Ide për shtëpi, korrik -gusht 2015

68

Nga Deada Hyka

Si të bëjmë një orë vetë?

E kemi thënë edhe në artikujt më parë se kreativiteti është diçka shumë e bukur dhe se të gjithë duhet t’i bindemi atij për të patur një shtëpi të veçantë, me një kosto minimale.

Gjithçka që ju duhet:

-një tepsi kulluese metali

-ngjitës

-një stilolaps apo tush

-vizore

-domino

-dy metale të zeza me bisht

ngjites-dhe-dominoVijojmë me punën: marrim tepsinë, e lajmë mirë dhe më pas shënojmë në të, me ndihmën e vizores dhe stilolapsit, vendet e numrave të orës. Kini kujdes! Kjo gjë të realizohet në pjesën e jashtme të tepsisë.

Pasi i keni shënuar, marrim dominotë që na përshtaten me numrat në një orë (pra nga 1-12), i vendosim në vendet e shënuara dhe i ngjisim mirë ato.

Më pas, në një vrimë të tepsisë njësoj larg nga dominotë e ngjitura, vendosim dy metalet që kishim, në fund mund t’i përthyejmë pak që të krijojmë idenë e bishtave të akrepave (po të duam shtojmë edhe një një metal të tretë, si akrepi i sekundave, por që të gjendet më i hollë).

Ja ku ndërtuam orën tonë kreative, me duart tona. Bëje vetë, ia vlen!

 

Ide personale për ushqyesin e celularit tuaj

cel-4
cel-2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po ju propozojmë një ide të zgjuar: një mbajtës celulari kur ai karikohet. Eshtë praktik, funksional dhe për më tepër, gjithçka ju duhet është një shishe shampoje ose tjetër plastike. Bëje vetë!

 

Abazhurë të çuditshëm

Këto forma janë të çuditshme, po aq sa edhe origjinale. Edhe të mendosh se mund t’i krijojmë lehtësisht në kushte shtëpie. Sfida? Bëje vetë. Për një shtëpi origjinale.

shtepiza-prej-letre shkopinj

luge-pirunj

Rev. Familja, korrik-gusht 2015