Femrat në timon e meshkujt pasagjer!

74

Që në lashtësi është bërë një dallim e diferencim mjaft i theksuar përsa i përket roleve e përgjegjësive të meshkujve dhe të femrave. Historikisht kanë qenë femrat ato të cilave iu janë besuar rolet më të ‘brishta’, kryesisht ato që përfshijnë vetëm ambientet e shtëpisë. Tani dalëngadalë është realizuar dalja masive e femrave nga muret e shtëpisë drejt atyre punëve, të cilat për një kohë relativisht të gjatë më së shumti janë kryer vetëm nga meshkujt.

Nëqoftëse vetëm para disa dekadash apo vitesh nuk shikoje apo shikoje shumë rrallë një femwr në timon, sot është bërë një fenomen mjaft i përhapur. Tanimë nuk na cudit më fakti i të parit një femër në timon, por përkundrazi na rastis të shohim dendur femrat në timon e meshkujt pasagjerë.

Në rastin kur femrat janë në timon dhe meshkujt janë pasagjerë, ata thuajse shumicën e kohës e kalojnë duke bërë ‘leksion’: “Kujdes! Ule shpejtësinë! Po si të kam thënë?!” etj., meqënëse në krahasim me femrën ata kanë më shumë eksperiencë. Por ata harrojnë që është natyra e femrës që e ka marrë rishtaz dhe nuk duhet t’i flasësh ose më saktë nuk duhet t’i bërtasësh e ulërasësh, sic ndodh zakonisht.

woman-driver (1)Është i vërtetë fakti që meshkujt realisht kanë më shumë eksperiencë në timon, ndërsa femrat nuk kanë shumë kohë që po e ushtrojnë një ‘detyrë’ të tillë, por statistikat tregojnë se njëkohësisht janë ata (meshkujt) të cilat kryejnë më shumë aksidente automobilistike. Kjo jo vetëm se janë meshkuj ata që më së shumti kanë makina e janë shoferë, por sepse ata shpërqëndrohen më shumë në timon sesa femrat, të cilat në përgjithësi janë më të kujdesshme, më të përgjegjshme, pasi e tillë është natyra e tyre, por edhe sepse ato zakonisht shoqërohen nga fëmijët, të afërmit apo nga shoqet në makinë.

Numri më i madh i aksidenteve shënohet kryesisht gjatë fundjavave, ku meshkuj e femra festojnë e konsumojnë më shumë alkool. Të dy, si meshkujt e femrat, konsumojnë, por jo në sasi të barabartë, pasi meshkujt duke e parw veten si më të fortë e si me më shumë guxim konsumojnë më tepër, ndërkohë që edhe femrat konsumojnë, por duke qënë se janë deri diku më konshiente për sasinë e të pirit e frenojnë më shumë veten. Ndoshta ky fakt i atribuohet natyrës së saj ‘mëmësore’ të kujdesshme e më të përgjegjshme.

Por sigurisht që jo gjithmonë ndodh kështu, pasi ka edhe femra ‘pa rregullore’, të cilat e ngasin makinën keq, si dhe përdorin një fjalor tepër vulgar, sikurse ka edhe meshkujt të tillë. Por një femër vulgare në timon, përveçse figurës jo të mirë që bën, njëkohësisht ka edhe një tjetër përgjegjësi, pasi mund të ketë edhe një fëmijë (si edhe e përmendëm) mbrapa në makinë dhe kështu ajo i transmeton modelin e saj jo të mirë edhe tek fëmija.

woman-driverDuke qënë se tani njeriu kalon relativisht shumë kohë në timon, meshkujt, por më së shumti femrat, të cilat kanë edhe përgjegjësinë më të madhe në edukimin e fëmijëve (si pasojë, edhe të shoqërsë në pergjithësi, por pa mënjanuar edhe rolin e meshkujve), si rrjedhim duhet të jenë një model edhe në timon, duhet të shfaqë feminitetin e saj.

Por është e vërtetë se meshkujt janë shumë të më sjellshëm në timon, ata janë më të gatshëm për të ndaluar në kryqëzime rrugësh sesa femrat, të cilat sapo marrin timonin iu shtohet ndjeshëm vetëvlerësimi për veten, ndiehen superiore sikur kanë pushtet dhe duket sikur mosrespektimi është ‘shlyerja e një borxhi’ që ju kanë të tjerët.

Si përfundim mund të themi se jo vetëm në Tiranë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë është shtuar mjaft ndjeshëm numri i makinave në qarkullim, si dhe është ‘rrëzuar’ ideja vetëm e meshkujve shoferë dhe është shtuar ndjeshëm numri i shofereve femra.

KORRIK-GUSHT 2013