Hagia Sofia, takim i dy civilizimeve

77

Nga Brunilda Basha

Hagia Sofia është një bukuri e rallë arkitektonike dhe një monument i rëndësishëm si për Perandorinë Bizantine dhe për atë Osmane. Pavarsisht se një herë kishë , më pas xhami , dhe tani një muze në Republikën Turke , Hagia Sophia ka patur vlera të çmueshme  në çdo kohë.

Qytetërimet  të cilat kanë sunduar gjeografinë që jetojmë në mijëra vjet, pa dyshim kanë lënë shenjën e tyre në faqet e historisë / diku në një urë, herë si një vend i shenjtë ose një herë në pallat mbretëror, si pjesë të trashëgimisë kulturore që formon botën ku ne jetojmë sot. Kjo trashëgimi që shtrihet nga Hagia Sofia në xhaminë Blu, nga stërnat bazilike në manastiret Blu, nga mauzoleumi i  Halicarnassus në Urën e Mostarit, na drejton drejt një lidhje trashëgimore të periudhave të ndryshme. Një lidhje e cila na ndihmon të njihemi më mirë me historinë e një vendi.

Hagia Sofia, një strukturë legjendare dhe vend i shenjtë i dy besimeve me historinë e saj 1500 vjeçare, gjithnjë ka nxitur interes për historianët e artit dhe arkitektët. Historia e kësaj ndërtese të jashtëzakonshme e cila u përfundua në vetëm pesë vjet me punë të mijëra punëtorëve, shënon një  pjesë të rëndësishme të historisë së Stambollit, si dhe atë të njerëzimit dhe besimit. Në fakt, vendi mbi të cilin qëndron Hagia Sofia ka akomoduar ndërtesa  të shenjta që nga kohët e lashta.

4605610041_7328691da0_zArkitekti njohur Osman Sinani e ka konsideruar Hagia Sofia-n  jo si një trashëgimi e kolapsit të  një qytetërimi, por një kryevepër monumentale që kishte për të shkëlqyer. Hagia Sophia me dimensionet e saj kolosale, ishte gjithashtu një revoltë kundrejt  arkitekturës konvencionale gjatë asaj periudhe. Ndërtesa e parë parashikohet të ketë qenë ndërtuar në vitin 360 AD e cila shënonte  kishën më të madhe gjatë periudhës së Bizantit. Kjo ndërtesë u shkatërrua nga një zjarr 44 vite pas ndërtimit të saj. Po në të njëjtin vend, në vitin 415 u ndërtua një ndërtesë e re e cila u inagurua  me një ceremoni të madhe. Megjithatë as kjo ndërtesë nuk do të mund të jetonte gjatë dhe u shkatërrua gjatë protestës kundër perandorit Bizantin, Justiniani I në vitin 532.

Në mënyrë që të qetësojë trazirat e protestave, Perandori Justinian I  kërkoi të rindërtohej kisha Hagia Sofia në një stil që tejkalonte aftësitë e çdo arkitekti deri më atë kohe. Për këtë projekt caktoi  2 arkitektët dhe matematicienët më të njohur gjatë asaj periudhe, Anthemius e Tralles dhe Isidorus e Milet. Kisha që u ndërtua  në vendin e Bazilikës origjinale, me të drejtë meritonte Emrin: Hagia Sofia (Shën Sofia), Kubeja më e madhe që dikush mund të kishte parë, po ngrihej.

Në të njëjtën periudhë, Perandori u kërkoi guroreve të mermerit më të  rëndësishme  të Anadollit, Afrikës dhe Ballkanit për të prodhuar materialet më të mira për ndërtimin e kishës së re. Mermeret e përdorura në ndërtimin e saj u sollën nga dhjetëra vende të ndryshme anembanë botës: Mermeri në ngjyrë të gjelbër të hapur erdhi nga Ishulli Evia (Greqi), Mermeri i bardhë dhe i kuq nga  Karia (në perëndim të Anadollit), mermeri me damarë rozë nga Siga dhe mermeri i verdhë nga Algjeria.  Kisha e re ishte e destinuar të shënonte emrin e saj në histori.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ndërtesa është me të vërtetë një frymëzim drithërues. 

Ndërsa 107 kolona suportonin ndërtesën, dyzet të mbështetura në nivelin e tokës dhe 67 në nivelin e sipërm, baza e Shën Sofisë ishte siguruar posaçërisht kundër fatkeqësive natyrore. Rezonanca e ndërtesës ishte siguruar nga kalata kolosale të quajtura këmbët elefant të vendosura në cisterna të mëdha ndërtuar në themele dhe  të përforcuara ndaj tërmeteve.

Struktura, rreth 77 metra e gjatë dhe 71 metra e gjerë, ka nëntë hyrje. Kubeja e saj ka një diametër prej 33 metrash dhe një lartësi prej 56 metra dhe e ndërtuar prej tullave të lehta. Asnjë nga kupolat e ndërtuara brenda një kohë të gjatë pas kësaj do të mund të kalojë madhështinë e kësaj kupole.

Dekorimi i  brendshëm i ndërtesës me mozaiket e saj madhështor është gjithashtu i paarritshëm në krahasim me çdo gjë. Fillimisht sipërfaqet e brendshme ishin të mbështjella me mermere dhe mozaik ari . Chronicles shënon se është përdorur afërsisht rreth 20 ton argjend për dekorim. Shumica e mozaikëve të tanishëm datojnë nga shekulli 9 dhe mbrapa.

Gjatë Kryqëzatës së Katërt, në vitin 1204, Hagia Sofia përjetoi tragjedinë e saj më të madhe.

Kalorësit dëmtuan kishën e madhe dhe nuk hezituan të shkatërronin thesaret dhe zbukurimet e vefshme. Historianët Bizantinë e kanë përshkruar këtë ngjarje me fjalët, “Një shkatërrim i tillë kaq barbar dhe i pacivilizuar nuk është dëshmuar kurrë më parë”. Shumë nga mozaikët, pllakat e fildishta dhe muralet e stolisura me ar, argjend dhe gurë të çmuar u plackitën dhe u transferuan  në Evropë gjatë pushtimit të qytetit në rrjedhën e Kryqëzatës së Katërt .

Por edhe pse e dëmtuar në masë të madhe, Stambolli dhe Hagia Sofia i mbijetuan pushtimit shkatërrues të kryqëzatave. Më shumë se njëqind vjet më vonë, në vitin 1346, kubeja e kishës u shemb sërish – këtë herë ana lindore – dhe u rivendos më vonë.

Një tjetër kapitull në jetën e Hagia Sofisë filloi në vitin 1453. Në atë vit Perandoria Bizantine përfundoi, me Konstandinopojën e cila po binte në duart e ushtrive të Mehmetit II, sulltan i Perandorisë Osmane.

james-l-stanfield-die-kuppeln-und-minarette-der-hagia-sophia-151299Meqënëse Perandoria Bizantine kishte kohë që ishte në zbritje, nga fundi i vitit 1453 Hagia Sofia kishte rënë në gjendje të keqe.  Megjithatë, kjo katedrale e krishterë do krijonte një përshtypje shumë të fortë për sundimtarët e rinj Osmanë, dhe ata vendosën për ta kthyer atë në një xhami. Pas konvertimit në Xhami disa ndryshime u bënë në ndërtese, si psh:

-U shtuan 4 minare të gjata 60 metra, elegante dhe ndër minaret më të larta të ndërtuara. Minaret u dizenjuan nga arkitekt Sinani me urdhër të Sulltan Sulejmanit të madhërishëm.

Shumica e mozaikëve u lyen me ngjyrë të verdhë përveç një pamjeje të Marias me foshnjën. U shtuan gjithashtu dhe monograme të katër kalifave Musliman në shtyllat dhe hyrjen e ndërtesës. Stili i Hagia Sofisë, sidomos kubeja e saj, do të ndikojë më pas dhe në zhvillimin e kubesë/kupolave për xhamitë e tjera, sidomos atë të Xhamise Blu.

Në vitin 1934, qeveria e Turqisë vendosi ta kthejë Hagia Sofinë në një muze. Këshilli i Ministrave së Turqisë deklaroi se për shkak “të rëndësisë së saj historike, konvertimi i (Hagia Sofia) në një xhami gëzon të gjithë botën lindore, por konvertimi i saj në një muze historik do i ofrojë njerëzimit një institucion të ri për të thithur dije.” Sot e kësaj dite akoma vazhdojnë kërkime, studime dhe restaurime ndaj Hagia Sofisë pasi është një ndër objektet turistike të Stambollit. Hagia Sofia vazhdon të jetë një nga dëshmintë  më të mira arkitektonike të qëndrueshmërisë historike dhe kulturore .6897802332_de3c3ed5f7_z

Rev. Familja, mars 2015