Fjala

170

Nga Merjem Allaisufi

Fjala nuk mund të shikohet, nuk mund të preket, por ajo është e vetmja që vendos. Ajo që vendos zgjidhjet e problemeve, ajo që acaron konfliktet, ajo që të bën të jesh dikushi dhe ajo që të bën të mos ndihesh i vlerësuar. Fjala nuk mund të kthehet. Dhe nëse ajo fjalë është thënë pa menduar, lëndon shumë, thellë në zemër. Fjala është e atij që di ta përdori, që mund të flasë pa vrarë në shpirtra dhe pa thënë gënjeshtra. Sepse fjala është lindur e tillë, e guximshme. Fjala është shumë për atë që s’ndjen dhe është pak për atë që mendon. Fjala është ura e jetës. Nëse kjo urë është e fortë, atëherë mund të kalosh pa frikë, pa kthyer kokën mbrapa dhe nuk lëndohesh duke e ditur që dikush do të eci në këtë urë më mirë se ti. Fjala është si rreze e padukshme ku mund të mbështetesh i sigurt në vetvete. Dhe fjalën ruaje, bëje për vete, ndryshe të tjerët do ta përdorin kundër teje.

Revista “Familja”, prill 2017