Homazh për dijetarin e madh, eruditin, imamin Dr. Taha Ulvani

111

“Të Allahut jemi e tek Ai është kthimi ynë”

 

Nga Muhamed Tutunxhi 

Kur nga kjo botë largohen dijetarë të mëdhenj si Dr. Taha Ulvani, nuk na mbetet tjetër vetëm se ta lusim Zotin e botëve, të na shpërblejë durimin tonë për humbjen e madhe. Mëshira e Zotit qoftë me dijetarin e madh, i cili la në memorien e secilit prej nesh, mësimet e tij të vyera. I cili ishte frymëzimin për rininë dhe brezat e ardhshëm, la guximin përballë sfidave, për një botë më të mirë me besimin në Zotin Një.

Si të gjithë ata që patën nderin ta njihnin nga afër dijetarin e palodhur, edhe unë dëshmoj se Ulvani e donte Allahun, të Dërguarin e Tij, mesazhin, librin, fenë e Tij.

Ai ishte një mik i vërtetë, ishte vëllai i sinqertë, babai i dashur, xhaxhai i ndjeshëm dhe i afërt me të mëdhenjtë e të vegjlit, aq sa ishte dijetar i madh, erudit i rrallë, shkencëtar me famë, edukator unik!

Me ikjen e tij, u largua buzëqeshja e cila nuk i ndahej nga fytyra, buzëqeshje që kush e shihte, ajo buzëqeshje ia lehtësonte brengat e jetës dhe vështirësitë e saj. Prandaj zemrat tona luten që Zoti ta bashkojë shpirtin e tij me shpirtrat e pejgamberëve, të sinqertëve dhe martirëve.

Syri loton dhe zemra pikëllohet dhe qan ndarjen për ty vëllai ynë i madh, Zoti qoftë i kënaqur me ty, Taha Ulvani!

 

Mësove e prej teje secili mëson,

Edukove me më të ëmblën edukatë

Punën e ktheve gjithnjë në mission

Mësimet e tua na le, për rrugën e gjatë

Miku im i shtrenjtë! Ne të erdhëm dhe puthëm dorën e butë e të ngrohtë, që falte vetëm mirësi e shpresë. Erdhëm e na dhe qetësi, edhe në shtratin e spitalit ku ishe shtrirë, mirësia jote rrezatonte nga shpirti yt i mirë, edhe atëherë kur hape sytë për të na dhënë lamtumirë. As dhimbja nuk të vuri përposh, as brengat e sëmundjes nuk t’a harruan dot përmdjen e Zotit tënd, e Zoti yt të mëshiroftë me mëshirën e Tij të pafundme! Ne na dhemb ikja jote, por shpresojmë që ndarja me ne të jetë fillimi i bashkimit tënd me më të mirët, me më të dashurit e Zotit.

Momente të paharrueshme ishin për familjen time, kur dijetari i madh vinte për vizitë si një shok i ngushtë i Ahemdit (birit tonë të vogël), sikur të ishte në moshën e tij, kur ai shtatëdhjetë e pesë vjecar e im bir 3 vjec falej përbri tij, në qetësi dhe paqe. Pavarësisht nga angazhimet, misioni i madh që bartte, gjente kohën të ulej me të gjithë. Në vend të qortimit, zgjidhte këshillën, në vend të ankesës përherë bënte dhikr (përmendje e Zotit).

Në bibliotekën e tij, thesar i vërtetë diturie secili ndihej një mik i ftuar. Ajo ishte për të foleja e tij nga fjala e tij, u kundërvihej padrejtësieve dhe përkrahte të dobëtit e të pamundurit. Fliste para pushtetarit vetëm të drejtën edhe nëse kjo i kushtonte shumë. Ne pamë modelin e njeriut ideal, ne pamë tek Ulvani ta ndiqte Muhamedin a.s (i cili ishte një Kuran të gjallë që ecën mbi Tokë, a.s.).

 

Miku im, Ulvani! E lusim Zotin tonë të të kompensojë për brengat që barte, për durimin e paanë dhe të të shpërblejë me fqinjësinë e Tij hyjnore.

 

Allah, bashkoje shpirtin e robit tënd e të dashurit tonë Taha Ulvan me ata që i do tek Pejgamberi Muhamed, aty tek Sidretul-Munteha, në fqinjësinë Tënde pranë lumit të jetës  El –Keuther. Amin!

 

Zoti të shpërbleftë për fenë e Tij që mbajte, amanetin që tejcove dhe veprat e tua që le pas!

Miku im i shtrenjtë! Mirë u pafshim, i dashur për Zotin e robërit e Tij!

 

Ilir CURRI

Revista Familja, maj 2016