Fondi Islam i Solidaritetit për Zhvillim

61

Vendimi për themelimin e Fondit Islam të Solidariteti për Zhvillim (ISFD) është arritur në seancën e tretë të jashtëzakonshme të Samitit të mbajtur në Mekë më 07-08 dhjetor (200505-06 Dhul Qadah, 1426H). Samiti vendosi të krijojë një fond të veçantë brenda Bankës Islame për Zhvillim (IDB) me qëllim:

a) zvogëlimin e varfërisë;

b) ngritjen e kapaciteteve produktive të vendeve anëtare;

c) uljen e analfabetizmit;

d) zhdukjen e sëmundjeve dhe epidemive, veçanërisht malaries, Tuberkulozit (TB) dhe HIV/AIDS.

Lançimi zyrtar

ISFD-ja u lançua zyrtarisht gjatë takimit të 32-të të Bordit të Guvernatorëve të IDB-së (BOG) të mbajtur më 30 maj 2007 në Dakar, Senegal. Lançimi i ISFD-së mori publicitet të gjerë, siç i kishte hije AL Abdoulaye Wade, Presidentit të Republikës së Senegalit, dhe morën pjesë Kryetarët e Shteteve të Burkina Faso, Guinea (Kryeministri) dhe Guinea Bissau, si dhe Kryetarit të Bashkimit Afrikan, guvernatorët e IDB dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Fondi e ka filluar operacionet e tij në shkurt të vitit 2008. Fondi miratoi si kapital kryesor fillestar 10 miliard $, që përbëhet kryesisht nga kontributet e IDB-së dhe vendet e saj anëtare. Fondi u themelua në formën e një Vakëfi, që do të thotë se operacionet e ISFD-së do të financohen vetëm nga kthimet mbi investimet e burimeve të saj kapitale. ISFD-ja gjithashtu mund t’i shfrytëzojë fondet e përfituara nga operacionet financiare apo çfarëdo burimi tjerër si të përshtatshëm nga menaxhimi i NBO-së, të tilla si grante nga vendet anëtare, kontributet e zekatit ose donacionet nga filantropët.

Tiparet

Objektivi kryesor i operacioneve të financuara nga ISFD-ja është reduktimi i varfërisë. Prandaj, projektet dhe programet e ndërmarra nga ISFD-ja janë me kosto të ulët, me ndikim të lartë, të orientuara për rezultat dhe kryesisht të nxitura nga komuniteti. Ndërhyrjet e ISFD-së përqëndrohen në më të varfërit e të varfërve, duke u dhënë mundësi atyre në fushën e punësimit dhe gjenerimit të veprimtarive të të ardhurave, duke thyer rrethin e varfërisë në të cilën ata janë bllokuar dhe në mbështetjen e ndërhyrjet që bëhen në këto vende për të arritur rezultate afatgjata. Fushat më me përparësi të Fondit përfshijnë zhvillimin e infrastrukturës bazë të bujqësisë, zhvillimit rural dhe zhvillimin e njeriut. ISFD-ja është financiarisht i pavarur nga IDB-ja dhe mban llogari dhe bilanc të ndarë. Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të IDB-së është edhe Bordi i Drejtorëve të ISFD-së.

Nga Fondi përfitojnë segmentet e të varfërve dhe grupeve të rrezikuara në shoqëri në të gjitha vendet anëtare, prioritet i është dhënë vendeve anëtare më pak të zhvilluara, sidomos atyre Sub-Sahariane. Si parim 80% e fondeve të ISFD-së shkojnë për këto vende të varfëra, ndërsa pjesa e mbetur shkon në xhepat e të varfërve.

Mobilizimi i burimeve

Kapitali i ISFD-së mbështetet nga 42 vendet anëtare, të cilat vendosin pjesën më të madhe dhe nga IDB-ja. Në termat e kapitalit në vlerë totali i mbledhur aktualisht shkon në 1.639 bilion $. Në 1432H një sasi totale prej 101.667 milionë $ ishte grumbulluar në llogaritë e ISFD-së, nga të cilat 1.667.000 $ ishin nga pagesat e vendeve anëtare dhe 100,00 milionë $ nga kontributet vjetor të IDB-së.

Bordi i Guvernatorëve të ISFD-së, më 30 qershor 2011 (28 Rexheb 1432H), miratoi Rezolutën nr. ISFD/BG/3-432 për përcaktimin e nivelit të duhur të vendeve anëtare për kontributin vullnetar të ISFD-së (bazuar në mesataren e tre treguesve kombëtare: Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) në terma realë, eksportet dhe rezervat valutore). Në dritën e kësaj, letrat u janë dërguar të gjithë guvernatorëve nën nënshkrimin e Kryetarit të Bordit të ISFD-sӕ të Guvernatorëve (Ministri i Financave dhe Ekonomisë Kombëtare, Sudan). Kryetari i Konferencës së 11-të Samitit Islamik (Presidenti i Republikës së Senegalit) i kishte dërguar edhe letra duke u bërë thirrje vendeve që të bëjnë pagesat e tyre për ISFD-në.

Më 12 Jumada-I 1433H (4 prill 2012) Bordi i Guvernatorëve ISFD shprehu shqetësimin e tij mbi hendekun e thellë midis shumës në shënjestër fillimisht prej 10.0 biliard dollarësh dhe kontributet në gjendje, të cilat janë vetëm 1.63 miliard dollarë dhe u bëri thirrje vendeve anëtare për efektet e ISFD-së të Rezolutës nr. ISFD/BG/3-432 në mënyrë që të mundësojë ISFD-në të arrijë kapitalet e saj të synuara prej 10.0 miliardë dollarësh. Kjo rezolutë u kërkoi vendeve anëtare të marrin të gjitha masat për të mbështetur përpjekjet e ISFD-së në mobilizimin e burimeve, të tilla si ndarja e përshtatshme e Vakëfit në favor të ISFD-së, që ISFD-ja mund të zhvillojë për të gjeneruar të ardhura që mund të rrisë burimet e saj. Vakëfi i ndarë do të konsiderohet një shtesë në kontributin financiar të donacioneve të vendeve anëtare për kapitalin e ISFD-së. Së paku 50% e të ardhurave të gjeneruara nga investimet e Vakëfit do të përdoren nga ISFD-ja për të financuar projektet e saj në vendet anëtare në fjalë dhe shuma e mbetur do të përdoret për të financuar aktivitete të tjera të Fondit. Rezoluta gjithashtu drejtoi Bordin e Drejtorëve të ISFD-së dhe Menaxhuesit e ISFD-së për të ndjekur deri në zbatimin e rezolutës së mësipërme dhe për të raportuar progresin e bërë në takimin e ardhshëm vjetor të Bordit të Guvernatorëve të ISFD-së.

ISFD-ja është duke punuar në finalizimin e plotë dhe të detajuar në kuadrin e mobilizimit të burimeve dhe të planit të punës, jo vetëm duke u përqëndruar në vendet tona anëtare, por edhe për të arritur tek operatorët e sektorit privat, te filantropistët, investitorët socialë brenda dhe jashtë vendeve anëtare. Në mënyrë që të shtojë burimet një shtyllë kryesore e strategjisë së ISFD-së është krijimi i partneriteteve, sidomos në fushat e shëndetit, edukimit, sigurisë së ushqimit, mikrofinanciare dhe ndërtimin e kapaciteteve për të varfërit.

Operacionet

ISFD-ja ka miratuar 25 projekte me financim të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e saj, përveç bashkëfinancim nga IDB-ja, qeveritë dhe donatorë të tjerë. Kostoja totale kumulative e këtyre projekteve të financuara nga ISFD-ja është 821.535 milionë $. Fondi kontribuoi 146.913 milionë $, ndërsa shuma e mbetur u mundësua nga partnerët dhe donatorët.

Kjo paraqet një raport të përgjithshëm kumulativ të grumbulluar prej gati 1:6, e cila tejkalon raporti 1:04 të paraparë në Dokumentin e Politikave të Varfërisë së IDB-së.

Programet aktuale

Tre programe që janë nisur nga ISFD-ja për t’u zbatuar për uljen e varfërisë gjatë periudhës së saj të parë të strategjisë 5-vjeçare (2008-2012): Programi Profesional për shkrim e këndim (VOLIP), Programi për mbështetje të Mikrofinancave (MFSP) dhe Programi për Fshatra të Qëndrueshme (SVP). Projektet e miratuara nën kuadrin e VOLIP shkon 62.3 milionë $ dhe 149.4 milionë $ për MFSP. Një total prej 46.29 milionë $ janë miratuar nga fondet e ISFD-së, ndërsa pjesa tjetër është vendosur nga partneret e IDB-së dhe të tjerë.

Programet për të ardhmen

ISFD-ja është duke përgatitur për të nisur dy programe të mëtejshme për të shtrirë misionin e saj për luftimin e varfërisë në Botën Muslimane. Këto përfshijnë Arsimin Bazë për të Varfërit (BEP) dhe Rinovimin e Energjisë për të Varfrit (REP). Konceptet për këto programe janë aktualisht në zhvillim e sipër.

Synimet

Intensifikimi i një niveli të lartë përpjekjesh për mobilizimin e burimeve;

Angazhimi me sektorin privat, nën nismat e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (CSR) dhe duke iu afruar individëve, institucioneve dhe filantropistëve brenda dhe jashtë vendeve anëtare, që kanë rrjete të gjera, të bëjnë thirrje për kontribute për Fondin;

Zhvillimi dhe konsolidimi i partneriteteve strategjike me lojtarë rajonalë dhe ndërkombëtarë;

Ndërtimi i kapaciteteve të brendshme të Fondit.

Banka Islame për Zhvillim, institucioni financues shumëpalësh për botën islame, sot shpalli detajet e dy programeve të parë nën strategjinë 5-vjeçare të Fondit të Solidaritetit Islamik për Zhvillim, fondi 10 miliardë $ i Vakëfit krijuar së fundmi nga Banka për uljen e varfërisë në vendet anëtare. Të dy programet, të njohura si Programin për Shkrim e Këndim Profesional për zbutjen e varfërisë (VOLIP) dhe Programi i Mbështetjes Mikrofinanciare (MFSP), do të kërkojnë të jepen bashkë disa miliardë $ për financimin gjatë pesë viteve të ardhshme, në mënyrë që të ndihmojë për të zbutur disa nga shkaqet themelore të varfërisë në vendet anëtare të IDB-së, domethënë mungesa e arsimit dhe e mundësive të punësimit. ISFD-ja, objektivat e të cilës janë të lidhura drejtpërdrejt për të mbështetur arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, është fokusuar në zbutjen e varfërisë dhe për zhvillimin e shteteteve anëtare të varfra të IDB, 80% e të cilave janë të vendosura në Afrikën sub-Sahariane, si dhe për të luftuar varfërinë në vende të tjera anëtare. Programi VOLIP do të synojë të sigurojë 500 milion $ në fonde për një periudhë 5-vjeçare për programin për shkrim e këndim. Një nga karakteristikat më të përhapura të kombeve të IDB-së është përhapja e madhe e anafalbetizmit, me një mesatare rreth 32% të popullsisë së botës islame. Objektivi i programit do të jetë ulja varfërisë, sidomos në mesin e femrave dhe popullsisë rurale, duke i pajisur ata përkatësisht me aftësi shkrimi e këndimi. Në mesin e këtyre grupeve, objektivat specifike janë fëmijët jashtë shkolle, adoleshentët dhe të rinjtë, të grave punëtore dhe grupet e të rriturve. Programi është i ri dhe unik në disa mënyra, duke ndihmuar njerëzit për të përmirësuar jetën e tyre në mënyra praktike. Ajo kërkon gjithashtu të përfitojnë familjet, fëmijët e të cilave nuk e ndjekin shkollën, si dhe prindërit e tyre analfabetë, krijimin e sinergjive dhe nxitjen e familjes për të mësuar. Programi përfshin gjithashtu një strukturë të mikro-financuar për të ndihmuar të diplomuarit e saj të fillojnë mikrobiznesin e tyre. Projektet mikrofinanciare të zbatuara nga IDB-ja vazhdojnë të gjenerojnë prova në rritje se mund të japë një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e varfërisë. ISFD-ja do të kontribuojë me fonde prej 100 milionë $ për çdo nismë mbi kohëzgjatjen e programeve dhe do të rrisë fondet shtesë nga institucionet e tjera ndërkombëtare financiare të zhvillimit, të OJQ-ve dhe burimeve publike dhe sektorit privat në vendet anëtare.

Janë duke u zhvilluar plane për të nisur programe të tjera në shënjestër, ndërkohë që Fondi kërkon që të përmbushë objektivat e tij, që përfshijnë përpjekjet për të ndërtuar kapacitete produktive të vendeve anëtare përmes nismave që nxisin rritjen e qëndrueshme ekonomike.