Ide për shtëpi, (maj-qershor 2015)

63

Nga Deada Hyka

Çfarë relaksi na vjen nga prania e një dritareje në mes të shtëpisë?

Kur themi fjalën “dritare” secili nga ne do ta mendonim atë si një pjesë e pashmangshme e shtëpive tona  që shpesh herë nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, veçse të “reklamojë” një perde të vendosur sipër.

Por, me një dozë më të madhe të kreativitetit, ne mund ta kthejmë një dritare në një vend funksional, të bukur, relaksues dhe praktik.

Nqs kemi një dritare të madhe në mes të shtëpisë p.sh: ekspertët e çështjeve të interior design këshillojnë që t’i ndërtohet një strukturë druri, me një ngjyrë të caktuar që kombinohet me ambientin tjetër të shtëpisë, poshtë të cilit mund të vendosim një divan të vogël.

Arredimi i divanit mund të jetë sipas dëshirës, pjesa më e madhe e realizojnë atë plot më ngjyra për t’i dhënë jetë shtëpisë. Pra, hiqni dorë nga perdet e mëdha që mbulojnë dritën dhe pamjen e bukur që vjen nga një dritare në mes të shtëpisë. Ndiqni fotot e mëposhtme për me tepër ide:

 

Letra murale, a duhet ta përdorim?

maxresdefault
Arti i të arreduarit të shtëpisë me letra murale është një ndër format më të vjetra që njeh arredimi vetë. Shumë nga ekspertët më të famshëm të interior design sugjerojnë se është një modë pa plakje dhe një trend që kurrë sdo të bie poshtë.

Çfarë dobie ka letra murale:

  1. Soxhorno: dekorimi i një faqe muri ose dy me të i jep ngjyrat e duhura ambientit, duke shtuar këtu faktin se kombinimi i arredimit shtohet në mënyrë perfekte. P.sh.: Kur vendos një letër muri që ngjason me lulet e kolltuqeve ose me disa jastëkë në divane.
  2. 3d-wallpapers-for-home-wallsDhoma e gjumit: shpeshherë, të shumtë janë ata që zgjedhin të vendosin letër murale në pjesën e murit ku qëndron koka e krevatit të gjumit ose kur zgjidhet një letër moderne, por e miksuar me vintage për të gjithë dhomën.
  3. Sallon: një ndër idetë me praktike e të vendosurit një letër murale në një sallon të shtëpisë suaj është kur në mur vendosni një pasqyrë dhe letra pas saj i jep dritë apo ngjyra.
  4. Televizori: ekspertët mendojnë se letra murale me një televizor mbi të është ndër dekoret më të përdorura në një ambient ndenjeje, ku nuk sugjerohet të vendoset asnjë dekor tjetër.

 

Ujitja e bimëve me ujë të gazuar

 

watering flowers in gardenE dinit që një mënyrë praktike për t’u kujdesur për bimët tuaja në shtëpi është ujitja e bimëve me ujë të gazuar?

Ballkon me lule. Sipas disa rezulteteve praktike, rezulton që të ujitësh bimët në shtëpi me ujë të gazuar i ndihmon të jenë më të shëndetshme. Ndryshe nga uji i çezmës, uji i gazuar është i përbërë nga minerale të cilat ndihmojnë në rritjen e bimëve dhe ushqimin e tyre.

Por duhet patur parasysh që, në rast se vendosim të ujitim bimët me ujë të gazuar, duhet që fillimish uji të lihet në një enë të hapur për pak kohë sa të largohet disi karboni (derisa uji të jetë i qetësuar). Kjo për arsye se flluskat e karbonit mund ta dëmtojnë bimën.

Sigurisht nuk mjafton vetëm pak ujë i gazuar për të mbajtur një bimë në formë. Duhet të kemi parasysh edhe këto praktika të mira si:

– Kur blini një bimë/lule të re, sigurohuni që të jetë e shëndetshme

– Pastroni vazhdimisht gjethet e bimës që mbani në shtëpi pasi sikurse njerëzit, edhe bimët kanë pore, të cilat kur nuk janë në kontakt me shiun që i pastron, rrezikojnë të dëmtohen nga pluhuri.

– Vendndodhja! Kjo është shumë e rëndësishme. Duhet të siguroheni që bima të përshtatet me vendndodhjen në raport me dritën, lagështinë dhe temperaturën.

Rev. Familja, maj-qershor 2015