Fytyra tjetër e narcistit. Si ta njohim?

135

Narcistët fillimisht na joshin për mënyrën si janë… Por kjo lloj joshje nuk zgjat shumë.

Karakteristikat e narcisteve :
Ato janë njërës shumë të çuditshëm. Janë egocentrikë dhe kanë një dashuri të tepruar me veten, arrogantë, “shfrytëzues”,megjithatë narcistët na tërheqin shumë.

Kërkimet e ndryshme psikologjike tregojnë se : Tërhiqemi nga narcisët, nga personaliteti i tyre egocentrik, nga mënyra sesi dominojnë, nga këmbëngulja. Lind pyetja: për sa kohë zgjat kjo lloj tërheqjeje që kanë ato për veten e tyre.

Pse na terheqin narcistët?
Po të njëjtët psikologë tërhiqen nga narcistët sepse pyesin veten sesi këto kanë këtë lloj ndikimi te njerëzit dhe pse mëshirojnë kaq paradokse. Narcistët ekstremë në një farë pike e tregojnë natyrën e tyre të vërtetë atyre personave që i rrethojnë dhe qe refuzohen shpejt.

Psikologjia sociale Mitja Back dhe kolegët e saj kanë studiuar për narcistët (Back et al., 2010). Janë pyetur 73 studentë që nuk ishin takuar më parë, të prezantohen para klasës, një për një. Çdo njeri është vlerësuar nga të tjerët. Pas prezantimit secili prej tyre plotësoi një pyetësor, në mes të tjerëve një vlerësim të elementeve narcistë të personalitetit.

Përse i duam narcistët. (Njerezit qe duan veten) kërkimet e ndryshme psikologjike Karakteristikat e narcisteve Psikologji egocentrizmi

Rezultatet treguan se:
Narcistët janë të shoqërueshëm në pamje të parë, janë fillimisht më të vlerësuar nga të tjerët ne krahasim me jo narcistët.
Fillestarët vlerësojnë sensin e autoritetit tek narcistët. Në pyetësor ishin paraqitur katër aspekte të narcizmit: autoriteti i lidershipi-it, admirimi i vetvetes (egocentrizmi), arroganca – superioriteti dhe tendenca e shfrytëzimit.
Narcistët pëlqehen për paraqitjen, tonin e zërit dhe për zotërimin e lëvizjeve. Arsyeja për të cilën narcistët janë më të shoqërueshëm është sepse dinë të përdorin në mënyrë sugjestive mimikën e fytyrës. Kanë një ton zëri që të ngjall besim, përdorin veshjet më në modë. Kanë një prerje flokësh cool dhe janë me shakaxhinj.
Të gjitha këto efekte vlejnë për një periudhë. Narcistët zakonisht zbulohen shpejt dhe evitohen në kohe. Janë të paktë personat që durojnë të kenë një shok që të shfrytëzon, egocentrik autoritar dhe arrogant! Një person që pranon të ketë një shok të tillë me siguri vuan nga çrregullimet e personalitetit që quhet çrregullim narcist i personalitetit.
Përse i duam narcistët. (Njerezit qe duan veten) kërkimet e ndryshme psikologjike Karakteristikat e narcisteve Psikologji egocentrizmi

Paradokset e nje narcisti :
Ekzistojnë shumë paradokse në sjelljen e narcisëve. Kërkimet e ndryshme psikologjike kanë bërë pyetje dhe janë munduar të marrin përgjigje.

Përse personat narcistë vazhdojnë të sillen në mënyrë egoiste duke e ditur që mund të prishin marrëdhënien me të tjerët?
Pse narcistët priren të zhvlerësojnë të tjerët kur nuk adhurohen e vlerësohen më nga ato?
Përse narcistët nuk dinë të dallojnë kur është momenti për t’i dhënë fund asaj sjelljeje para se të braktisen nga te tjerët?
Dy të parat mundtë shpjegohen me faktin që sjellja prej narcisti është në pamje të parë tërheqëse për të tjerët. Është ajo sjellje që i bën të tjerët të jenë të varur nga ato. Ndërsa mosvlerësimi i atyre që i kanë refuzuar është një lloj mënyre për të fshehur faktin që po kërkojnë persona të tjerë që t’i adhurojnë.

Mendoj se kush do ta kritikojë një narcist për sjelljen e tij duhet të zhduket para se t’ia tho