Fëmijëri e pa jetuar

92

50b6fe55dbd0cb6d9f00016b._w.540_h.540_s.fit_Nga Diana Syla

Ishte fundjavë. Tek kaloja momente të bukura nën shoqërinë e familjes time duke shijuar rrezet e ngrohta të diellit dhe ushqimet tradicionale tipike prizrenase, na shqetësonin vazhdimisht fëmijët e rrugës duke kërkuar lëmoshë. Nuk e di nëse mund ta quaj shqetësim apo trishtim. Një ndjenjë negative përshkon trupat tanë sa ikën një fëmijë që kërkon lëmoshë vjen një tjetër.

Ata janë të padukshëm sepse shumë njerëz kanë vendosur të mos i marrin parasysh, ku në fakt ata janë shëmbëlltyrë dështimi e shoqërisë sonë. Ata marrin çdo ditë rrugëtimin e tyre nëpër rrugët e qytetit ku dielli përvëlues përcëllon trupat e tyre. Tek sa sheh fëmijë të tillë të kujtohet poema e Migjenit “Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi“. Kjo mendoj se është një prej plagëve më të mëdha që ka shoqëria jonë. Fëmijë të vendosur kudo në rrugët e Tiranës në pikat më strategjike që kalojnë më shumë njerëz. Faji i kujt është? Në këtë rast nuk mund të themi që faji është jetim. Sepse të vetmit të pafajshëm në këtë mes janë fëmijët. Këta fëmijë janë të rrezikuar çdo ditë. Ata mund të bien pre e abuzimeve të ndryshme si prostitucion, trafikim, dhunë, drogë etj.

Kemi dy kategori fëmijësh të rrugës:£¨¹ØעƶÀ§£©£¨16£©¡°³¬ÉúÓλ÷¶Ó¡±ÀïµÄͯÄêÖ®éä

1. Fëmijë të bardhë që shesin në rrugë që kanë familje të rregullta .

2. Fëmijë rom që lypin…

Prindërit e fëmijëve luajnë një rol shkatërrues për të ardhmen e fëmijëve .Me gojën plot mund të themi që këta janë prindër me një kulturë të kufizuar edukative-arsimore dhe janë të varfër ekonomikisht prandaj i nxisin fëmijët e tyre që të kërkojnë rrugëve duke harruar përgjegjësitë dhe detyrimet që kanë ndaj fëmijëve të tyre. Janë prindër të pamëshirshëm që shfyrtëzojnë fëmijët e tyre. Keqardhja më e madhe është se të ardhurat që fitojnë i dorëzojnë tek prindërit dhe ata konsumojnë alkool dhe duhan. Pothuajse të gjithë fëmijët rom kanë braktisur shkollën ose nuk janë regjistruar fare në shkollë dhe janë analfabetë. Profesioni i të ardhmes së tyre do jetë që dhe ata të detyrojnë fëmijët e tyre të lypin rrugëve ashtu siç bëjnë prindërit e tyre.

Strategji të shumta janë diskutuar për t`u ndërmarrë në mbrojtje të fëmijëve të rrugës por që asnjëherë nuk janë vënë në praktikë. Sipas nenit 54 të Kushtetutës së R.SH, fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti, ndërkohë, realiteti është krejt ndryshe dhe i prekshëm nga çdokush. Realitet ky që ne e vërejmë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit tonë. Heshtje e madhe nga ana e shtetit tonë, asnjë masë parandaluese e zhdukjes së këtij fenomeni. Çfarë e ardhme i pret këta fëmijë? Çfarë jete do të jetojnë? Pyetje që nuk marrin përgjigje por një gjë është e sigurtë që ata do vazhdojnë të jenë analfabetë dhe të trashëgojnë profesionin në brezat pasardhës. Sado të ulërasësh dhe të ngrish zërin tënd në mbrojtje të këtyre fëmijeve asgjë nuk ndryshon në vendin tonë. Mund të jepen disa kronika sa për show mediatik të cilat tregojnë se po merren masa parandaluese. Deri tani asnjë ndryshim nuk kemi parë. Se gjërat funksionojnë sa për ty dukur dhe jo për ta zhdukur në rrënjë këtë fenomen.

Qëndrimi i islamit ndaj të drejtave të fëmijëve

Fes_Mosquee_El_QaraouiyyineIslami, si një sistem i përkryer jete, nuk harroi as fëmijën, të cilin madje e konsideroi si celulën më të fortë të familjes, në rend të parë, dhe shoqërisë në rend të dytë, pa të drejta dhe obligime, të cilat e shoqërojnë nga lindja e deri në pleqëri të thellë, vdekje, madje edhe pas vdekjes. Islami e mbron fëmijën që para lindjes. Pejgamberi, (a.s), e ka konsideruar mëkat moskujdesin për fëmijët dhe ka thënë “Edukojini fëmijët tuaj dhe bëjeni mire atë”.

Fëmijët kanë të drejat e tyre ndër të cilat mund të përmendim: e drejta e edukimit, e drejta e arsimimit, e drejta e mjekimit, e drejta e trashëgimisë, e drejta e shfaqjes se mendimit etj. Islami është fe e tolerancës dhe lirisë. Historia dëshmon se sheriati islam ishte veçuar me respektimin e se drejtës se fëmijës nëse ai ia qëllon. Kam dëshirë të jem optimiste për vendin tonë por më duket diçka e vështirë pasi “E ardhmja e çdo pupulli mund të matet drejtpërdrejt nga gjendja prezente e rinisë së tij”.

Maj-Qershor, 2014