Gabime të pafalshme

58

Zoti i Madhëruar nuk mund të adhurohet më mirë sesa adhurimi i tij duke iu kushtuar dijes, mësimit dhe feja e Allahut (xh.xh.) e ka orientuar besimtarin për mënyrën se si duhet ta arrij këtë dije. Esenca e kërkimit të dijes është ta kërkosh prej Zotëruesit të diturisë, Allahu është i Mirëdituri, i Mirënjohuri, Ai që di gjithçka, për këtë arsye duhet kërkuar kjo dituri dhe kjo dije prej Zotit. Për këtë arsye Zoti (xh.xh.) e mëson Muhamedin (a.s.) që t’i lutet Zotit duke thënë: “Thuaj: O Zoti im ma shto diturinë” dhe kjo dije e ky mësim duhet të jetë shoqëruar me dy qëllime: i pari, të ndriçimi i vetes time e zbatimi dhe ndriçimi i të tjerëve. Pastaj mënyra se si njeriu e kërkon dijen, mënyra se si njeriu mëson është lënë e lirë, dikush përqëndrohet më shumë në një shkencë të islamit më shumë se në shkencat e tjera e duke u specializuar në të. Një prej mënyrave interesante që feja e Zotit na ka mësuar për mësimin, mësimi i diturisë në një formë shumë të thjeshtë dhe të shkurtër, mësimi i diturisë nëpërmjet gabimeve. Hudhejfe Tubdul Jeman (r.a.): “Njerëzit vazhdimisht Pejgamberin e Zotit (a.s.) e pyesnin për të mirat, ndërsa unë gjithmonë e pyesja për të këqijat, në mënyrë që të ruhesha prej tyre.” Thotë poeti arab: “E mësova të keqen jo për ta bërë, por e mësova të keqen për ta ditur, në mënyrë që t’i ruhem të keqes”.

Ka disa gabime që besimtari nuk duhet t’i bëjë, ca gabime që në qoftë se besimtari bie në to nuk i falet. Gabimet që do përmendim janë gabime të rrezikshme që duhet të largohemi prej tyre dhe që duhet t’i evitojmë sa të jemi gjallë, ose përndryshe rrezikojmë besimin, ose për ndryshe rrezikojmë akiden. Në çdo gjë mund të tolerohet, por në besim nuk ka tolerancë. Mundohu që këto gabime t’i fiksosh, që të ruhesh prej tyre dhe të largohesh. Çështja më e rëndësishme, që kanë të bëjnë me Zotin e gjithësisë, ky gabim është mosmësimi për Zotin se kush është. Besimi është dy llojesh: besimi i masave, të cilët besojnë se ka Zot dhe vetëm kaq, besimi i besimdrejtëve, ata të cilët e njohin Zotin e tyre me detaje.

Zoti xh.xh. nuk ka mbetur enigmë as sekret, po ka sqaruar për veten e Tij se kush është me detaje, kështu që obligohet besimtari dhe besimtarja të mësoj për Zotin e tij. Ndoshta di diçka për të, por duhet të mësosh më shumë, se kur e njeh më mirë e do më shumë, kur e njeh më mirë i frikësohesh më shumë. Kur e njeh më mirë ke më shumë shpresë te ky Zot, se sa thjeshtë në një Zot të cilin ti e adhuron pa e njohur.

Prej gabimeve të pafalshme është mosmësimi dhe mungesa e njohurisë mbi temat e idhujtarisë, politeizmit, paganizmit ose shirkut. Një musliman, i cili ka deklaruar shehadetin duhet të dijë patjetër çfarë është idhujtaria dhe ngjyrat e idhujtarisë, që të largohet prej tyre, ose përndryshe ky musliman rrezikon islamin e tij, rrezikon shehadetin e tij. Për këtë arsye muslimani duhet të dijë se ç’është shirku dhe llojet e shirkut, në mënyrë që të largohet. Zoti thotë në Kuran: “Zoti nuk fal idhujtarinë, e çdo gjë tjetër përveç idhujtarisë Zoti edhe e fal”. Prej këtyre gabimeve të pafalshme që kanë të bëjnë me idhujtarinë është kërkimi ndihmë prej të vdekurve, kërkimi i furnizimit prej të vdekurve, kërkimi i shërimit prej të vdekurve, kërkimi i mbarësisë dhe i suksesit prej të vdekurve. Nuk është problem se çfarë të vdekurish dhe kush janë këta të vdekur, në momentin që është dikush tjetër përveç Zotit që kërkohet prej tij, apo shpresohet tek ai e mira, atëherë në këtë moment kemi rënë në idhujtari. Edhe nëse ky varr, siç i thonë njerëzit, është i dikujt prej evliave, apo i njerëzve të mirë edhe nëse ky varr është i thjeshtë apo i përbërë. Çdo të thotë i thjeshtë? Varr. Çdo të thotë i përbërë? Tyrbe apo teqe, apo çfarëdo lloj emri tjetër që të ketë, në momentin që besimtari kërkon prej tij, ose shpreson tek ai, ose i lutet, çon rrobat e tij, apo merr dheun e atij vendi etj., në mënyrë që ta shërojë, apo ta mbrojë, apo ta ruaj, në këtë moment kemi rënë në atë që quhet gabim i pafalshëm për një musliman. Kërkimi i ndihmës prej këtyre njerëzve të vdekur është diku që e vëmë re në të përditshmen tonë, ndosh në shpitë tona ndoshta, tek anëtarët e familjeve tona, në farefisin tonë mund të ndodhi një gjë e tillë. Dikush kërkon fëmijë, dikush kërkon mbarësi, dikush kërkon mbrojtje dhe ruajtje sikur të ishte Zoti (xh.xh.). Dhe kjo me arsyetimin e vetëm, të çuditshëm që këto kanë dhënë prova. Allahu (xh.xh.) i ka thënë Muhamedit (a.s.), që t’i mësoj njerëzit dhe t’ju thotë: “Thuaj: Unë nuk mund t’i bëj mirë as keq vetes time”. Si mundet që dikush tjetër përveç Muhamedit (s.a.v.s.) të ketë diçka në dorë, ndërkohë që ai thotë që nukmundet? Edhe nuk e ka thënë ai vet, Zoti i tha në Kuran: “Thuaj njerëzve…”, si mundet dikush tjetër të pretendojë te dikush tjetër përveç se te Zoti (xh.xh.)?

Prej këtyre gjërave të çuditshme dhe gabimeve të pafalshme është therja e kurbaneve në emër të të vdekurve, në emër të këtyre tyrbeve, apo teqeve, ndërkohë që Zoti në suren El Keuther thotë: “Vetëm për Zotin falu dhe vetëm për të flijoje kurbanin kur ta flijosh”. Thotë Muhamedi (a.s.): “E ka mallkuar Zoti atë njeri që bën kurban për dikë tjetër përveçse për Zotin”. Prej këtyre gabimeve të pafalshme është rrotullimi i njerëzve në këto vende, të ashtuquajtura të shenjta. Vende të shenjta në islam janë vetëm dy, Meka dhe Medina dhe këto dy vende janë të shenjta, se Zoti i ka shenjtëruar. Në to ndalohet gjuetia dhe në to ndalohet shkulja e pemëve dhe nuk ka kuptimin e shenjtërimit se duhen adhuruar, apo se duhet marrë dheu, apo guri i tyre dhe sjellë në Shqipëri. Dhe përveç këtyre dy vendeve të shenjta në islam nuk ka më vende të shenjta. Njerëzit shkojnë rrotullojen, sillen vërdallë, ashtu siç rrotullohen besimtarët për Zotin rreth Qabes.

Prej ketyre gabimeve të pafalshme është prekja e këtyre vendeve duke shpresuar mbarësi dhe të mirën. Prej këtyre gabimeve të pafalshme është frika se mos na dëmtojnë po të flasim kundër tyre. Duhet theksuar se ne i frikësohemi vetëm Allahut, në qoftë se Ai ka vendos diçka për të ndodhur ajo ka për të ndodhur, kështu që besimtari nuk ka pse të ketë frikë, vetëm se prej Zotit (xh.xh.). Të vërtetën duhet ta thotë, mirëpo duhet ta thotë me edukatë dhe jo duke ofenduar dhe duke sharë, se nuk është ky morali i Muhamedit (a.s.).

“Mos i shani zotat e tyre, që i adhurojnë përveç Zotit, se pastaj ka për të sharë Zotin”, kështu që nuk lejohet t’i shajmë. Alternative jonë është që të adhurojmë Zotin e Vetëm dhe të pashok, Zoti nuk ka nevojë për ndërmjetësa sepse një gjë të tillë e thonin idhujtarët në kohën e Profetit (a.s.): “Ne nuk i adhurojmë për gjë tjetër vetëm se të na afrojnë tek Zoti”. Idhujatërt nuk besonin se putat dhe idolët që adhuronin janë zota, besonin se Zoti është Një, Allahu (xh.xh.). Mirëpo këtyre idhujve u kushtonin adhurimet që duhet t’i dedikohen Zotit të gjithësisë e Zoti i quajti idhujtarë, i quajti jobesimtar. Nëse ti bën të njëjtin veprim që kanë bërë idhujtarët në kohën e Profetit (a.s.) dhe i thua vetes musliamn kjo nuk të bën dobi. Pse pijes alkoolike i thonë birrë kjo nuk do të thotë se është e lejuar, sepse në Kuran është përmendur vetëm vera, sepse arsyetimi i ndalimit të verës është humbja e logjikës, kështu që çdo gjë që humb logjikën sido që ta ketë emrin është e ndaluar. Nëse Zoti ka quajtur idhujtari, nëse njeriu i përkushton diçka që i takon Zotit dikujt tjetër përveç Tij, kjo mbetet idhujtari. Kushdo që ta bëj edhe nëse i thotë vetes musliman, prandaj kujdes që most ë na përfshij thënia e Zotit: “E shumica e tyre që besojnë Zotin, besojnë në zot duke rënë njëkohësisht në idhujtari ”.

Prej këtyre gabimeve të çuditshme që bien në to muslimanët është frika nga xhindët, se mos na dëmtojnë, ose perritë, ose gogolët, gjëra të tilla nuk ekzistojnë. Kush i ak punët mirë me Zotin nuk ka pse të mendojë gjëra të tilla, sepse besimtari ka ruajtjen e Zotit (xh.xh.), ka ruajtjen e melaikeve, një ushtri me melaike që e ruajnë dhe që e mbrojnë dhe ka me vete Kuranin, ka me vete teuhidin dhe gjëra të tilla nuk ka pse të ndikojnë në jetën dhe në shpirtin e besimtarit. Besimi në yje, kjo është një shprehje e vjetër që e gjen në librat e doktrinës islame, që faktikisht sot ka një emërtim tjetër më të bukur, më modern, më të modës. Prej formave të besimit në yje në këtë kohë quhet horoskopi, kjo nuk është gjë tjetër vetëms se besimi se një grupim yjesh i caktuar ndikojnë në jetën njerëzore, gjë që është kopetencë e Zotit të gjithësisë. Besimi në disa supersticione që gjenden edhe tek muslimanët, besimi që pasi qesh njeriu ka për të qarë, ky është supersticion ose siç thotë populli “falle plakash”, s’ka lidhje me fenë dhe me argumentin. Gjithashtu lidhja e besimit të njeriut me zërin e kukuvajkës, ose nëse lepuri i pret rrugën, ose besimi se nëse dikush është duke folur dhe dikush teshtinë ka thënë të vërtetën, apo nëse dikush është duke folur dhe tjetrit i bën zhurmë veshi do të thotë se ka thënë të vërtetën. Prej këtyre besimeve të pafalshme që bie në to musliamni është puthja e lekut që t’i eci mbarë. Ose ai që bën tregëti, leku i parë që merr fërkon me të fytyrën, ose fërkon mallin që t’i eci mbarë. Nuk ka dyshim se këto veprime nuk njihen në fed he në besimin islam. Prej këtyre gjërave të çuditshme është puthja e bukës dhe fërkimi i syve me të, ose madhërimi i saj duke mosshkelur thërrimet në mënyrë kategorike. E ç’shenjtëri kanë thërrimet? Prej këtyre gabimeve është betimi në emrin e dikujt tjetër përveçse në emrin e Allahut. Dikush për ta bërë më të besueshme situatën thotë: “për këtë qiell”, ose “për këtë tokë”, ose “për këtë pikë uji”, “për kokë të babait” etj., etj. Prej këtyre gjërave janë besimet e natës, që do të thotë të besosh se natën nuk bën të qepësh, nuk bën të lash, nuk bën të shihesh në pasqyrë etj., etj. Ose besimet në ditë të caktuara, në filan ditë nuk bën të bësh këtë, në filan ditë nuk bën të bësh atë. Prej këtyre gabimeve, që ne duhet të largohemi dhe s’duhet të jenë në natyrën e jetës së besimtarit, janë gabimet me rastin e martesës. Ka gabime që dhe një fëmijë i kupton që janë gabime,spërkatja me alkool, hapja e rrugës e alkool, apo hudhja e vezës etj., janë veprime që s’kanë argument nga feja e Zotit (xh.xh.). Ose me rastin e vdekjeve, disa duan të therin kurban që të kalojë xhenazja mbi të, ose do therim një pulë të zezë t’ia vendosim kokën e pulës xhenazes në arkivol.

Sa i besojnë njerëzit gjërat që janë pa argument dhe sa larg janë gjërave të cilat Zoti ka sjellë argument. Prej këtyre gabimeve është shprehja e shumë njerëzve “Zoti është gjithandej”, po ai është kudo dhe gjithandej, me shikimin  e Tij, me dëgjimin e Tij, me dijen e Tij, ndërsa Zoti është mbi arsh, mbi shtatë qiejt. Shtatë herë e ka përmend këtë gjë Zoti në Kuran, në mënyrë që njerëzit mos të jenë kaq të paedukuar me Krijuesin e tyre. Prej këtyre gabimeve që musliamni duhet me patjetër të largohet dhe kanë të bëjnë direkt me besimin e tij është bërja e muslimanit qafir, Pejgamberi (a.s.) thotë: “Kush e bën qafir vëllain e vet, nëse nuk është kështu siç ka thënë ai atëherë kufri i kthehet atij që e ka thënë i pari”. Kjo nuk lejohet, vetëm se pasi të jenë realizuar kushtet dhe të jenë larguar të gjitha pengesat, atëherë në këtë rast mund të gjykosh dikë. Ndërsa të gjykosh se dikush bën një mëkat, apo bën një gjynah, se është id al prej feje dhe nga besimi kjo gjë nuk lejohet në fenë tonë. Këto janë disa prej gabimeve të pafalshme që duhet të largohemi prej tyre, nëse i kemi thënë vetes tonë musliman.