Humbisni peshë duke përdorur piperin e zi

86

Një studim shkencor ka arritur në përfundimin se një përbërës në kuzhinë mund të ndihmojë metabolizmin të funksionoj më mirë; bëhet fjalë për piperin e zi.

Botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, studimi minimizohet në studimin e piperinës, një përbërës i piperit të zi që i jep edhe përbërjen djegëse. Piperi i zi është përdorur prej shekujsh në mjekësinë alternative të Lindjes, veçanërisht për shëndetin tretës. Kjo erëz njihet si mbështetëse e shëndetshme për metabolizmin e atyre që janë mbi peshë, por askush nuk e dinte pse, deri në studimin në fjalë.
Trupat tonë mbështeten te glukoza për energji, megjithatë glukoza e tepërt shndërrohet shpesh në yndyrë dhe janë një numër gjenesh që kontrollojnë këtë proces.
Kërkimet kanë gjetur se piperina në piperin e zi redukton shprehjen e këtyre gjeneve: me fjalë të tjera, qetëson gjene të caktuara që promovojnë dhjamin, duke i parandaluar që të kthejnë glukozën në yndyrë.
Për më tepër, piperi i zi aktivizon proceset biologjike që nxisin trupin të metabolizojë yndyrë me më shumë eficencë.
Ky zbulim është shumë emocionues në fushën e kërkimit shkencor të epigjenetikës. Epigjenetika është një degë e shkencës që eksploron gjuhën e ADN-së – në mënyrë specifike, se si gjenet tona veprojnë në përgjigje të ndikimeve të jashtme.
Avancimet në këtë fushë tregojnë se si faktorë të ndryshëm, si: dieta, mënyra e jetesës, gjendja mendore, mjedisi dhe edhe të tjera flasin me gjenet tona, duke ndryshuar sjelljen e tyre për të mirë apo për keq.
Është edhe më interesante, se studimet tregojnë se disa ndryshime në shprehjen e gjeneve mund të ndodhin menjëherë, si me një çelës që hapet ose mbyllet.
Me fjalë të tjera, ne nuk jemi të lidhur me zinxhirë me fatin tonë gjenetik siç e kemi menduar.

Burimi:express