Humori dhe shakaja në Islam

262

Majlinda Qosja

Ne të gjithë na pëlqejnë njerëzit që kanë një sens të mirë humori. Humori ka fuqinë që të ngrohë zemrat e njerëzve dhe të ngre shpirtërisht si asnjë karakteristikë tjetër njerëzore dhe ofron një pushim të mirëpritur në presionet dhe tensionimet e jetës që ne kalojmë. Humori (lat. humor = lagështi) është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurin dhe zbavitjen e njerëzve të tjerë nëpërmjet sendeve, ose rrethanave. Humori mund të përkufizohet edhe si gjetja (vërejtja) dhe shprehja e qesharakes në një rrethanë apo send. Humori përfshin një formë zbavitjeje apo komunikimi njerëzor i cili shkakton ndjenja kënaqësie, ose i bën njerëzit të qeshin ose të ndiehen të lumtur.

A lejohet që për shaka a humor të vëmë në situatë të sikletshme të tjerët? A është e lejueshme që të imitojmë të tjerët? Sot shumë adoleshentë e të rritur e bëjnë. Ato bëjnë humor e shaka pa u kujdesur shumë se po lëndon një njeri, thjesht të jenë në qendër të vëmendjes sajojnë lloj lloj situatash dhe lojrash vetëm e vetëm për pak vëmendje. E njëjta situatë ndodh edhe në klasa, nxënës për të patur vëmendje fillojnë e bëjnë shaka e humor të kotë pa vlerë e pa sukses.

Por a janë humori dhe shakaja të lejuara në Islam?

Ne e mësojmë këtë nga disa hadithe të Profetit Muhamed (a.s.). Ebu Hurejre (r.a.) ka thënë se Profetit (a.s.) i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ju po bëni  shaka me ne.” Ai tha: “Unë vetëm them atë që është e vërtetë” (Tirmidhi). Në një tjetër hadith transmetohet se i Dërguari (a.s.)  shpeshherë e thërriste Zainab bint Salama me pseudonim ‘o Zujeinab’.
Hadithe të tjera transmetojnë se Profeti (a.s.)  luante dhe bënte shaka me fëmijët e vegjël. Kështu ne kuptojmë se shakaja është sunet. Sufjan ibn Aiyna u pyet: “A është shakaja e ndaluar?” Ai u përgjigj: “Shakaja është një sunet, por çështja është se ajo duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme.” Shumë nga dijetarët pajtohen. Umeri tha: “Unë e admiroj një njeri i cili është si një fëmijë me familjen e tij (të gjallë), dhe pasi ai i largohet nga to, ai është më serioz.” Thabit ibn Ubejd tha: “Zejd ibn Thabit ishte një nga njerëzit më me humor në shtëpinë e tij. Jashtë shtëpisë së tij, ai ishte shumë serioz.”

Nga ana tjetër, disa nga dijetarët e kanë ndaluar shakanë dhe ata mbështeten nga disa hadithe. Është transmetuar se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Mos jini të paqartë me të tjerët dhe mos bëni shaka.” (Tirmidhi) Një tjetër hadith thuhet se Profeti (a.s.) ka thënë: “Çdo gjë ka një fillim dhe armiqësia fillon me shakanë.”, Ka thënë Xhafer ibn Muhamed “Kujdes nga shakaja që shkakton siklet.” Ibrahim Al Nakh’i tha: “shakaja tregon marrëzinë dhe arrogancën.”, ka thënë Imam ibn Abdul Bar, “Disa dijetarë denoncuan shakanë për atë se ajo  shkakton ofendim, shpirtligësi mes njerezve.”

Pra, si të biem në kompromis midis këtyre dy pikëpamjeve? Al Hafeth tha: “Çfarë është e ndaluar është e ekzagjeruar ose shakaja e vazhdueshme tërheq vëmëndjen nga adhurimi i Allahut dhe duke qenë serioz në lidhje me çështjet fetare. Kjo shpesh çon në ngurtësi të zemrës, zili dhe humbje të respektit. Shakaja është e dobishme, kur ka për qëllim që të qetësojë njerëzit ose të argëtojnë, ose lehtësimin e tyre për një kohë të shkurtër lejohet. ”

 Llojet e shakasë

Sipas Ibn Hajan, ka dy lloje të shakasë:

E para është e preferuar dhe e përcaktuar si: “Ajo që Zoti e ka lejuar, e cila nuk bën mëkat dhe nuk të çon në ndarjen mes njerëzve.”

E dyta është e llojit negativ e dëmshme, e cila është përcaktuar si “Shkak i armiqësive dhe trishtimit dhe krijon mungesë respekti në mesin e njerëzve.”

Duke theksuar disa nga përfitimet dhe dëmet e shakasë është e dobishme në atë që argëton, heq mërzitjen dhe të lehtëson barrën e jetës, duke sjellë njerëzit më afër së bashku. Duke përshkruar këtë lloj shakash, theksojmë se humor i tillë nuk të lëndon apo kritikon askënd. Ai bën që një person të largojë trishtimin, të sjellë gëzim e lumturi, pushon së vrenjturi dhe bën të mundur që njërëzit të çlodhen. Por kujdes se kur shakaja e humb qëllimin e saj, ajo i ndan njerëzit, shkakton armiqësi dhe zili mes tyre.

Udhëzime për humorin:

  • Shakaja nuk duhet të devijohet nga e vërteta. Profeti Muhamed (a.s.), ka thënë: “Unë them vetëm atë që është e vërtetë.”
  • Shakaja nuk duhet të bëhet një mënyrë e përhershme e të folurit të një personi, sepse serioziteti është edhe një virtyt. Muhamed ibn Ar Rashid tha: “Çështjet e Islamit janë serioze që të trajtohen me shaka. E qeshura, shakaja, humori me të vërtetë të zbusin dhe me siguri janë të mirëpritura në kohën dhe në vende të përshtatshme. Por në kohën e punës, serioziteti duhet të zërë vendin kryesor.
  • Gjuha e keqe e rëndë, sarkazma apo referenca e temave të pahijshme të bisedës nuk mund të jenë subjekt i shakasë.
  • Shakaja duhet të jetë në kohën dhe vendin e duhur. Humori lejohet me xhaxhallarët e familjes dhe vëllezërit e motrat. Kjo është më e preferuar në qoftë se i shërben qëllimit të këshillave dhe udhëzimeve, ose në qoftë se krijohet miqësi dhe ngrohtësi në mes njerëzve. Vetë personi mund të vendosë nëse është koha e duhur për të humorit.

Kështu mund të gjykohet gjithashtu edhe nga tema e humorit dhe efektet e saj, të cilat përcaktojnë nëse është apo nuk është e lejuar në Islam. Imam Neveviu ka thënë: “Shakaja është e ndaluar kur ajo është e tepruar dhe e vazhdueshme duke u bërë e paefektshme dhe shkakton ngurtësim të zemrës. Ajo ia heq vëmendjen apo fokusimin kryesor një personi nga adhurimi i Allahut dhe shqetësimit me çështjet fetare. Kjo shpesh shkakton dëm, zili dhe mungesë respekti. Nëse këto elemente mungojnë në një shaka, atëherë ajo është e lejuar në Islam”.

Humori duhet të ketë një qëllim në mënyrë që të jetë i frytshëm. Shakaja të jetë në të njëjtën sasi si kur shtojmë  kripë në ushqim. Ajo duhet të jetë e matshme dhe duhet të kemi kujdes e të  kujtojmë se disa njerëz nuk hanë ushqim me kripë. Me fjalë të tjera, edhe shakaja duhet të jetë e përshtatshme sipas njerëzve.

Në raste të tjera, shakaja mund të shkaktojë që ju personalisht të humbni dinjitetin dhe autoritetin. Është thënë: “Mos bëni shaka me fëmijët në masën që ata të humbasin respektin për ju. Kushdo që bën shaka me një person të papërshtatshëm do të humbasë respektin e atij personi, edhe në qoftë se ajo që ai është duke thënë është e vërtetë. Njeriu duhet të jetë selektiv me njerëzit më të të cilët ai mund të bëjë shaka. Njeriu duhet të ndajë sjelljen e tij në mes të dy grupeve të njerëzve. Një grup është i përbërë nga publiku. Këtu ai duhet të jetë serioz dhe i qëllimshëm me çdo fjalë që ai flet. Grupi tjetër është i përbërë nga njerëz të cilët janë më afër tij. Me këtë grup, ai duhet të jetë me humor dhe i kujdesshëm. Secili nga këto sjellje do të jetë i dobishëm dhe produktiv në vendin e duhur.

Mundohuni të kuptoni njerëzit që keni përreth, për të vendosur nëse është apo nuk është e përshtatshme që të bëni shaka me ta. Humori të bën mirë për të përballuar një situatë të keqe, ose për lehtësuar një situatë të pakëndshme, por duhet të përdoret në mënyrë të përshtatshme. Ashtu si një thikë është e dobishme dhe e nevojshme për të përgatitur ushqimin, kështu nga ana tjetër mund të shkaktojë dëme kur e përdor jo si duhet. Shumë njerëz nuk e kuptojnë atë, por sarkazma është zemërimi i kamufluar.

Mbani mend dhe pyesni veten tuaj:

  • A është kjo koha e duhur për shaka?
  • A është ky/kjo person i përshtatshëm për të bërë shaka me?
  • A është kjo një temë e përshtatshme për shaka?
  • A është ky vendi i duhur?

Gjithashtu mos harroni këto pika, ndërsa po bëni shaka:

  • Asnjëherë mos kritikoni duke bërë shaka.
  • Mos impononi shakanë nëse ajo nuk vjen natyrshëm.
  • Kujdes shakanë e tepruar me disa individë.
  • Tregoni respekt për personin me të cilin po bëni shaka
  • Monitoroni veten kur ju ndiheni me humor.
  • Ruani sjelljen tuaj me njerëzit që bëjnë shaka në mënyrë të gabuar me ju.
  • Nuk është më mire të bëni shaka me dikë, kur e takoni për herë të parë.

Ne duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ruajmë një kod të sjelljes islame dhe nuk duhet të dëmtojnë një musliman nëpërmjet poshtërimit apo mungesës së ndjeshmërisë. Ndërsa bëjmë shaka të kemi kujdes të mos prekim dhe të mos kritikojmë askënd, ne duhet të zbatojmë të gjitha pikat e përmendura më sipër dhe të mbajë një personalitet të mirë musliman.

 Revista “Familja”, nentor 2016