Dobitë e mrekullueshme të hurmave arabe

124

 

  1. Hurma arabe e pasur me lëndë ushqyese

Hurmat arabe kanë disa përfitime të mëdha ushqyese. Konsumoni tri hurma në ditë. Ata përmbajnë bakër, kalium, fibra, mangan, vitaminë B6 dhe magnez.

  1. Hurmat arabe përmirësojnë tretjen

Nëse keni probleme si kapsllëk ose probleme të tjera të tretjes së ushqimit, hurmat arabe mund t’ju ndihmojnë. Ata përmbajnë fibra, të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe të  tumoreve të stomakut. Hurmat arabe janë të rekomanduara edhe për trajtimin e hemorroideve.

  1. Hurmat arabe, si lehtësues dhimbjesh

Hurmat arabe kanë shumë magnez, i cili është një anti-inflamator.

Studimet kanë treguar se magnezi tek hurmat arabe mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit arterial dhe në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

  1. Hurmat arabe për një shtatzëni të shëndetshme

Një studim i bërë ka provuar se hurmat arabe ndihmuan me dhimbjet e lindjes dhe lindjen e fëmijës. Hulumtuesit testuan 69 gra dhe dolën në përfundim se, nëse gratë konsumonin hurma arabe gjatë katër javëve të fundit të shtatzënisë së tyre, lindja dhe dhimbjet e lindjes do të ishin më të lehta. Hurmat arabe, gjithashtu, ndihmojnë në humbjen e peshës pas shtatzënisë.

  1. Hurmat arabe kundër tensionit të lartë të gjakut dhe goditjeve në zemër

Magnezi që ndodhet tek hurmat arabe është i dobishëm edhe për uljen e presionit të lartë të gjakut. Shumë njerëz marrin mjekime për presionin e gjakut, por me ngrënien e këtij fruti gradualisht medikamentet bëhen të panevojshme. Kaliumi që ndodhet në hurmat arabe është gjithashtu i dobishëm, pasi ai ndihmon që zemra të punojë më mirë dhe ul presionin e gjakut.

Janë bërë kërkime për të përcaktuar nëse hurmat arabe kanë ndikim në goditjet e zemrës. Në fakt, ka patur rreth shtatë studime, të cilat provojnë se magnezi zvogëlon rrezikun e goditjes së zemrës me rreth 10%, për çdo 100 mg magnez që ju hani në baza ditore.

Hulumtimi është publikuar në gazetën amerikane “Clinical Nutrition” dhe tregon qartë se hurmat arabe mund të ulin rrezikun nga goditjen e zemrës.

  1. Hurmat arabe e bëjnë trurin të punojë më mirë

Ka patur edhe studime të kryera mbi përbërësit e hurmave arabe dhe lidhjen e tyre me shëndetin e trurit. Rezultati ka treguar se, kur ju keni sasi të mjaftueshme të vitaminës B6 në organizmin tuaj, truri juaj punon më mirë. Kjo do të thotë se, ju do të keni përqëndrim më të lartë, memorie më të mirë dhe mund të thithni informacione më shpejt. Hurmat arabe ndihmojnë për ta mbajtur mendjen tuaj të mprehtë dhe të gatshme për të mësuar.

  1. Hurma përmban shtatë vitamina
  • Vitamina A – ndalon verbimin, rrit imunitetin dhe luan rol në luftimin e kancerit.
  • Vitamina B1- mungesa e kësaj vitamine bëhet shkak për zhvillimin e ngadaltë dhe hidropizi. Kjo vitaminë ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit nervor, të muskujve dhe të zemrës.
  • Vitamina B2- është e rëndësishme për lëkurën dhe zhvillimin, aparatin tretës dhe shikimin.
  • Vitamina B6- fuqizon sistemin nervor dhe enët e gjakut, si dhe ndalon vjelljen.
  • Vitamina D- është e rëndësishme për kockat dhe dhëmbët; përfitohet nga kalciumi dhe fosfori.
  • Vitamina E- mbron membranat qelizore nga shkatërrimi dhe lënda okside; ndihmon në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Bowl of dried dates from top view

Disa dobi të tjera të hurmave arabe:

  • Çdo 100 gr hurma prodhon 13 mg acid folik, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe shton cilësinë e veprimit të hekurit në trup.
  • Aminoacidi që përmban hurma arabe është i rëndësishëm për prodhimin e 5 mijë lloje proteinash të domosdoshme për një jetë të shëndetshme, 18 prej tyre janë tepër të rëndësishme për imunitetin e trupit. Tryptophan është nga aminoacidet më të rëndësishme që gjendet tek hurma; ky acid ka rol të madh në rregullimin e gjumit, të humorit dhe oreksit.
  • Kripërat alkaloide që gjenden tek hurmat veprojnë në rregullimin e acidit në gjak, i cili mund të shkaktojë gurë në veshka, apandesit dhe ngritje të tensionit të gjakut.
  • Hurma arabe është e pasur me elementët natyralë Phyto, parandaluese të kancerit.
  • Ul sheqerin në gjak dhe lufton alergjinë.
  • Hurma arabe shton prodhimin e hormoneve nxitëse të qumështit tek nënat gjidhënëse.
  • Përmban hormone të rëndësishme, siç është hormoni Pitocin, që ka rol rregullues të shtytjeve të fëmijës kur lind. Përveç kësaj, ndalon hemorragjitë gjatë lindjes dhe pas saj, si dhe ul presionin e gjakut te gruaja shtatzënë.

Nga faqja zyrtare: www.produktenatyrale.com

Revista Familja, maj 2018