mos i vendosi lulet afër kaloriferëve.

- Lulet e ambienteve të brendshem të mos prekin xhamat e dritareve.

- Gjatë periudhës së ngricave nuk përdorim ushqyes apo plehra të ndryshem tek bimët e ambientit të jashtëm.

- Vetëm tek bimët e ambienteve të brendshëm përdoren ushqyes të lëngshëm.

- Kujdes tek pjatat e vazove mos lini ujë se ka rrezik të ngrijë dhe dëmton lulen.

- Kujdes i veçantë tek gardenia dhe bughainvillea, ngricat i dëmtojnë.

- Është mirë që lulet e ambienteve të brendshem të spërkaten me ujë sepse në dimër ajri brenda në shtëpi është i thatë si pasojë e ngrohjes që përdorim.

- Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëni ujitje në darkë gjatë periudhes së dimrit.

Developed by JoomVision.com
Gruaja ne Islam

Gruaja ne Islam 

Shoqata Kulturore "Gruaja"  boton librin e saj më të fundit me titull: "GRUAJA...

Produkte Natyrale

Produkte Natyrale 

Produkte bimore te cilësisë më të mirë nga vendet e Lindjes, Siri, Dubai,...

Gatuaj dhe shijo

Gatuaj dhe shijo 

Në këtë libër amvisat shqiptare do të gjejnë mbi 300 receta me gatime të...

Dyqani i mishit hallall Kombinat

Dyqani i mishit hallall Kombinat 

Tregton mish viçi, qengji, qofte dhe sallameri të firmës "Meka", me shumicë...

1 2 3 4

Joomla 1.5
Developed by JoomVision.com
Shoqata Kulturore

Shoqata Kulturore "Gruaja" 

Shoqata kulturore “Gruaja” është themeluar nga një grup femrash intelektuale shqiptare dhe është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me nr. 11627 më datë 16.12.1996. Që nga dita e formimit të saj dhe deri tani ajo ka punuar që të krijojë një imazh të ri të femrës myslimane, t’i japë vendin që i takon në shoqëri, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë familjes, si bërthama bazë e shoqërisë. Një familje e shëndoshë dhe e rritur sipas vlerave islame do të edukojë fëmijët e së...

AIITC

AIITC 

      Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. AIITC organizon konferenca dhe simpoziume shkencore, si dhe promovon studime akademike në çështje që lidhen me kulturën, qytetërimin, artin, traditën dhe zakonet islame te shqiptarët....

Radio Kontakt

Radio Kontakt 

Radio Kontakti filloi transmetimet në një kohë kur të gjithë mendonin për të shkatërruar e rrënuar, në mes breshërisë së plumbave të vitit të mbrapshtë 1997, lindi radio Kontakt. Ishte tetori i vitit 1997 kur radio Kontakt filloi transmetimet me programacion të plotë dhe u bë zëri më i besueshëm për të gjithë shqiptarët. Shkëlqimi i saj ishte që në zanafillë. Stafi i saj përbëhej nga profesionistë, që punuan në mënyrë pasionante për ngritjen e kësaj krijese mediatike. Themelet e Radio Kontaktit u...

Shtypshkronja “Mileniumi i Ri”

Shtypshkronja “Mileniumi i Ri” 

Shtypshkronja “Mileniumi i Ri” operon prej më shumë se 10 vitesh në tregun e botimeve në offset. Me një staf të kualifikuar dhe me aparaturat më moderne “Mileniumi i Ri”  ka lënë gjurmë të forta në këtë treg me shtypjen në një cilësie shumë të lartë të një morie librash, revistash, broshurash, fletëpalosjesh, reklamash dhe materialesh të tjera. Mund të gjeni në treg shumë prodhime të Shtypshkronjës “Mileniumi I Ri”, çka na bën krenar për punën tonë ndër vite. Eksperienca jonë dhe cilësia...

Pre 1 2 3 4 Next

Ju jeni në: Faqja kryesore Dituri Si të kujdesemi për lulet gjatë stinës së dimrit
Blu Blu Kuqe Back to Top