Elbasani, histori dhe traditë

42
  • Një qytet ku janë të gërshetuara mjaft bukur këto karakteristika që e bëjnë tërheqës për turistët
    dhe vizitorët. Ajo e më të cilën njihen fillimisht e që përfaqëson denjësisht këtë qytet është
    Kalaja 2 mijë vjeçare me muret rrethuese, që tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit në
    periudhën e hershme Osmane.
    Në brendësi të kalasë aty ku ndodhen 3 objekte kulti, gjendet një lagje e banuar me rrugicat e
    vjetëra dhe shtëpitë e ruajtura mjaft mirë. Ndërsa Kulla e Sahatit, brenda mureve të kalasë, është
    një objekt më shumë se një shekullor, shpesh është bërë pikë referimi për takimet mes të rinjve,
    turistëve apo vetë qytetarëve elbasanas. Zhvillimi i tregtisë ishte karakteristikë e këtij qyteti rreth
    shekullit të 17.
    Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Madje ai
    është qyteti në të cilin është organizuar panairi i parë në vitin 1381. Elbasani shquhej për lëkurat
    e ngjyrosura, punimin e mëshinit të hollë, saftianit të butë dhe qoseles me shkëlqim. Kazazët
    njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin e mëndafshit dhe pambukut. Po kaq e vjetër është
    edhe zeja e samarxhinjve. Një lloj tjetër e zejtarisë që e ka fillesën në Elbasan është prodhimi i
    çibukëve, që realizoheshin nga gdhendja e drurit të shqopës. Zejet për opingat kanë qënë të
    hershme. Ndërsa Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa e frerë. Elbasani është një nga trevat më
    të pasura etno-folklorike të Shqipërisë. Kjo trevë numëron 37 lloje kostumesh popullore
    autentike, me mbi 10 variante. Vetëm në qytetin e Elbasanit këndohen 209 këngë popullore,
    bazuar në krijuesit korifenj të kësaj muzike si Isuf Myzyri, Leks Vini, Mustafa Bodini etj.
    Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim
    kombëtar. Ai shquhet edhe si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore. Shkolla Normale
    (Pedagogjike) në Elbasan, e cila i hap dyert për herë të parë më 1 dhjetor 1909, si e para shkollë
    e mesme kombëtare në gjuhën shqipe. Teatri “Skampa” është ndërtuar në vitin 1938 nga Xhavit
    Bej Biçaku dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Ndërsa Muzeu “Kostandin Kristoforidhi”
    është ngritur në vitin 1978, në kuadrin e 100 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në fund të
    shekullit XVI në Elbasan numëroheshin jo pak por 46 xhami, të cilat për nga numri i banorëve e
    radhisnin si qytetin e parë të këtij lloji në Perandori. Xhamia e Portës së Kalasë u ndërtua nga
    Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1464 kur u rindërtua kalaja e Elbasanit. Ndërsa Xhamia Mbret
    konsiderohet si objekt kulti simbol për myslimanët në Elbasan. Pjesë e tradisës është edhe
    kushina tipike elbasanase. Ndër gatimet tradicionale dominojnë tavë kosi, paçe koke, gjel deti me
    përshesh, qumështur si dhe të famshmet ballokumet e Elbasanit.
    Në Elbasan i gjen të gjitha këto. Shumë histori, traditë dhe kulturë, të ndërthurur me bukuritë
    natyrore të Krastës, malit të Vashës dhe lumit Shkumbin. Por mbi të gjitha Llixhat e Elbasanit me
    vlera të mëdha terapeutike dhe kurative. Mosha e ujërave termale llogaritet në rreth 5 shekuj.
  • Llixhat e Elbasanit ofrojnë resurse natyrore dhe njerëzore të admirueshme të cilat janë shumë të
    frekuentuara edhe sot.
    Zyra e Turizmit dhe Këshillimit Familjar
    Revista Familja, qershor 2016